Mendime
Idriz Zeqiraj: OVL E UÇK-së shantazhon Qeverinë, Shtetin e Kosovës!
E marte, 11.03.2025, 06:55 PM
OVL E UÇK-SË SHANTAZHON QEVERINË, SHTETIN E KOSOVËS!
NGA IDRIZ
ZEQIRAJ
Mbreti i pakurorëzuar, Hashim Thaçi, me
partinë-bandë të tij, nuk e duroi qeverisjen e suksesshme të kryeministrit Isa
Mustafa. Për ta rrezuar atë, ndërseu OVL të UÇK-së, për të organizuar protesta,
me kërkesën e ngutshme për të paguar veteranët e luftës. I frikësuar nga humbja
e postit, së bashku me Hashim presidentin, kryeministri Mustafa vendosi të
paguajë paushall, pak veteranë të vërtetë, plus pesëfishin e
"veteranëve" të rrejshëm! Megjithatë, tandemi namkeq, Hashimi-Kadria,
realizuan vetërrëzimin e qeverisë, PDK-LDK, duke e poshtëruar patericën e tyre
LDK-e, madje përsëritshëm!
Pas humbjes të pushtetit, më 14 shkurt
2021, PAN-i i kriminalizuar, vazhdon ta përdorë Shoqatën e OVL të UÇK-së, me
simotrat e saj, të ashuquajturat "Shoqata të dala nga lufta":
"Shoqata e invalidëve të luftës", "Shoqata e Familjesve të
Dëshmorëve" dhe emërtesa tjera fiktive, kundër Qeverisë të LVV dhe,
rrjedhimisht, shtetit të Kosovës, me qëllim të pengimit të qeverisjes normale,
me thirrjet e disa sindikatave, për protesta e trazira, deri në rrëzimin e
qeverisë!
Realisht, të bëmat e këtyre Shoqatave
fillojnë që pas luftës, kur policia e UNMIK-ut, së bashku me atë të Kosovës,
arrestonin banda e banditër vrastarë e hajnorë. Dhe, në krye të mbrojtjes të
krimit dhe të kriminelëve u vu Shoqata e OVL të UÇK-së, shoqatat e tjera të
cituara më lart, duke mbushur rrugë e sheshe, me britmat çjerrëse: "Lironi
çlirimtarët", "Lironi gjeneralët", "Lironi heronjtë
tanë", edhe pse gjykatat e vendore i shpallnin fajtorë faktik, për krime
të rënda: vrasje, plagosje, grabitje, plaçkitje, haraç e tjera poshtërsi.
Forca madhore e NATO-Paktit përzuri
policinë dhe ushtrinë pushtuese serbo-sllave, duke çliruar Kosovën tonë. Por,
argatë të bollshëm shqipfolës të Serbisë gëlonin, si gjarpërinj, brenda
Kosovës. Serbia nuk u pajtua kurrë me humbjen e Kosovës. Andaj, ajo bëri provën
e parë të suksesshme detabilizuese, skenarin e protestave vandaliste, kundër
minoritetit serb në Kosovë, në mars-prill 2004. Në krye të organizimit ishin drejtuesit
partiakë lokal të subjekteve të PAN-it, në koordinim fizik me drejtuesit e OVL
të UÇK-së dhe Shoqatat aleate të saj. Kjo u konfirmua nga Prokuroria dhe
Gjykata, të parët u arrestuan krerët e OVL të UÇK-së të komunave.
U vranë 19 vetë, shqiptarë rinorë dhe
serbë pleq, por asnjë nga kryetarët nuk pësoi! U dogjën shtëpi dhe kisha serbe.
Kosova u fajësua, praktikisht e ligjërisht, u dëmtua materialisht, moralisht
dhe politikisht. Këtë dhunë kriminale e rrugaçërore, edhe pse me skenarë të Serbisë,
vazhdonë ta vuajë Kosova dhe shqiptarët. Rrjedhojat janë të rënda, skajshëm të
rrezikshme: Serbia realizoi decentralizimin, fshat e komunë serbe,
Demarkacionin dhe në pritje të bërjes të Asociacionit të komunave serbe, brenda
Kosovës!
Skandali i Dosjeve të Gjykatës Speciale
të Kosovës, me seli në Hagë, të sjellura nga Beogradi, enkas në Selinë e OVL të
UÇK-së, në Prishtinë, me porosi për t`i publikuar, me qëllim të zbulimit të
dëshmitarëve, për të akuzuarit në Hagë, për të shkaktuar vrasje ndërshqiptare,
kulmon bashkëpunimin e disa eksponentëve të kësaj Shoqate me Beogradin. Në
mënyrën më të poshtër dhe më kriminale u hesht ky bashkëpunim spiunazhi. Po t`i
kishte ndodhur kjo dikujt tjetër nga kundrshtarët e PAN-it, ky i fundit do ta
bënte namin, duke u vënë vulën e tradhtisë së madhe.
Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës
të Familjeve të Dëshmorëve, kallës i Flamujve të -Dardanisë-, së bashku me Faik
Fazliun, Smajl Latifin, me shokë, kryetar i komunës të Rahovecit, shantazhon
Qeverinë e Kurtit në emër të OVL të UÇK-së, se "nuk marrim pjesë në
ceremoninë përkujtimore, në përvjetorin e 27-të të flijimit të Jasharëve",
sepse "kjo Qeveri dhe kryeministri Kurti, janë kundër vlerave të
luftës të UÇK-së!" Veç kësaj, Qeveria nuk distancohet nga Donikë
Gërvalla se "njollosë "çlirimtarët" e burgosur, në Hagë, me
dëshmi të rrejshme"! Qeveria mbronë Mimozë Kusarin, "e cila
bashkëpunon me kriminelët serbë për pagën minimale të veteranëve!"
Ndërkohë, Donikë Gërvalla, Mimozë
Kusari, Vjosë Osmani, me veprën e tyre madhore, largimin nga pushteti i qëlbur
i kriminelëve dhe i makro hajnave, shkatërruesit të shtetit të Kosovës, bërjen
e ndryshimit të shumëpritur, kanë qenë, janë dhe do të mbetën krenaria e
Kosovës. Përballja e këtyre femrave heroike, me horrakë e zuzarë, do të zënë
vendin meritor në historinë më të re të Kosovës. Anatemuesit shpifës dhe sharës
të pacipshëm, as shenjë nuk u kanë bërë. Edhe 10 (dhjetë) jetë po të kenë, ata
kurrë nuk do t`i arrijnë as atdhetarisht, as intelektualisht dhe as moralisht:
Donikën, Mimozën, Vjosën, me simotrat e tyre intelektuale, të dinjitetshme dhe
me integritet, në Kuvend, Qeveri dhe institucione shtetërore e pushtetare.
Donikë Gërvalla - luftëtare e shquar
para, gjatë dhe pas luftës
Krerë të Shoqatës të OVL të UÇK-së, në
vijimësi, vazhdojnë të shpifin dhe denigrojnë vajzën krenare të Jusuf
Gërvallës, Hero emblematik të Kosovës, Donikë Gërvalla. Ajo, njësoj si babai i
saj, nuk bënë kompromise e pazare me kriminelët dhe hafijje të shumëfishtë, të
cilët, mjerisht, në emër të luftës së pabërë, uzurpuan, me dhunë e përgjakje,
pushtetin dhe i bënë gjëmën Kosovës. Donika ka guximin qytetar dhe intelektual,
për ta thënë të vërtetën, madje në shkallën sipërore. Kështu veproi në vitin
2000, kur herojtë e gjeneralët e vetëshpallur organizonin koncerte e parada
vetëlavdëruese, Donikë Gërvalla demantoi këto karnevale turpëruese. Njëherësh,
ajo denoncoi këto karnevale zhurmuese e boshe, duke denoncuar krimet e disa
komandantëve, të cilët, në bashkëpunim me Sigurimsat e Enver Hoxhës dhe të
Rexhep Mejdanit me shokë.
Disa "komandantë"
Rogner-istë, me bandat e tyre të LPK-së dhe PS-së, ekzekutuan, veç të tjerëve,
brenda territorit shqiptar, zëdhënësin e parë të UÇK-së, gazetarin Ali Ukaj,
Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, shefin e Emergjencës të UÇK-së të
LPK-së, Ilir Konushevcin së bashku me burrin atdhetar të Tropojës, Dr. Hazir
Mala, veprimtarin e LDK-së, oficerin Sadri Ramqaj, djemtë e rugovasit Sylë
Mehmeti, ish-burgaxhi politik i Goli Otokut, Rexhep dhe Ibrahim Nikçi,
veprimtarë dhe luftëtarë, furnitori me armë, kuksjani Rushit Elezi, kontraktor
i lokacioneve ushtarake në Kolsh dhe Kalimash, oficerit Qazim Jakupi, (babai i
këngëtarës së mirënjohur, Leonora Jakupi), të kontraktorit të kampit ushtarak
në Papaj, Muharrem Tafa dhe oficerë e ushtarakë të tjerë të FARK-ut!
Donikë Gërvalla ka denoncuar, madje
përsëritshëm, "komandantët" kriminelë, të cilët kanë përgjakur burrat
dhe djemtë luftëtarë të devotshëm të kombit. Ajo është e vetëdijshme se kush ka
njohuri dhe i heshtë krimet, bëhet pjesë e krimeve. Andaj, ka premtuar se do të
kontribuojë, me dokumentacionin përkatës, që krimet të zbulohen, të hetohen dhe
kriminelët të marrin dënimin e merituar. Këtë e ka deklaruar publikisht edhe në
vitin 2016.
Pas themelimit të Gjykatës Speciale të
Kosovës, me seli në Hagë, dhe të denoncimeve, të paktën, nga 300 dëshmitarë,
shumica syresh viktima të disa "komandantëve" kriminelë dhe të
bandave të tyre, Donikë Gërvalla ka përshëndetur kontribuesit e drejtësisë,
duke hequr dorë nga dëshmitë personale, me besimin se e vërteta do të
sheshohet, edhe pa dëshminë e saj, e cila, gjithësesi, kishte informacion të
bollshëm dhe të dorës së parë.
Zhvillimet e djeshme dhe të sotme, janë
në pajtueshmëri të plotë, me vlerësimet e bëra një çerek-shekulli më parë të
luftëtarës për Kosovën, Donikë Gërvalla, në emërtimet dhe cilësimet e sakta për
individë, grupe dhe subjekte politike në Kosovë. Krijimi i grupit të struktuar,
për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë, duke shantazhuar e kërcënuar
dëshmitarët, deri në vrasjen e fëmijëve, provon fajësinë e plotë të
kriminelëve, të cilët kanë vrarë dje dhe janë të gatshëm të vrasin edhe nesër.
Nuliteti i karakterit të tyre, me keqpërdorimin e demokracisë humanitare, siç
janë vizitat numerike në burg, i turpëron, përjetësisht, shefat partiakë të
Shoqatës të OVL të UÇK-së të LPK-së. E themi "UÇK e LPK-së", sepse
veteranët e "UÇK-së të FARK-ut", të cilët luftuan dhe legjitimuan atë
Ushtri Çlirimtare, që kishte Kosova. Ndërkohë që OVL e UÇK-së , e cila thirret,
falsifikueshëm, sikur përfaqëson Kosovën, ka brenda saj anëtarët e Komisionit,
i cili nga 12.700 veteranë luftëtarë të vërtetë, i ka bërë tej 52.250, prej
tyre 42.500 "veteranë" të rrejshëm! Dhe, kjo përbënë abuzim dhe krim
të madh ekonomik!
Në debatet televizive prestigjioze
evropiane, më kryeministra e gjeneralë ballkanikë dh evropianë, Donikë
Gërvalla, doli gjithherë fitimtare në duelet me kundërshtarët. Edhe sot, në
cilësinë e zëvendëskryeministres të Republikës të Kosovës dhe Ministres së
Jashtme dhe të Diasporës, vazhdon të jetë në përformancën e duhur. "Lehjet
në hënë", pothuaj se, korale, për anatemimin e Donikë Gërvallës, zënë fill
kur ajo përgjaksit dhe rrënuesit e shtetit të Kosovës, i emërtoi me epitetin
adekuat, krejt të ngjashëm me atë që bëri Kryeprokurori amerikan Special, Xhon
Smith, i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë: -Ndërmarrje e
Përbashkët Kriminale-.
E tmerrshme! Mimozë Kusari bashkëjetesë
dy dekada me deputetët kriminelë!
Parlamenti i Kosovës ka hyrë në analet
e politikës, të paktën, evropiane, si parlamenti më i kriminalizuar në Evropë.
Deputeti i CDU-së, alarmon Bundestag-ut gjerman, se Parlamenti i Kosovës ka 27
deputetë kriminelë në ulëset e tij. Përgjakja politike e Kosovës, përgjatë dy
dekadave të shkuara, vazhdon ta shqetësojë dhe tmerrojë botën demokratike,
krejt njësoj siç e përgjakën Shqipërinë partizanët e Enver Hoxhës, së bashku me
emisarët politikë dhe ushtarakë të Titos. Dhe, përgjakjen e kundërshtarëve
politikë, krimineli filosllav Hoxhë e vazhdoi me byroistët e tij edhe pas
luftës, kur në vitin 1946 ekzekutoi 16 deputetë demokratë me varje-pushkatim
dhe të tjerët me burg dhe internime të përjetshme.
Po kaq mizor ishin edhe disa
"komandantë" kriminelë të Kosovës, të cilët gjyqet e Hoxhës të
Tiranës, i zëvendësuan me ekzekutimet me "kallash", në pusira e prapa
shpine, në oborre, në hyrje të banesave, ose duke u ngjitur shkallëve për në
banesë. Disa të tjerë i vranë në errësirën e natës në makinat e tyre, të tjerë
i kidnapuan dhe i ekzekutuan në pyll, e ndonjë tjetër e morën në shtëpi, e
ekzekutuan afër një lagje në Drenicë dhe e dogjën kufomën, njësoj si Serbia!
Një dekadë më parë, zgjedhjet lokale në
Kosovë. Mimoza Kusari garonte për mandatin e dytë, për kryetare të komunës së
Gjakovës. Shtypi i kohës, më 2015, shkruante, se po përgaditet atentat
kundër Mimozës. Tradita shqiptare se femra nuk vritet, ishte thyer me atentatimin
e oficeres të luftës, Sabahate Tolaj, shefja ime e Emërgjencës gjatë Luftës së
Kosovës, e cila mishëronte guximin, zgjuarësinë dhe bukurinë e pashoqe
vajzërore. Dhe, kjo rriste frikën me "përfoljet në Çarshi" dhe
kafeneve të Kosovës. Vrasës vendorë lakoheshin me emër e mbiemër. Më vonë u
mësua se disa politikanë të Kosovës, në koordinim me zyrtarë maqedonas dhe
shqiptarë vendorë në Maqedoni, i përcollën, si ushtarë të armatosur, "si
cjapi ke kasapi", në Kumanovë dhe nga atje nuk u kthyen kurrë më?! Disa të
mbijetuar, por të dënuar me burg të përjetshëm, e kanë kuptuar hilën dhe
kërkojnë hetim dhe gjykim ndërkombëtar. Askush nuk "çanë kokën" për
ata!
Përflitet se shefat e tyre donin
"t`i hiqnin qafe", sepse dinin më shumë se sa duhet, për disa të
"bëma", krime në Kosovë! Pastaj, u përmendën vrasës me pagesë, nga
një shtet fqinjë, ashtu siç e huazoi PAN-i Jeton Lleshin, nga një fshat i
Maqedonisë, për ta dërguar një bombë ruse, "dhuratë", për 12
redaktorët e gazetarët, në Redaksinë e "Bota Sot", në Zyrih të
Zvicrës. Fat i tyre mbijetues, ishte vetëm hapja në anën e kundërt e -
paketës-bombë-, e shmangu plojën makabër. Fitorja u grabit përdhunshëm, por
mbijetesa e Mimozës ishte ngushëlluese!
Një bisedë telefonike e kurdisur me
përgjim në mënyrë mafioze, u politizua pa nevojshëm dhe skajshëm! Ishte një
takim zyrtar pune, krejt normal i shefës të deputetëve të LVV, Mimoza
Kusari-Lila me shefin e deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiç. Ndërhyrja në
bisedë e Radojqiç, krejt aksidentale, që nuk përbënë asnjë lajm dhe është,
thjeshtë, luftë hibride-fushatore e PAN-it, përmes medieve bashkëpunuese me
Shërbimin Informativ "BIA" serbe të sotme, prej nga merren inçizimet.
Serbia, përmes presidentit Vuçiq dhe ekipi të tij drejtues, ka deklaruar se
"me Kurtin nuk po merrem vesh në bisedime, ndërsa me Thaçin e Ramushin
po". Sepse me ata Vuçiq është dakorduar për ndarjen e Kosovës.
Hashimi ka thënë e përsëritur se
"na presin kompromise të dhimbshme" dhe "veriun e Kosovës edhe
ashtu nuk po e administrojmë", pra, e kemi humbur. Hashimi me
"komandantët" e tij, të shantazhuar me dosje faktike penalizuese,
ishte dorëzuar. Dhe, për rekrutimin e tij na rrëfen qartazi shefi i Sherbimit
Informativ francez të DGSE, Pierre Siramy. Pra, Beogradi zyrtar lufton
për largimin e Qeverisë, përkatësisht, Albin Kurtin me LVV të tij. Për këtë
Serbia sot ka aleatë opozitën PAN-iste, me Institucionet vitale të Kosovës,
përfshirë edhe mediet, agjentët e saj të hershëm dhe të tashëm.
Për çudë, askush nuk ia qanë hallin
Mimozës, e cila, për një çerekshekulli ka bashkëjetuar me një duzinë
kriminelësh e hajnash deputetë, të cilët për dy dekada kanë ngënë e pirë, kanë
kontrabanduar e vjedhur miliardat e buxhetit, respektivisht, shtetit të brishtë
të Kosovës, si dhe kanë bërë pazare të pista politike, me kriminelët e
"Listës Serbe", duke e liruar nga arresti, me një urdhër të porositur
nga pushtetarët, kryekriminelin Radoiçiq, - siç e pranon kryeprokurori i
Kosovës, Blerim Isufi!
OVL e UÇK-së është e ngulfatur nga
krerët e saj të kriminalizuar. Ata janë pjesë e shumëzimit të "Dëshmive të
Veteranëve", në përmasen gjeometrike e, mbi të gjitha, për vazhdimin e
zhvatjes të buxhetit shtetëror, të llogaritur në miliona euro në vit, të dhënë
"veteranëve" të rrejshëm. Ky abuzim hajnor zyrtar, tashmë, nuk
përbënë asnjë sekret privat apo shtetëror. Është meritë e Mimozë Kusari-Lila,
në cilësinë e shefës të Grupit të deputetëve të LVV, që apelon të ndërpritet kjo
gjakderdhje financiare, ta marrë vesh edhe Qeveria Kurti dhe të tregojë pse e
heshti këtë abuzim dhe turp kombëtar!
Krejt nolrmale ishte edhe biseda për
pagën minimale të veteranëve, me kolegun deputet, Simiç, qoftë ai edhe serb,
sepse përfaqësonte subjektin më të madh politk nga minoriteti serb, në
Parlamentin legjitim të Kosovës. Dështuan edhe lehaqenët, sidomos ata të
opozitës PAN-iste, të cilët kërkonin hetimin dhe ndëshkimin e Mimozës, edhe pse
ishin pjesë e kurdisjes të ndërhyrjes në bisedë të Radoiçiqit, vetëm për pak
sekonda, bisedë kjo e ndërprenë, jo natyrshëm, nga vetë Mimoza.
OVL e UÇK-së nuk e ka përjashtuar, as
linçuar dhe as ofenduar Qeveria Kurti dhe askush tjetër. Ata janë
vetëpërjashtuar, që nga themelimi i kësaj Shoqate, sepse pranoi të vihet në
dispozicion të partive-banda të PAN-it, duke organizuar protesta, për mbrotjen
e krimit dhe të kriminelëve, për ta penguar drejtësinë. Këtë e dëshmojnë
shembujt që i renditëm më lart. Dhe, në vijimësi, kanë qenë në kundërshti me
subjektet tjera politike, të cilat ishin oponencë e PAN-it. Kulmon marrëzia e
krerëve të kësaj Shoqate kontraverse, kur riciklojnë në krye të saj, ata që
"u zunë me pelë për dore", duke publikuar dosjet konfidenciale të
Gjykatës të Kosovës, me seli në Hagë, me qëllim të zbulimit të dëshmitarëve,
rrjedhimisht, të përgjakjes ndërshqiptare, porosi kjo e ardhur nga Beogradi
zyrtar.
Asnjë qeveri serioze, nuk mund të
bashkëpunojë me shantazhuesit, kërcënuesit e saj dhe të shtetit, madje duke
kërkuar edhe aleatë bastardë, si kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jashari me shokë,
argat të kudrove të SHIK-ut, nënkryetari Kushe dhe sekretarit Imeri, të cilët
qëndrojnë prapa tij. Rrahman Greva, pas Pendemisë, për grevën një-mujore,
premtoi plotësimin e orëve mësimore të humbura, me kusht që ta marrin pagën për
muajin e papunë. Paga u dha, por puna nuk u bë! Rrahman kryetari i përjetshëm
mashtroi dhe paratë e marra ende i ka borxh!
Shoqata e OVL të UÇK-së është në hall
me vetën e saj. Ajo është kapur nga krimi dhe kriminelët, të cilët duke e
mbajtur peng për shëbimet, obligimet që ka marrë nga PAN-i kriminal, nuk lejon
reformimin e saj. Ai e përdorë si xhokër shantazhi e kërcënimi, sa herë që ka
nevojë. Përndryshe, ajo është diskridituar aq shumë, sa duhet zhbërë, për t`u
bërë rishtazi. Kjo do të ishte e shëndetshme, jo vetëm për veteranët e vërtetë,
duke u liruar nga mijëra "veteranë" të rrejshëm, por po aq e
shëndetshme do të ishte edhe për Kosovën dhe shqiptarët e përbotshëm. Në këtë
"derexhe" që keni arritur, nuk mund t`i përfqësoni veteranët e
mirëfilltë, andaj, vizitat e juaja në Komplekset Memoriale, nuk u bëjnë nder as
dëshmorëve, të rënë për çlirimin e vendit dhe lirinë tonë.