Mendime
Gjon Keka: SHBA po i rikthehet Testamentit të presidentit Washington, Kosova, dhe politika e jashtme amerikane
E premte, 07.03.2025, 07:54 PM
ShBA po i rikthehet Testamentit politik të presidentit Washington, Kosova, dhe politika e jashtme amerikane
Nga
Gjon Keka
ShBA
ka luajtur më parë dhe luan edhe sot një rol vendimtar në të gjitha çështjet
ndërkombëtare: në marrëveshjet tregtare, në çështjen e monedhës, në siguri etj,
Kjo
tani që po ndodh në shekullin XXI kur kemi ndryshime të përgjithshme të
shtyllave të sigurisë globale, të pozicionit dhe ndarjes së botëve në përputhje
me Rendin e Ri Botëror, tregon në fakt një përplasje të kulturës së re me të
vjetrën, dhe kjo është pikërisht një kulturë e re që lufton me të gjitha armët
e të vjetrës.
Kjo
garë, edhe pse tërësisht paqësore, kërcënon të dëmtojë pozicionin kulturor të
Europës në mënyrë më të rrezikshme se sa kanë bërë të gjitha betejat dhe
luftërat e përgjakshme. A është një kjo në dobi të të dyja si për Europën dhe
Amerikën që të hynë në një garë të tillë në këtë shekull? Është e qartë se
Amerika përfiton nga kjo, por ku do të çojë nëse Amerika merr për vete të
gjitha avantazhet?A do të jetë e qëndrueshme në afat të gjatë një marrëdhënie e
tillë, ku një vend është i varur nga tjetri në aspektin e sigurisë dhe të
tregtisë?
Në
fakt, Amerika është faktori i fuqisë nga i cili do të varet faza nëpër të cilën
do të lëvizë çështja e sigurisë dhe tregtisë në dekadat e ardhshme. Është e
pranuar gjerësisht se Amerika është jetike për Europën, por nuk është vetëm
jetike për Europën, në fakt është jetike edhe për Amerikën të ketë një Europë
të sigurt dhe të mbrojtur nga rreziqet, sepse Amerika nuk duhet t'i harrojë
parimet themeltare të saj dhe të ndërtimit të saj.
Tani
kur kanë filluar lëvizjet dhe dinamika e presidentit Trump, mund të shohim
shumë qartë se çfarë do të thotë kur Europa është e varur nga siguria dhe
mbrojtja amerikane; Amerika nën administratën Trump e zgjoi Europën të ndërmarr
hapa të kthimit të saj në sigurin e oborrit të saj të shtëpisë së përbashkët,
deri më tani Europa bënte gjumin e qetë dhe të sigurt në jastëkun Amerikan,
tani e tutje ajo duhet ta gjejë një jastëk të përbashkët që ta bëjë gjumin e
qetë në të ardhmen dhe e sigurtë përballë rreziqeve të sigurisë që mund të
shfaqen në të ardhmen e afërt apo të largët.
Tani
mund ta shohim poashtu tepër qartë se epërsia e Amerikës ndaj Europës është aq
e theksuar në të gjitha fushat. Në Amerikë presidenti Trump po punon për ta
kthyer atë një vend të fuqishëm për amerkanët, pra kthim tek vetja dhe ruajtja
e Amerikës Washingtoniane, ndërsa ne në Evropë jemi ende larg një ideali të
tillë, edhe përkundër lëvizjeve të vogla që po tentohet të bëhen.Në fakt edhe
Europa duhet t'i kthehet Europianëve dhe vetes së saj, të bëhet një Europë e
fuqishme dhe mosvarme, por me mburojën e saj, dhe një mburojë shembullore do të
ishte në këtë rast sikur ishte në të kaluarën shekullore mbruoja nga rreziqet e
mëdha nga Perandoria otomane, ku kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti u bë mburoja e
Europës;sot Europa duhet ta forcojë e bashkuar veten me mburojën e saj të
sigurisë sipas standarteve të shekullit XXI.
Nëse
Evropa mbetet vazhdimisht e varur nga Amerika për të plotësuar nevojat e saj të
sigurisë, atëherë ajo nuk do të jetë asnjë herë zot e vetes së saj dhe e
sigurisë së saj në të ardhmen.
Megjithkëtë
të kthehemi tani tek politika e presidentit Trump i cili që nga marrja e
pushtetit ka lëvizur të gjithë gurët që kanë qëndruar si pengesë ose në vende
të gabuara.Dhe sikur dihet arsyeja e lëvizjes së këtyre gurëve është një
rikthim i madh i Amerikës në Tetamentin politik të themeluesit të ShBA
presidentit George Washington.Ndërsa sipas Testamentit politik presidenti
ëashingtonit tregoi se ai ishte jo vetëm si Ati themeltar i Amerikës, por edhe
një njeri i madh.
Ky
ishte Testamenti politik i tij:
''Duhet
të jetë rregull në marrëdhëniet tona tregtare me popujt e huaj që të lidhim sa
më pak lidhje politike me ta. Ne duhet të përmbushim me besnikëri angazhimet që
kemi marrë, por të kemi kujdes që të mos hyjmë në të reja.
Europa
ka shumë interesa të veçanta për ta, të cilat nuk janë tonat, ose që kanë vetëm
një lidhje të dobët me ne dhe që mund të na përfshijnë pa nevojë në
mosmarrëveshje mbi baza shtetërore që janë të huaja për ne. Të ndërhysh
artificialisht në ndryshimin e politikës së europianëve, të ndash miqësitë apo
armiqësitë e tyre dhe të marrësh pjesë në grindjet që rezultojnë, do të ishte
shumë e pakujdesshme.
Rrethanat
tona dhe distanca jonë gjeografike na ftojnë të ndjekim rregullin e rekomanduar
dhe na lejojnë ta bëjmë këtë. Nëse vazhdojmë të mbetemi një popull i ndarë nga
popujt e tjerë në politikë, të udhëhequr nga një qeveri e fortë, do të vijë
koha kur nuk do të kemi më frikë nga asnjë popull tjetër. Atëherë mund të
fitojmë respekt duke mbajtur një pozicion tonë neutral. Atëherë, kur kombet
ndërluftuese të ndiejnë se nuk mund të pushtojnë asgjë prej nesh, ata do të
kenë kujdes që të na bëjnë luftë pa ftesë urgjente dhe ne do të jemi në gjendje
të zgjedhim luftën ose paqen sipas interesit ose drejtësisë tonë.
Pse
duhet të heqim dorë nga këto avantazhe të vendndodhjes sonë të favorshme? Pse
duhet të heqim dorë nga një fushë që është e jona dhe të shkojmë në një fushë
që është e huaj për ne? apo ta lidhim ekzistencën tonë të pavarur me atë të
ndonjë pale në Europë, të sakrifikojmë paqen dhe lumturinë tonë me ambicien,
xhelozinë, interesat apo kokëfortësinë e popujve që banojnë në Europë?
Politika
jonë e vërtetë nuk është të krijojmë asnjë aleancë të përhershme me asnjë
popull të huaj, të paktën për aq kohë sa jemi të lirë të ruajmë shkëputjen
tonë; sepse unë jam larg këshillës që angazhimet e lidhura njëherë duhet të
shkelen. Integriteti është gjithmonë politika më e mirë, ajo duhet të drejtojë
si shtetet ashtu edhe individët. Prandaj mendoj se ne duhet t'i përmbushim
plotësisht angazhimet që kemi marrë tashmë, por është e kotë dhe e pamatur të
hyjmë në angazhime të reja. Ne duhet të pozicionohemi në atë mënyrë që të
kërkojmë respekt në çdo kohë dhe aleancat e krijuara në përputhje me kohën për
qëllime specifike do të na mundësojnë të përballojmë të gjitha rreziqet ballë
për ballë."
Kjo
tregon se presidenti Washingtoni kishte shprehur më parë idenë e bukur dhe të
drejtë se njerëzit që janë mësuar të duan ose të urrejnë një popull tjetër pa
shqyrtim, bëhen, në një farë kuptimi, skllav i urrejtjes ose i dashurisë së
tyre.
Kjo
ishte gjithashtu politika e vazhdueshme e presidentit Washingtonit, dhe ndërsa
pjesa tjetër e botës së qytetëruar ishte në luftë, ai ruajti paqen në vendin e
tij dhe dha mësimin se ishte në interesin e vërtetë të Amerikës që të mos
merrte pjesë në grindjet e brendshme të Europës.
Ndërsa
presidenti Thomas Jefferson shkoi edhe më tej kur deklaroi parimin themelor të
politikës amerikane: „Amerikanëve nuk duhet të kërkojnë kurrë privilegje nga
kombet e tjera, që të mos e gjejnë veten në nevojën për t'iu dhënë ato kombeve
të tjera."Këto dy parime shumë të dukshme përfituese amerikane kanë gjetur
pranim të përgjithshëm në ShBA dhe kanë thjeshtuar shumë politikën e jashtme
amerikane deri në ditët tona.
Sidoqoftë,
që ShBA ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e
zhvillimit europian është një fakt i qartë për të gjithë. Kur jemi tek Kosova,
ShBA mund ta sheh Kosovën si një problem të vogël përball ndryshimeve të mëdha
që po ndodhin, madje në rast se Kosova nuk arrinë të krijoj një derë të hyrjes
në miqësi dhe në aleancë më të thellë më administratën e presidentit Trump dhe
vetë presidentin, vështirë se do të mund ta kompletojë shtetësinë dhe
anëtarësimin në OKB, Këshillin e Europës, NATO dhe Bashkimin Europian.
Sigurisht që presidenti Trump në lidhje me dialogun në mes të Kosovës dhe
Serbisë nuk do të lejojë as nuk do t'i durojë gjatë palët të luajnë herë në një
e herë në tjetrën tryezë pa arritë ndonjë zgjidhje që i përmbyll dialogun ddhe
ecet përpara. Ai në rast se palët nuk ulen dhe nuk i zgjidhin çështjet me
shpjetësi duke mos humbur kohë në detaje dhe nyje, ai do të përdorë të njëjtën
metod injoruese dhe ndëshkuese sikur e përdori me Ukraninë, pushtetarët sidomos
në Kosovë duhet ta regjistrojn dhe ta marrin si mësim atë fotografi të qortimit
amerikan ndaj Ukrainës që ndodhi së fundi në Shtëpinë e Bardhë.
Sikur
u pa presidentit Trump i tregoi se kjo është rruga e paqes dhe marëveshjes, pra
ai hodhi si zgjidhje paqen dhe marrëveshjen për mineralet, por kështu do të
hedh në tryezë eedhe zgjidhjen për Kosovë dhe Serbinë, në rast se palët nuk
pajtohen dihet efekti pastaj që do të jetë ndëshkim i papërballueshëm për të dy
vendet; një gjë duhet ditur nuk do të ketë më „karrota" nga presidenti
Trump, në rast se palët nuk arrijnë zgjidhjen e çështjeve, që nuk e duan paqen
dhe sigurinë, por „shkopin".Nisur nga kjo, është e udhës që cilado Qeveri
qe do të marrë formën tani pas zgjedhjeve, ta shikojë sa më parë një derë të
hyrjes në miqësi me administratën e presiddentit Trump që të ketë rezultate
pozitive dhe të ardhme të sigurtë e dorë për dorë me ShBA.
Rendi
i Ri botëror gjithashtu ka një ndikim të fuqishëm në Rendin e vjetër përmes
lëvizjes së pandalshme të Zeitgeistit.Duhet nënvizuar edhe këtë se presidenti
Trump me politikën e tij dëshiron të rikthej dy vendet e mëdha ShBA dhe Rusinë
në udhën e tyre të raporteve natyrale midis tyre që zhvillohen në rrugë të
ngjashme, por në forma të kundërta, dhe se kjo i shërben sëpari dy vendeve të
fuqishme botërore sikur janë Rusia dhe ShBA, e më pas edhe paqes dhe
stabilitetit të Botës dhe Europës në veçanti.
Ndërsa
sikur u tha këtu dallimi i vetëm i rëndësishëm është ky, dhe këtu qëndron
kontrasti që i vendos Rusinë dhe ShBA, qoftë edhe në shpirt, në ekstremet e
kundërta të botës politike, që në të parën e gjithë kjo jetë është e
përqendruar në një vullnet të vetëm, ndërsa në të dytën funksionon në mënyrë të
pavarur në të gjithë masën e popullit me autonominë individuale të të gjithë
individëve. Rusia dhe ShBA po zhvillohen në rrugë të ngjashme, por në forma të
kundërta.
Prandaj
nëse deri më sot janë parë si dy të kundërta, tani ajo ka ndryshuar. Rusia nga
njëra anë dhe Amerika nga ana tjetër po e detyrojnë shtetet e Bashkimit
Europian të ndërgjegjësohen se janë një entitet i tretë, koheziv dhe do t'i
detyrojnë ata t'i japin formë kohezionit të tyre dhe t'i japin institucionet e
efektivitetit interesave të tyre reciproke në raport me dy anëtarët e jashtëm
të treshes së madhe të botës në kuadër të Rendit të Ri botëror.