Mendime
Nue Oroshi: Heshtja që qanë gurin
E premte, 14.03.2025, 07:54 PM
Heshtja
që qanë gurin
Nga
Nue Oroshi
Dritëhijet
duke ecur natën pa diell i takojnë terrahanat të cilët e gjetën kohën duke
lëvizur pranë dritëhijeve që ju kishin shuar dritat. Shuarja e dritave tregon
se drejtimi i liburnisë ka filluar të ecë në drejtiminë e gabuar edhe pse
jetojmë në kohë jo të gabuar. Misterët që sillen rreth e përqark e krijojnë
gjurmën. Gjurma në dokumente, gjurma në hieroglife, gjurma në paleografi,
gjurma në heraldikë, gjurma në sfragjistikë dhe gjurma në arkivistikë. Pranë
këtyre gjurmëve sillën e pshtillën të hutuarit thuase çdo gjë fillon e mbaron
me ta. Ata nuk janë fajtorë që mëndojnë ashtu. Ata apo ato mendojnë se është
fshi historia, por jo që shkencat ekzakte që i përmenda më lartë që i ndimojnë
historisë që mos të bëj heshtjën e cila e qanë gurin. Heshtja që qanë gurin dhe
që e korit burrin është sot prezentë tek një pjesë e madhe e intelektualeve
shqiptarë. Po i lëmë politikanët që drejtimi i liburinies ju ka marrë tatëpjetë
dhe nuk janë të zotët ta drejtojnë liburnien se nuk e dinë apo nuk dëshirojnë
ta dinë se ku ndezën dritat. Ata të gjorët janë të varur nga kazani i gjellës
që e hanë. Por pse i përfshiu shumicën e intelektualëve shqiptarë heshtja e
gurit. Pse ata sot janë në anën e djallërisë e jo në anën e djalërisë.
Djallëria
dhe djalëria janë dy botra që e luftojnë njëra- tjetrën. Djallëria është kur
koha ecë në drejtimin e gabuar dhe kombi është zhytur në sketerrë, në një
drejtim pa krye apo në një rrugë te pafund në një rrugë qorre që e drejtojn
politikanët pa një vizion politikë dhe pa një ideal kombëtar shqiptarë. Kurse e kundërta e djallërisë është
djalëria.Djalëria dhe vajzëria shqiptare gjithmonë kanë qenë mbrojtës të
shqiptarizmës.Ata dhe ato nëper periudha të ndryshme kohore jo vetëm që e kanë vëndosur gjoksin për ti dalur zot
atdheut por edhe e kanë futur në veprim mendjën që ta ndalin drejtimin e
liburnies kur ajo e ka marrë fundosjen. Në trojet shqiptare fatkeqësisht për
momentin nuk kemi fare drejtues të liburnies shqiptare.Kapitenet që mundohen ti
drejtojnë këto liburnie ata jetojnë në botën e ëndrrave. Ata jetojnë me
halucionacione më devijime të mendjes me ngacmime të trurit dhe sillën e
pështillën rreth lamshit pa e kërkuar fijën e perit për ta zgjidhur atë.Të
ecish në një rrugë me errësirë nën hijën e hanës, ta harrosh dritën e diellit
dhe rrezatimin e qiellit nuk është atdhedashuri por është dështim, është
papjekuri politike është përpjekje për ta fundosur popullin dhe kombin
shqiptarë.
Derisa
lakmuesit janë ideuar dhe skicuar për veprime të tilla e kanë zgjedhur rrugën e
djallërisë dhe po shihet haptas. Po ku janë idealistët ata që e kanë zgjedhur
rrugën e djalërisë. Ku janë ata djem dhe vajza shqiptare që nuk dalin në dritën
e qiellit dhe t´iu thuhët mjaftë është mjaftë. Nuk shkohet me vazhdimin e kësaj
rruge satanike e cila e ka përvluar kombin tonë shqiptarë. Deri kur liburniet tona
politike janë duke u drejtuar nga satanat,djallët dhe mefistofilët të cilët në
çdo hapë janë në kundërshtim me traditën tonë shqiptare janë në kundërshtim me
historinë shqiptare janë në kundershtim me heronjët e vërtetë shqiptarë dhe i
qojnë në re te bardha heronjtë e rremë. E gjithë kjo është ajo pjesa politike e
cila e ndjekë rrugën satanike. Por ku është strehuar pjesa intelektuale. Pse
heshtin intelektualët shqiptarë për shumë fenomene antikombtare dhe negative që
ndodhin sot në kombin tonë shqiptarë. Kjo është heshtje më e dhimshme. Kjo
është heshtje që qanë edhe gurin.
Është
një heshtje e cila në mbrendësinë e të menduarit të trurit nuk jep sqarime se
si porët e trurit të tyre janë krijuar që të funksionojnë vetëm me urdhërat e
të tjerve. Dhe nuk e kanë edhe qoftë një pikë te vogël vizion idealistë që ta
thonë fjalën e tyre.
Heshtja
që qanë gurin është heshtja më e dhimshme. Ajo heshtje e lejon politikën që të
lundroj nëper rrugët e errta. E lënë politikën që liburnien shqiptare ta
drejton nën terrin e hanës dhe jo në dritën e diellit. E të gjithë e dimë sa pa
dritën e diellit bota nuk mund të ecë përpara. Ndriçimi i rrezeve te diellit
është një fillim i mbarë për tokën e cila në përpjekje për të mbijetuar i
kërkon dyluftim Anteut mitologjikë që e mbanë atë.
Dhe
në këtë dyluftim krijohen ato fijet e holla të trurit që e thërrasin
intelektualin shqiptarë. Ku je strukur more i mjerë që ke mbetur i mbështjellur
me cipën e hollë të një lëkure ideologjikë që nuk diti të lëshon kurrën e
kurrës. E deri sa e presim lindjen e diellit dhe orientimin e duhur të
drejtimit të liburnies për ta bërë një politikë të mbarë shqiptare. Shkencat
ndihmse të historisë paleografia, diplomatika, kronologjia, sfragjistika,
heraldika dhe arkivistika na tregojnë se aty janë strehuar të gjitha dokumentët
fotografitë,shenjat , pikturat dhe kronikat e kohrave të ndryshme që tregojnë
edhe heshtjën e gurit, edhe lëvizjen e flamurit. Aty kemi edhe luftën në mes të
djallërisë dhe djalërisë. Si një përpjekje e cila nuk kufizon vetëm lirinë e
veprimit por është një përpjekje shekullore që djallëria ta mund djalërinë.
Është një përpjekje shekullore që e keqja ta mund të mirën, e shëmtuara ta mund të bukurën dhe të
madhërishmën. Kjo luftë në mes të këtyre dy botërave të kundërta zhvillohët dhe
është duke u zhvilluar edhe sot. Por fat i zi është se shumica e intelektualëve
shqiptarë nuk e kanë kuptuar se heshtja që e qanë gurin është heshtja e tyre.
Heshtja e tyre është heshtje e cila burrin e vendosë të lotoj me lotët e
gjakut. Pra, lotët e gjakut janë lotë të gjamës shqiptare për ata të cilët
vërtetë nuk ishin të denjë që në periudha të ndryshme historike ta shkruajnë
dhe thonë të vërtetën. Mohimi i të vërtetës është mohim i çdo gjëje. Mohimi i
të vërtetës e ka sjellur në këtë gjëndje shqiptarinë ku kanë marrë hov
kapitenët që po i lundrojnë liburniet shqiptare nën terrin e hanës pa mënduar
fare për pasojat që po i sjellin kombit tonë shqiptarë, pa u menduar fare për gjamën dhe lotët e prindërve
shqiptarë.