Mendime
Florim Zeqa: Vjedhja sintetike e votave të mërgatës!
E merkure, 12.03.2025, 06:52 PM
Vjedhja sintetike e votave të mërgatës!
Lexues të dashur, më 20 shkurt 2025 ju
paralajmërova, se vjedhja e organizuar e votave brenda subjekteve politike
është në vlugun më të madh! Për fat të keq doli të jetë i saktë parashikimi im!
Shkruan:
Florim Zeqa
Vota e mërgatës për
kusuritje të brendshme partiake
Ka vite që mërgata jonë (shqiptare) është
duke u përdorur vetëm si "mish për topa" të partive politike në
Kosovë! Në mungesë të një organizimi të mirëfilltë të mërgatës sonë, ajo mbetet
e shfrytëzuar dhe e abuzuar nga të gjitha partitë politike, e nënvlerësuar dhe
e anashkaluar në aspektin institucional nga të gjitha qeveritë e pasluftës në
Kosovë!
Përderisa komunitetet pakicë e kanë të
garantuar me Kushtetutë përfaqësimin në Parlament, bashkatdhetarët tonë shumicë
në mërgatë nuk e kanë të garantuar asnjë vend të vetëm në Kuvendin e Kosovës!
Përfaqësimet individuale të emëruara me
kritere nepotike dhe partiake, e paraqesin shpërfilljen e potencialit
intelektual dhe financiar të mërgatës sonë.
Manipulimi dhe tjetërsimi i votës së
mërgatës sonë nga grupet e interesit brenda partive tona politike paraqet
shqetësim për denigrimin sistematik të trurit të mërgatës sonë!
Mërgimtarët kanë të
drejt ekskluzive të votuar, por jo edhe për të qenë të votuar!
Votat e mërgimtarëve keqëpërdoren në vijimësi
nga të gjitha partitë politike për interesa klanore dhe personale në favor të
monopolizimit të subjekteve nga gruppet e interesit!
Mbetet shqetësuese mungesa e përkujdesjes
shtetërore për ruajtjen e votes së mërgatës sonë, e cila në zgjedhjet e fundit
doli të jetë e më e keqëpërdorur si asnjëherë më parë!
Mërgata nuk guxon t'i përserisë gabimet e
zgjedhjeve të fundit, por duhet të kërkojë përfaqësim të drejtpërdrejt dhe të
garantuar në Parlamentin e Kosovës, në të kundërtën nuk ja vlenë të votojë
tutje për vazhdimësinë politike, përkatësisht për llogari të grupeve të
interesit dhe për kusuritje të brendshme partiake siq ndodhi në këto zgjedhjet
e fundit!
Që kjo të mos ndodhë, mërgata duhet të
depolitizohet nga partitë ekzistuese dhe të vetë-organizohet në një subjekt të
vetin politik mënyrë që të ketë një përfaqësim dinjitoz dhe një zë të vetin të
pavarur në Parlament!
Zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të shënojnë
fundin e mashtrimit dhe të abuzimeve me mërgatën tonë, për t'i dhënë fund një
herë e mirë hipokrizisë, matrapazllëkut partiak dhe ndërpartiak, përfituesve
dhe sekserëve partiakë që e tjetërsuan vullnetin e mërgatës sonë!
Ka
kohë që e kam paralajmëruar manipulimin e votës së lirë, gjegjësisht vjedhjen e
votave brenda sojit, për çka u vërtetua katërçipërisht me vjedhjen
sintetike të votave nga të gjitha partitë politike pa dallim sipas
urdhërave të liderëve partiakë.