Mendime
Ervin Salianji: Nuk jam i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë!
E marte, 11.03.2025, 06:53 PM
Nuk jam i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë
Nga
Ervin Salianji
Lënia
në fuqi e një ndëshkimi të nxitur, kërkuar dhe stisur nga Edi Rama e draftuar
prej tij, e lajmëruar prej tij në Parlament, mbrojtur me zjarr prej tij, është
rruga e shkurtër dhe komode që Gjykata e Lartë zgjodhi sot. Nuk kanë etikë
profesionale dhe as guximin minimal që të japin drejtësi e të hyjnë në konflikt
me Edi Ramën.
Kjo
është një vijë sjellje.
Nëse
Gjykata e Lartë do të ishte garanci për të drejtën, do të ishte garanci për
proces juridik të rregullt e të ligjshëm, as gjykatat më poshtë s'do të guxonin
të firmosinin farsat që firmosen.
Dënimi
im politik bëhet për të më eleminuar nga beteja politike!
Ne
çdo përballje e kam mundur Edi Ramën dhe shpurën e tij. Më e fundit në Kavajë
në fitoren e bashkisë, e kudo tjetër.
Denimi
im politik është kërcënim i hapur për cilindo që lufton krimin, korrupsionin
dhe mafien e veshur me pushtet.
Dënimi
im politik është një mbështetje e hapur ndaj mafies dhe trafikantëve
ndërkombëtarë. Koha e zgjedhur për të dhënë vendimin një ditë para shpalljes së
listave është po ashtu një mesazh kërcënimi për këdo guxon e flet të vërtetat!
Në
këto kohë parade turpi, kohë aferash të renda financiare, unë jam me zero
korrupsion, zero akuzë për asnjë qindarkë. Ndaj, burgosja për denoncimin, për
fjalen, është një medalje.
Jam
krenar për betejat e mia në interes të njerëzve. Kam zgjedhur që në fillim
luftën e pakompromis dhe qytetarët më kanë mbeshtetur për këtë.
Gjykimet
ndaj meje do hyjnë në turpet historike, të kauzeve gjyqësore si rast i
përdorimit të drejtësisë për hakmarrje personale nga Rama e Xhafaj.
E
nisën duke paguar deshmitarë të sajuar, u kapen në pergjime drejtorët e
policisë duke paguar dëshmitarin e sajuar, manipuluan në gjykata duke caktuar
gjyqtar si fillim ushtarin e Aldo Bares, me pas me kunatën e Belinda Ballukut
dhe ish përfaqesuesin e PS në KQZ dhe sot duke manipuluar shortin në Gjykatë të
Lartë, zëvëndësuan trupën gjyqësore e lanë për të më gjykuar ish-ministrin e
drejtësisë së Partisë Socialiste dhe një komunist, birin e ish-drejtorit të
dëbim internimeve dhe ish-sekretar të parë!
Nuk
janë këto institucionet që meritojmë, nuk janë shtet i së drejtës dhe as sundim
i ligjit.
Për
cilindo që shqetesohet i them ta marrë paradhënie dhe zvarritjen dhe vendimin
kundër në Gjykatë Kushtetuese, dhe më pas do shohim se si do jetë e drejta në
Strasburg.
Unë
do të luftoj e do ta kërkoj të drejten deri në fund. Shqipëria do të jetë nje
vend më i mirë kur të ketë drejtësi, kur Gjykatat do të kenë kurajon të japin
drejtësi edhe kur kjo nuk i pelqen autokratit.
Ky
vend i mirë mund të duket utopi, por nuk është e largët dita ku dhe për
drejtësinë fjalën e madhe do ta kenë qytetarët.
Pavarësisht
se nga izolimi së bashku do të luftojmë për një Shqipëri të denjë e normale ku
sundon ligji! Personalisht zgjedh betejën dhe jo qurravitjet!
Nderin
dhe respektin e qytetarëve e kam fituar unë, turpin dhe neverinë e hanë me
korrupsionin e përditshëm “të burgosurit” e autokratit, që nuk kanë as
ndërgjegje dhe as guxim të shkojnë as në tualet pa lejen e tij!
https://www.facebook.com/salianjiervin