Mendime
Gjon Keka: T'i ruajmë si sytë e ballit - Gjuhën, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën
E hene, 10.03.2025, 07:54 PM
T'i ruajmë si sytë e ballit: Gjuhën, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën
Nga
Gjon Keka
Ekzistenca
e kombit tonë dhe të ardhmes si popull ,shoqëri e shtet qëndron në ruajtjen si
sytë e ballit të:
Gjuhës
- Gjuha jonë arbërore (shqipe) është Altari i kombit tonë, është pasuria më e
lartë, thesari më personal i popullit dardano-arbëror. Sikur dihet pushtuesit
bënë çdo përpjekje për ta zhdukur popullin arbëror dhe gjuhën tonë, por ata i
rezistuan atyre më së shumti.Tendencat e tilla janë edhe sot, ama jo nëpërmjet
pushtimit klasik, por me anë të petkave ideologjike fetare,renegatëve, mbetjeve
etj.
Gjergj
Kastriotit (Skënderbeut) - Kryeheroin dhe Atthemeltarin e kombit,identitetit
dardano-arbëror europian dhe mbrojtësin e civilizimit të përbashkët europian.
Si më parë edhe tani ka patur tendenca të përvetësimit, të mohimit dhe të
njollosjes, Megjithëkëtë ai mbetet vula e vetme që e dallon kombin tonë nga
mbetjet dhe që e njeh Europa si familje brenda saj si të natyrshëm. Pra pa
vulën e Gjergj Kastriotit ne nuk mund të hyjmë në familjen europiane si arbëror
të tij, si pasardhës të tij të vërtetë.
Nënë
Terezës - Humanistja arbërore e të gjitha kohërave që tregoj me shpirtin e saj,
traditën e saj, rrënjët dardano-arbërore se i takon gjakut të Gjergj
Kastriotit, Pjetër Bogdanit dhe të arbërorëve të tjerë të mëdhenjë që ka
përkund djepi i kombit tonë përgjatë historisë.