| E marte, 04.03.2025, 01:11 PM |
Unë
Petrit Dibrani, si shqiptar dhe qytetar i Republikës së Kosovës, reagoj dhe
kundërshtoj me tërë qenien time njerëzore morale, grisjen e “Librit të Shenjtë
Kuran”, në qytetin e Prizrenit.
Fillimisht
jemi qenie njerëzore dhe më pastaj i takojmë nacionaliteteve të ndryshme
kombëtare dhe besimeve fetare.
Çdoherë
si shqiptar, kemi jetuar bashkarisht dhe në harmoni, pavarësisht besimeve të
caktuara fetare dhe DUHET ta vazhdojmë bashkëjetesën në harmoni të plotë, duke
respektuar dhe festuar bashkarisht, çdo festë kombëtare e shtetërore dhe
fetare!
Nuk
duhet lejuar dhe pranuar asnjëherë-kurrë, nxitjen e mosdurimit dhe përçarjes
kombëtare e qytetare, mbi bazën e besimeve fetare, pavarësisht nga kush
përgatitet e inicohet dhe nga kush veprohet!
Mos
të harrojmë, që të gjithë jemi krijesa të Një Krijuesi-njerëz, shqiptar e
pastaj qytetar të Republikës së Kosovës dhe kushdo që bën veprime të tilla,
është kundër qetësisë publike, bashkëjetesës, prosperitetit, zhvillimit dhe
integrimit të shtetit të Kosovës, në strukturat euro-atlantike.
Toleranca
ndaj njëri tjetrit, mundëson bashkëjetesën në një vend, të grupeve që kanë
dallime etnike, racore, kulturore apo edhe ndonjë lloj pluralizimi, fetar e
politik.
Tolerimi
nuk nënkupton vetëm durimin, po edhe pranimin e tjetrit, madje edhe
bashkëveprimin aktiv, ndihmën reciproke për njëri tjetrin, përkrahjen e
solidaritetin, festimin e përbashkët të festave fetare, respektimin e dokeve,
zakoneve, vendeve të shenjta, figurave e simboleve dhe njëkohësisht, edhe
“Librave të Shenjtë”.
Veç
Serbia dhe Rusia, e duan dhe tentojnë të nxisin vëllavrasjen në Kosovë.