Mendime
Klajd Kapinova: D.O.G.E. një sharrë elektrike e domosdoshme në duart e Elon Musk
E marte, 18.03.2025, 07:20 PM
D.O.G.E. një sharrë elektrike e domosdoshme në duart e Elon Musk për mbeturinat e qeverisë dhe ekspozuar dobësitë e marksistëve globalistë amerikanë
“Ajo
që po ndodh në të vërtetë është se demokratët po përdorin Sigurimet Shoqërore
dhe programe të tjera qeveritare, për të tërhequr dhe mbajtur ilegalët, të
cilët janë votuesit e tyre të ardhshëm.” - @elonmusk
Gjykata
e Lartë e SHBA-së mbështet administratën e Presidentiti Donald J. Trump 2.0, në
Ngrirjen e Ndihmës së Huaj, dhe kjo është fitorja e parë ligjore për D.O.G.E.
dhe drejtuesin e saj Elon Musk.
Nga
Klajd Kapinova
Telegrafikisht
kush është gjeniu mendjebrilantë Elon Musk?
GEO
Elon Reeve Musk (1971), është një biznesmen dhe personalitet
i mirënjohur e i rëndësishëm, për rolet e tij kryesore dhe vendimtare në
Tesla, SpaceX dhe Twitter (të cilat ai e riemërtoi si X). Që nga 20
janari i viti 2025, ai është Këshilltar i Lartë i Presidentit të 45 & 47
të SHBA-së Donald J. Trump dhe kreu drejtues de fakto i Departamentit të
Efiçencës Qeveritare (D.O.G.E.).
Sikurse dihet tashmë nga të gjithë njeriu i
suksesshëm Elon Musk, është personi më i pasur në botë; që nga marsi i
vitit 2025. Revista e famshme amerikane “Forbes” e specilizuar në këtë drejtim,
vlerëson se pasuria e tij neto është 330 miliardë dollarë.
I lindur në një familje të pasur në Pretoria, Afrika
e Jugut, në vitin 1989 Musk emigroi në Kanada, shtetësinë e së cilës e kishte
trashëguar nëpërmjet nënës së tij. Ai u diplomua në Universitetin e Pensilvanisë
në SHBA, përpara se të transferohej në Kaliforni, për të ndjekur studimet e
larta në një sipërmarrje biznesi.
Në
vitin 1995, Musk bashkëthemeloi Kompaninë e Softuerit Zip2.
Pas shitjes së tij në vitin 1999, ai bashkëthemeloi X.com, një kompani
pagesash në internet, që më vonë u bashkua për të formuar PayPal, i cili
u ble nga eBay në vitin 2002 për 1.5 miliardë dollarë. Atë vit, Musk u bë
gjithashtu shtetas amerikan.
Në
vitin 2002, Musk themeloi SpaceX dhe u bë CEO dhe
inxhinier kryesor i saj. Që atëherë, kompania e tij e famshme ka udhëhequr
inovacionet në raketat e ripërdorshme dhe fluturimet komerciale në hapësirën
universale (kozmike).
Në
vitin 2004, Musk iu bashkua Tesla, Inc., si një investitor
i hershëm, dhe u bë CEO e arkitekti i produktit në vitin 2008. Ai shpejt u bë
lider i famshëm ndërkombëtar, në treg për automjetet elektrike.
Në
vitin 2015, ai bashkëthemeloi OpenAI, për të avancuar kërkimin e inteligjencës
artificiale, por u largua nga bordi i saj në vitin 2018.
Në
vitin 2016, Musk bashkëthemeloi Neuralink, një kompani
e fokusuar në ndërfaqet tru-kompjuter.
Në
vitin 2017, Elon Musk nisi kompaninë Boring, e cila
synon të zhvillojë transportin në tunele.
Elon
Musk u shpall “Personi i Vitit” nga revista amerikane TIME (2021)
Në
vitin 2022, ai bleu Twitter-in nga Jack Dorsey (1976), një bashkëthemelues i saj dhe Parag Agrawal, duke zbatuar reforma ose ndryshime të domosdoshme dhe shumë të rëndësishme,
mbas censurës dhe mohimit të fjalës së lirë të vendosur ndaj popullit amerikanë
nga ish bossi i Twitter. Elon që do me gjithë zemër
lirinë e fjalës, rifuti edhe një herë në përdorimin e
përditshëm vlerat e Amendamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane, që konsistonte në Fjalën e Lirë (Free
Speech) etj., të cilat ishin mohuar brutalisht nga regjimi marksist Joe
Biden & Kamala Harris si dhe nga levat bythlepirëse të sistemit në fjalë,
si: Big Tech, Deep State, Cabala, Big Media, Fake News Global etj.
Bossi i ri i rrjetit social Twitter e ndryshoi emrin
e kësaj kompanie me profil marksist dhe e riemëroi atë si X në vitin 2023,
duke i vënë emrin e djalit të tij të vogël.
Gjatë 4 viteve dhe deri tani, ai ka bërë një punë
të shkëlqyer, duke ekzpozuar mashtrimin dhe gënjeshtrat e vazhdueshme të
qeverive të majta sherrbudall marksiste amerikane, sikursee dhe të
administratës së fundit të papërgjeshme marksiste, antiamerikane dhe
globaliste në Shtëpinë e Bardhë, të kryesuar fatkeqsisht nga ish dyshja e
lodhur mendërisht dhe politikisht Joe Biden & Kamala Harris, e cila kishte urdhëruar
të bëhej çensurë e vazhdueshme, mbi të vërtetën e historisë së
origjinës dhe kundërshtimin e vazhdueshëm të ekspertëve të mjeksisë amerikane
dhe botërore, për të vërtetën mbi Covid-19, të ashtëquajturin “doktorin” ose
arkitekti i genocidit vrasës Anthony Faucci (Kujtojmë, se nga përgjegjësia
direkt e Faucci-t kanë vdekur fatkeqsisht gjithsej në të gjithë botën mbi 10
milion vetë, ndërsa në SHBA mbi 1 milion shtetas të pafajshëm amerikanë.
Eshtë
zbuluar dhe vëtetuar edhe nga Departamenti i Drejtësisë (DOJ) dhe nga CIA, se
ai (Faucci) ka rrejt disa herë Dhomën e
Përfaqsuesve (Kongresin) dhe Senatin Amerikan dhe se më në fund doli saktësisht
fakti, se origjina e virusit kinez Covid-19, kishte ardhur dhe ishte shpërndarë
në botë me vetëdije të plotë nga një laborator kinez, i cili është mbajtur
gjallë vazhdimisht nga paratë e taksapaguesve amerikanë, që vrasësi serial Toni
Faucci ka dërguar atje, për të krijuar virusin kinez vrases); historinë e
vërtetë të “Laptop from Hell”, të djalit të Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden,
të cilin FBI e ka pasur në duart e veta qysh nga nëntori i vitit 2019 dhe
asnjëherë nuk e ka investiguar, por ka bërë vazhdimisht cover up, duke mbuluar
skandalet e familjes kriminale dhe korruptive Biden...
Rrjeti
social mbarëbotëror X, për fat të mirë nxori në pah para popullit amerikanë
fallcitetin e Komisionit Fake të Kongresit Amerikan, për të “investiguar” me
gënjeshtra dhe zhdukjen e dokumenteve mbi rastin e J6, (Janari 6 2021), e cila
doli nga zbulimi i fakteve dhe dokumenteve origjinale (provave) të reja të
publikuara në rrjetin social X, TRUTH, Newsmax, Inforwars etj., se “protesta”
dhe hyrja në Kongres e demostruesve me 6 janar 2020, ishte orkestruar nga
komunistët amerikanë në Kongres dhe Senat, media Fake News, mbi 20 agjentë të
fshehtë të FBI, që ishin futur (infiltruar) në turmë, duke i nxitur ato për dhunë
dhe të shkojnë direkt në Kongresin Amerikan… dhe të tjera abuzime të turpshme,
të ekspozuar tashmë të qeverisë së majtë marksiste globaliste, gjatë viteve të
zeza 2020-2024.
Kujtoj,
se shumë antarë të organizatës anarkiste terroriste Antifa, të manipuluar e
drejtuar në këtë rast nga FBI dhe sponsorizuesit financiarë marksistë ekstremistë
të majtë si multimilioneri George Soros, etj., kishin mundur të penetrojnë në
brendësi të protestës së J6, duke shkatërruar dhe u përleshur direkt në frontin
e parë me policinë dhe forcat e sigurisë së Kongresit.
Këto
përsona nuk janë hetuar apo investiguar asnjëherë nga “Komsioni” mashtrues fake
i J6, të përbërë nga 2 kongresmenë ish republikanë si Lis Cheney dhe Adam Kinzinger
e disa demokrate fanatike, si: Bennie Thompson, Zoe
Lofgren, Adam Schiff, Pete
Aguilar, Stephanie Murphy, Jamie Raskin Maryland – 09, Elaine Luria[1] të cilët donin me çdo
formë dhe mënyrë manipulative absurde dhe antiligjore, për të gjetur shkak me
rrena dhe manipulim e fakteve (sot të zhdukura ose asgjesuar nga ato vetë me paramendim në masën 95%,
nga frika e hetimit heret ose vonë nga drejtësia e vërtetë amerikane), për të burgosur me çdo
kusht ish Presidentin e 45-të të SHBA-së asokohe në detyrë Donald J. Trump.
Në
janar 2025, njeriu antikorrupsion Elon Musk u emërua kreu i D.O.G.E.-së
së sapo krijuar nga Presidenti i 47 i SHBA-së Donald J. Trump.
Aktivitetet dhe pikëpamjet politike antikorrupsion dhe
antikomunist të Elon Musk e kanë bërë atë një figurë të rëndsishme sot në jetën
amerikane. Ai është kritikuar nga marksistët globalistë amerikanë dhe botërorë,
për bërjen (dhënien) e deklaratave reale,
duke përfshirë “dezinformimin” për Covid-19 dhe “promovimin” e teorive
konspirative, kur në fakt çfarëdo që ai ka thënë kanë dalë sot 100% të vërteta.
Blerja
e tij e Twitter (tani X) ishte e mirëseardhur dhe shpresa e
re për popullin amerikanë dhe mbarë njerëzimin në planetin tonë, sepse për
shkak të një rritjeje të vërtetësisë dhe besueshmerisë, që ajo gëzon sot tek
njerëzit për rrjetin social X. Sipas një sondazhi të organizuar në SHBA dhe
Europë, del se rrjeti social X, ka një besueshmëri dhe mbështetje të madhe,
që arrin deri në 99.8%.
Ai është angazhuar në aktivitete politike në disa
vende, duke përfshirë si një mbështetës i zëshëm dhe financiar i fushatës
elektorale të Presidentit Donald J. Trump. Musk ishte donatori më i madh në
zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA dhe është sot fatmirësisht një
mbështetës i figurave, kauzave dhe partive politike atdhetare antikomuniste, të
pavarura dhe të djathta në të gjithë botën.
Elon
Musk lindi më 28 qershor 1971, në Pretoria,
kryeqyteti administrativ i Afrikës së Jugut. Ai është me prejardhje
holandeze britanike dhe Pensilvania. Nëna e tij, Maye, është një
modele dhe dietologe e lindur në Saskatchewan, Kanada dhe e rritur në Afrikën e Jugut.
Elon, ka një vëlla më të vogël, Kimbal, një
motër më të vogël, Tosca, dhe katër
gjysmë motra nga babai. Musk, u rrit në kishën anglikane, në të cilën ai u
pagëzua.
Familja
Musk, ishte e pasuruar apo kishte rritur mirëqënien
ekonomike familjare, gjatë periudhës së rinisë së fëmijës Elon. Pavarësisht, se
si Elon ashtu edhe Errol deklaruan më parë se Errol ishte pjesërisht pronar i
një miniere smeraldi në Zambi, në
vitin 2023, Errol tregoi se marrëveshja që ai bëri ishte të merrte “një
pjesë të smeraldëve të prodhuar në tre miniera të vogla”. Errol u zgjodh në
Këshillin e Qytetit të Pretorias si përfaqësues i Partisë Progresive, kundër
aparteidit dhe ka thënë se fëmijët e tij ndanin mospëlqimin e babait të tyre
për aparteidin.
Pasi prindërit e tij u divorcuan në vitin 1980, Elon
zgjodhi të jetonte me babanë e tij, por më vonë ai e ndryshoi vendimin e tij dhe
shkoi për të jetuar me nënën e tij.
Gjatë jetës së tij deri më sot, Elon ishte një
lexues entuziast i librave dhe ia kishte atribuar suksesin e tij pjesërisht
leximit të librave, si: “The Lord of the
Rings”, serisë “The Foundation”
dhe “The Hitchhiker's Guide to the Galaxy”.
Në
moshën 10-vjeçare, ai zgjoi një interesim të madh asokohe
në njohjen më të thellë në fushën e mistereve të teknologjisë së kompjuterave
dhe video lojëra (video game), duke
mësuar vetëveten (në mënyrë autodiktakte)
se si të programoj nga manuali i përdoruesit VIC-20.
Në
moshën 12-vjeçare, ai shiti lojën e tij video game,
të bazuar në Basic, Blastar, te PC dhe revista Office Technology me vlerë 500
dollarë.
I
riu Ekon Musk, u diplomua në Pretoria Boys School në Afrikën e Jugut, ku ndoqi shkollën përgatitore Waterkloof House, Shkollën e Mesme
Bryanston dhe më pas Shkollën e Mesme të Djemve në Pretoria, ku u diplomua.
Adolishenti
Musk, nuk ishte një student i mirë, por i jashtëzakonshëm, duke fituar një notë 61 në gjuhën
afrikane dhe një B në proçesin e çertifikimit të tij në disiplinenën e matematikës.
Musk
aplikoi për një pasaportë kanadeze, përmes nënës së tij
me origjinë kanadeze, për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak të
Afrikës së Jugut, që do ta detyronte atë të merrte pjesë në regjimin e
aparteidit, si dhe për të lehtësuar rrugën e tij drejt imigrimit në Shtetet e
Bashkuara. Gjatë kohës që ai priste që aplikimi i tij të përpunohej dhe
miratohej, ai ndoqi Universitetin e Pretorias për 5 muaj.
Elon
Musk mbërriti në Kanada në qershor të vitit 1989, i lidhur me një kushëri të dytë në Saskatchewan, dhe punoi në punë të
çuditshme, duke përfshirë në një fermë dhe një fabrikë druri.
Në
vitin 1990, ai hyri në Universitetin e Mbretëreshës në
Kingston, Ontario. Dy vjet më vonë, ai u transferua në Universitetin e
Pensilvanisë, ku studioi deri në vitin 1995. Edhe pse Musk ka thënë se ai i
fitoi diplomat e tij në vitin 1995, Universiteti i Pensilvanisë nuk ia dha ato
deri në vitin 1997 një Bachelor i Arteve në Fizikë dhe një Bachelor i
Shkencave në Ekonomi nga Universiteti Wharton.
Në
vitin 1994, Musk mbajti dy stazhe në Silicon Valley: një në
startupin e ruajtjes së energjisë Pinnacle Research Institute, i cili hetoi
superkondensatorët elektrolitikë, për ruajtjen e energjisë dhe një tjetër në
startupin Rocket Science Games me bazë në Palo Alto.
Në
vitin 1995, ai u pranua në një program të diplomuar, në
shkencat materiale në Universitetin e Stanfordit, por nuk u regjistrua.
Ai, vendosi t'i bashkohej bumit të internetit, duke aplikuar për një punë
në Netscape, për të cilën thuhet se nuk mori kurrë një përgjigje.
D.O.G.E., është një sharrë e domosdoshme elektrike në duart
e Elon Musk, për të shkurtuar abuzimet me shpenzimet marramendese të qeverisë federale
GEO Elon Reeve Musk (1971), sot për sot është një forcë e pamëshirshme,
që drejton me talent dominimin e automjeteve
elektrike dhe SpaceX, me synimin
e shkuarjes një ditë në hapërsira të reja të pashkelura në Kozmos (Univers), e
ka ridrejtuar oreksin e tij të madh, për ndërprerje drejt një objektivi të
papritur: makinerisë kundër korruptive së
përhapur të qeverisë federale të SHBA-së.
Më 20 janar 2025, përmes
një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Trump, Musk mori
përgjegjësinë për Departamentin e
Efikasitetit të Qeverisë (D.O.G.E.), një ent i ri, i ngarkuar të bëj me
ndershmëri ç’montimin e fryrjes
burokratike dhe frenimin e shpenzimeve të tepërta të qeverisë komuniste federale.
Falë modestisë së tij karakteristike
dhe pompozitetit të zhurmshëm si për të mirë apo keq mediatik bossi i Tesla,
rrjetit social X etj., Elon Musk sikurse shihet po qendron larg nga një
pozicion ceremonial me ra në sy, për punën shumë të mirë dhe me vlera shumë të
mëdha, për shtetin dhe popullin amerikanë, i cili po bën sot fatmirësisht kundër
korrupsiomit dhe keqpërdorimit sistematik të fondeve masive të qeverisë
federale, përmes fatmirësisht Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë
(D.O.G.E.).
Ky rol e ka pozicionuar Musk-un si një
skuadër auditimi me një person, të pajisur me një mandat dhe me një sharrë
elektrike të vërtetë, për të shuar mbeturinat e akumuluara me dekada tek ne.
Ai po ndjek të njejtën rrugë dhe formë efikase
politike, financiare dhe ekonomike antikorrupsion të krasitjes së shpenzimeve
të terpërta të qeverisë së madhe federale, gjatë fushatës së sukseshme
elektorale që përdori në publik Presidenti
aktual i Argentinës (viti 2023) ekonomisti lektori prof. Javier Gerardo Milei (1970).
Presidenti
Argjentinas, gjatë një vizite në SHBA, për të marrë pjesë në folës
në Kuvendin e zakomshëm të konservatorëve republikanë amerikanë CPAC, i dhuroi Elon Musk një sharrë të vërtetë elektrike me ngjyrë të kuqe (simboli republikan), si veprim figurativ, që ai të vijoi të bëj këtu shkurtime drastike,
përmes D.O.G.E., të shpenzimeve të tepërta dhe boshe
(pa lidhje) të qeverive
buroktrate majtiste globaliste marksiste amerikane, për shume dekada me radhë.[2]
Ajo që filloi si një eksperiment fiskal,
fatmirësisht sot është shndërruar në diçka më zbuluese të shumë skandaleve dhe
abuzimve me fondet publike prej dekadash të qeveritare amerikane: një qendër e
vëmendjes së pamëshirshme mbi prioritetet e ngulitura të Partisë “Demokratike”
(Komuniste), varësitë operacionale dhe, gjithnjë e më shumë, betejat
strategjike përballë Elon Musk dhe Departamentin
e Efikasitetit të Qeverisë (D.O.G.E.).
Përfshirja e tij, nuk kërcënon apo
zbulon hapur vetëm buxhetet apo vendet e punës, por ai ekspozon realisht linjat
e gabuara në retorikën dhe qëndrueshmërinë e demokratëve (marksistëve), duke i
detyruar ata në një “përleshje” reaktive publike politikisht.
Sikurse dihet nga të gjihë, Misioni D.O.G.E. i Elon Musk filloi me
një premtim për të modernizuar teknologjinë federale dhe për të eliminuar
mbeturinat, një qëllim, që rezonon fatmirësisht me konservatorët fiskalë.
Mirëpo, sikurse po shohim përditë në
mediat e pavarura amerikane, del se raportet nga kanali televiziv ultra liberal
i majtë NBC News, tregojnë se brenda
disa javësh, operativët e D.O.G.E. u
integruan në pothuajse çdo agjenci federale, duke synuar joefikasitetin dhe
duke pushuar me të drejtë nga puna dhjetëra mijëra punëtorë.
Vetë bisnesmeni i fuqqishëm Elon Musk,
ka pohuar se ka ushqyer agjenci si Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar
(USAID) “në gërmuesin e drurit”, një
veprim që ka shkaktuar padi dhe zemërim nga “demokratët” (komunistët) abuzues (që i
kanë emëruar dhe mbajtur të hapura për dekada në këto dikastere, dikur këto
punonjës politik burokratë majtistë në këto detyra para shkarkimit të tyre, ku
ishin në USAID), të cilët e shohin atë si një “sulm” ndaj shërbimeve
thelbësore.
Ky qëndrim antikorrupsion, i ka vënë “demokratët”
në vetëmbrojtje kundër D.O.G.E. dhe veprimet e Elon Musk nga ana e tjetër po
zbulojnë (pikërisht) shtresa të asaj që disa republikanë e përshkruajnë si hipokrizi demokrate (lexo komuniste). Për shembull, kur D.O.G.E.
mbylli një program pa lidhje si granti shumë milionë dollarësh për bizneset e qumështit në Wisconsin,
ligjvënësit demokratë u përpoqën ta shpëtonin atë pavarësisht kritikave të tyre
të shpeshta për mirëqenien e korporatave.
Ekipi i Musk e vuri në dukje programin
si një shembull të shpenzimeve të tepërta, duke i detyruar demokratët të
justifikojnë projektet e tyre të preferuara në kohë reale. Kanali komunist ultra
liberal i majtë, me profil marksist me emrin CNN, vuri në dukje se ndërkohë që republikanët i dërguan mesazhe drejtpërdrejt Musk-ut, për të negociuar
ndryshimin, demokratët luftuan, duke mos pasur akses personal për të ndikuar
tek ai.
Dukshmëria figurative me mesazh të pastër e Elon Musk-ut,
duke ngritur lart me dy duart e tij një sharrë elektrike fjalë për fjalë në
CPAC e përforcon këtë dinamikë. Postimet e tij në platformën X, që arrijnë mbi
450 milionë ndjekës, i hedhin poshtë kundërshtimet demokratike si performuese,
duke e inkuadruar rezistencën e tyre si dëshmi të interesave të rrënjosura.
Kjo narrative, përputhet me retorikën e
Presidentit Donald J. Trump, siç tregohet në fjalimin e tij brilant në Kongresin
Amerikan, ku ai lavdëroi personalisht Elon Musk dhe Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (D.O.G.E.), për zbulimin e qindra miliardave mashtrime nga qeveritë
dhe presidentët radikalë të majtë marksistë amerikanë.
Sidoqoftë, spektakli realist i mban “demokratët” të
përgjigjen në vend që të udhëheqin politikisht, duke theksuar vështirësinë dhe
paaftësinë e vazhdueshme të tyre, për t'iu kundërvënë një mendje brilanti të
teknologjisë bashkëkohore me emrin Elon Musk dhe D.O.G.E., që po lulëzon me
efikasitet dhe sukses, duke ekspozuar korrupsionin gjigand dhe serial të
“demokratëve”.
Duhet theksuar, se një ekspozim kyç,
është mbështetja e “demokratëve” në burokracinë federale. Revsta liberale “Atlantic” raporton se ndërsa D.O.G.E. shkurton agjencitë si FAA dhe
IRS, demokratët paralajmërojnë gënjeshtra të reja për “dëme” të përhapura për
amerikanët, megjithatë, mesazhet e tyre
shpesh ndihen “abstrakte” në krahasim me prerjet e prekshme të Elon Musk.
Për shembull, kur operativët e D.O.G.E.,
u ndaluan për një kohë të shkurtër nga Fondacioni Amerikan i Zhvillimit
Afrikan, “demokratët” (marksistët) e përshëndetën atë si rezistencë, por ekipi i Musk ende fitoi akses, duke
theksuar paaftësinë e tyre, për të ndalur vrullin e tij. Kjo i përshkruan “demokratët”
si mbrojtës të një status quo-je absurde, që shumë votues, sipas revistës së
majtë komuniste “Politico”, e shohin
si të kotë.
Stili personal i multibilionerit të
suksesshëm Elon Musk, nënvizon më tej rrëmujën brenda Partisë “Demokratike”
(Komuniste). Intervista e tij me Fox
Business, zbuloi edhe një herë planet, për të dyfishuar stafin e D.O.G.E.,
duke treguar se nuk ka tërheqje, pavarësisht kundërshtimeve nga “demokratët” e
Kongresit (Senatorët dhe antarët
marksistë të Dhomës së Përfaqsuesve) dhe
madje edhe disa figura brenda kabinetit të Presidentit Donald J. Trump.
“Demokratët”, të paaftë për të përdorur
fuqinë e thirrjes (sepse janë me pakicë
në të dy dhomat e Kongresit), nuk
mund të hetojnë “konfliktet” e mundshme të interesit të Elon Musk, dhe në vend
të kësaj, ata janë të detyruar të ngrenë rreth padi 17 vetëm kundër D.O.G.E.,
ndërsa ai dhe Presidenti Donald J. Trump i hedhin poshtë këto veprime si zhurmë
qesharake partiake.
Cilët janë 5 shkurtimet në shifra të fondeve dhe
shpërdorimeve financiare federale të zbuluara nga DOGE?
Ne kemi sot me prova dhe fakte 5 (pesë)
vlerat më të mëdha monetare të zbuluara nga D.O.G.E. Administrata e Presidentit
Trump 2.0, ka vetëm një muaj në detyrë dhe tashmë, ai duket se ka arritur më
shumë suksese me rezultate konkrete pozitive, se shumica e presidentëve të
marrë së bashku, në të gjithë karrierën historike të tyre.
Asgjë nuk e përcakton më saktë muajin e parë të administrates
Trump 2.0 më shumë se sa Departamenti i
sapokrijuar i Efiçencës së Qeverisë, ose shkurt D.O.G.E. (Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë,
Washington, DC, 20 Janar 2025).
Po aq i diskutueshëm sa është edhe popullor,
departamenti i ri, i kryesuar nga miliarderi i teknologjisë bashkëkohore Elon Musk, e ka bërë primare Misionin e tij,
për të ç’rrënjosur shpenzimet e kota të qeverisë federale. D.O.G.E., çdo
ditë ka dhe po kreh ose krasitur shumë mirë tashmë një pjesë të agjencive
abusive me paratë taksave amerikane dhe ka eliminuar miliarda dollarë
mbeturina, dhe sikurse shihet ajo nuk tregon sot e në vijim ndonjë shenjë të
ngadalësimit së shpejtësisë dhe efikasitetit konkret të tij.
Elon Musk dhe ekuipazhi i tij D.O.G.E., kanë kursyer 136
miliardë dollarë
Agjensia më popullore më e përfolura sot
këtu në SHBA, e quajtur me të drejtë si Departamenti
i Efiçencës së Qeverisë (D.O.G.E.),
është pjesë e nismës së administratës së re dhe të suksesshme të Presidentit
Donald J.Trump 2.0, për të frenuar në maksimum shpenzimet e arratisura (humbura)
të qeverisë dhe për të filluar të heqë barren e rëndë të borxhit dërrmues
federal të SHBA-së, që sot ka arritur shifrën e madhe rekord mbi 36 trilion
dollarë, me një deficit buxhetor federal prej 1.9 trilion dollarësh në vit.
Sipas orës së borxhit të SHBA-së, Elon Musk dhe ekuipazhi i tij
D.O.G.E., tashmë kanë kursyer më shumë se 136 miliardë dollarë dhe ky numër
vetëm sa po vijon vazhdon të rritet vazhdimisht.
Për të ndihmuar lexuesit në gjurmimin e
progresit apo suksesit të D.O.G.E., kam mbledhur për ju një listë të pesë
shkurtimeve më të mëdha të tyre:
1. USAID
Duke ndjekur nga afër zhvillim e
ngjarjeve të fundit në SHBA dhe politikat e drejta ekonomike dhe financiare të
administratës së re Trump 2.0, shohim se deri tani Agjencia e Shteteve të
Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, ose sikurse njihet me emrin USAID, është goditur shumë rëndë me disa
nga shkurtimet më të mëdha deri sot në masën 80% më shumë se çdo agjenci tjetër
qeveritare dhe potencialisht madje ajo do të mbyllet. Kjo vjen pasi Elon Musk
dhe ekipi i tij zbuluan gjërat absurde dhe skandaloze, që po financonte USAID,
duke përfshirë një operë transgjinore në Kolumbi (Amerika e Jugut) etj. Shkurtimi total arriti në rreth 6.5
miliardë dollarë.
2. Departamenti i Arsimit
Sikurse dihet kjo është një agjenci
tjetër jo efikase, që fatmirësisht po përballet me zhdukjen (mbyljen totale), njëlloj si USAID-i.
Sistemi shkollor amerikan, është skandaloz dhe ka mungesë serioziteti, me shumë
studentë që luftojnë për të përmbushur pritshmëritë, pavarësisht nga rrëmbimi i
parave të shpenzuara kot së koti për “arsimin”. Rezultati i këtyre shpenzimeve
marramendëse, mund të përmblidhet shkurt e saktë me një fjalë: Faqja e Zezë!
Për fat të mirë, zgjedhja e re e
Sekretares së Arsimit të administrates Trump 2.0, Linda McMahon, është betuar
se do ta kthejë agjencinë dhe madje do të mbikëqyrë mbylljen e departamentit të
edukimit (arsimit). Në këtë fushë D.O.G.E.,
thuhet se ka shkurtuar pothuajse 1 miliard dollarë mbetje brenda agjencisë.
3. Instituti i Shkencave të Arsimit
IES, ose Instituti i
Shkencave të Arsimit, ka për detyrë të gjurmojë përparimin akademik të
studentëve të Amerikës dhe të ndihmojë në përmirësimin e rezultateve tëre. Në
fakt prej shumë dekadash kjo Efiçencë
pozitive nuk ka ndodhur asnjëherë dhe ka deshtuar, mbasi fatkeqsisht
universitetet tona prej dekadash janë kthyer në qendra të mirëfillta politike të
propagandës marksiste (komuniste dhe
socialiste) dhe institucione të pavarura të dijës dhe studimeve shkencore. Ndryshimet
efikase të bëra nga D.O.G.E., nuk do të ndikojnë në NAEP, i njohur gjithashtu
si Karta e Raportit të Kombit dhe Karta e Vlerësimit të Kolegjit, e cila
gjurmon shpenzimet, kostot dhe rezultatet e universiteteve. Agjencia u shkatërrua nga shkurtimet e
thella të Elon Musk, me një shifër në
total 900 milionë dollarë.
4. Administrata e Sigurimeve Shoqërore (SSA)
Për vite me radhë, ne kemi spekuluar se
Administrata e Sigurimeve Shoqërore, ishte një humbje kolosale e burimeve, por
pasi Elon Musk postoi një pamje nga baza e të dhënave SSA, që tregonte se
kishte një numër të konsiderueshëm njerëzish mbi moshën 100 vjeç, që
konsideroheshin ende të gjallë nga agjencia, duket se dyshimet tona janë
vërtetuar. Nuk është çudi që Elon Musk
ishte në gjendje të shkurtonte mbi 230 milionë dollarë nga SSA.
5. Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme
GSA, është agjencia më e
fundit që goditet nga ekuipazhi DOGE. Administrata, e cila menaxhon pronat dhe
kontratat federale, ka filluar një shtytje masive reduktimi në fuqi, duke rralluar numrin e punonjësve me një
diferencë të madhe. Deri më tani, mbi 300 milionë dollarë janë shkurtuar nga
agjencia dikur e fryrë.
Presidenti Trump 2.0 dhe shkurtimi i buxhetit të shpenzimeve
të kota
Fuqia e sotme për shtypjen e mbetjeve
flagrante nga ana e administratës së Presidentit Trump 2.0, në agjencinë e
ndihmës globale (USAID) të kombit të rrënuar nga skandali, më në fund po sjell
vëmendjen e gjerë dhe të duhur ndaj programeve pa lidhje (të kota), që financoheshin me dollarët e taksapaguesve dhe shumë
amerikanë.
Nuk është për t'u habitur, që
shpenzimet e pamatura u ngritën në qiell nën administratën e papërgjeshme Joe Biden
& Kamala Harris gjatë viteve 2020-2024, me një mori iniciativash
problematike, duke përfshirë një “përpjekje” të deshtuar dhe të kushtueshme
fatkeqe të drejtuar nga zv/Presidentja Kamala Harris, për të frenuar emigri min e parregullt nga tre vendet
e synuara të njohura si trekëndëshi verior El Salvador, Guatemala dhe
Hondurasi.
Paratë, qindra miliona dollarë, rrodhën pa dhimbje dhe vazhdimisht,
përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID),
edhe pse emigracioni i paligjshëm nga vendet e synuara të Amerikës Qendrore
thyen vazhdimisht rekorde të mëdha deri në 20 milion vetë.
Ish-zv/Presidentja e paaftë Kamala
Harris aoskohe këmbënguli megjithatë se investimi do të “ndihmonte” në përmirësimin e kushteve në tre vendet e varfra “në mënyrë që njerëzit të mos ndjehen të
detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”.
Eksperimenti katastrofik i shkaqeve rrënjësore të Kamala Harris,
për të “kufizuar” imigracionin e paligjshëm, është vetëm një pjesë e ajzbergut
të shpenzimeve
idiote të diskutueshme të USAID-it, që me të drejtë duhet të alarmojë qytetarët, që paguajnë rregullisht e vit për vit taksat
e vendit.
Për më shumë se një dekadë, Judicial Watch, me zyrat e saj në Washington, DC, ka raportuar dhe ekspozuar
mashtrime dhe korrupsion të shfrenuar në agjencinë e famshme të fryrë, e cila
ka një buxhet masiv prej rreth 40 miliardë dollarësh me pak mbikëqyrje ose
përgjegjësi, për të ofruar gjoja ndihmë ekonomike, zhvillimore dhe humanitare globale.
Kjo ka përfshirë qindra miliona dollarë,
për të promovuar axhendën radikale
globaliste të miliarderit të majtë marksiste George Soros në Amerikën Latine,
një port dhe termocentral të dështuar të
mbështetur nga ish Presidenti komunist Bill Clinton në Haiti, për të ndihmuar
aziatikët të mësojnë mjaftueshëm anglisht, për të punuar në qendrat e thirrjeve
në det të hapur dhe një projekt për të zhvilluar një version pakistanez të
programit ikonik arsimor për fëmijë Sesame Street.
Shpenzime të tjera të USAID-it, kanë përfshi në mënyrë
absurde financime
pa lidhje, sikurse ishte një strategji prezervativi në Eswatini, biçikleta për
komunitetet rurale në Afrikën Sub-Sahariane dhe barazinë racore.
Lista vazhdon e vazhdon,
duke mashtruar vazhdimisht publikun amerikan vit pas viti, me projekte të huaja
shumë të diskutueshme, që shpesh funksionojnë në fshehtësi ose mbushin arkat e
armiqve tanë kudo në botë.
Mashtrimi dhe shpërdorimi I shfrenuar
Nga investigimi i D.O.G.E., del se USAID, ka financuar një
grup humanitar skandinav, që ndihmon terroristët islamikë dhe ka ofruar sasi
monstruoze ndihme pa mbikëqyrje, për vendet e kontrolluara kryesisht nga
ekstremistët islamikë, edhe pas raportimeve për mashtrime, abuzime dhe
korrupsion të përhapura nga elementë radikalë që kufizojnë ndihmën humanitare
për të arritur tek ata në nevojë.
Midis tyre është Siria, e cila ka marrë miliarda nga USAID, pavarësisht auditimeve
federale, që dokumentojnë se për vite të tëra agjencisë “i mungonte një kornizë, për të menaxhuar rreziqet e mashtrimit në
përgjigjet humanitare”, në vendin e Lindjes së Mesme, që është shfaqur në listën e vendeve të Departamentit të Shtetit të
vendeve, që sponsorizojnë terrorizmin, për më shumë se katër dekada.
USAID, gjithashtu vazhdon
të dërgojë sasi të mëdha ndihme në Afganistan edhe pse fondet shkojnë për
talibanët pas tërheqjes së ushtrisë amerikane në vitin 2021. Një auditim federal kritikoi USAID-in, për
refuzimin për të bashkëpunuar me një hetim, që përfshin përpjekjet për të
siguruar që programet e financuara nga SHBA, që mbështesin popullin e
Afganistanit, të mos rezultojnë në transferimin e paligjshëm të fondeve për talibanët
ose Rrjetin Haqqani.
Mashtrimi dhe shpërdorimi,
janë kaq të shfrenuara në programet e huaja, që marrin shuma të mëdha parash
nga USAID, saqë pak vite më parë qeveria e SHBA shpenzoi 30 milionë dollarë,
për të luftuar korrupsionin në projektet që ajo tashmë financon.
Sipas një njoftimi për shtyp, që zbulon
nismën, plani kundër korrupsionit prej shumë milionë dollarësh, synonte të
trajtonte në mënyrë sistematike dobësitë e përhapura të qeverisjes që aktorët e
korruptuar i shfrytëzojnë zakonisht. “Ky
financim do të forcojë sistemet dhe aktorët e nevojshëm për të mbyllur
zbrazëtirat, për të zbuluar financat e paligjshme dhe paratë e pista, për të
ndjekur lëvizjen e tyre përtej kufijve dhe përfundimisht do të mbajë përgjegjës
aktorët e korruptuar”, shkruan USAID në njoftimin që thotë gjithashtu se
investimi do të nxisë reformat me prioritet të lartë, si luftimi i pastrimit të
parave dhe rritja e rikuperimit të aseteve. “Në nivel rajonal dhe global, ky çmim do të financojë përpjekjet e shumë
vendeve, për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në gjurmimin dhe bllokimin e
korrupsionit transnacional; dhe testoni mjetet dhe qasjet, që çojnë përpara
praktikën kundër korrupsionit.”
Ishte shumë pak vonë për një agjenci
qeveritare të infektuar me mashtrime të kapur prej kohësh nga korrupsioni dhe
fshehtësia.
Më shumë se një dekadë më parë, Judicial Watch raportoi për një skandal të USAID-it që përfshinte 60 milionë dollarë
ilaçe kundër malaries të ofruara në Afrikë nga qeveria e SHBA-së, të cilat vidhen çdo vit dhe shiten në tregun e zi.
Agjencia drejton një program të quajtur
Iniciativa e Malarisë së Presidentit (PMI),
që shpërndan ilaçet në Afrikë, ku sëmundja vret më shumë se gjysmë milioni
njerëz çdo vit, por më shumë se 20% e barnave devijohen çdo vit.
Disa vite më vonë, ilaçet e malaries të
financuara nga SHBA po shiteshin ende në tregun e zi në Afrikë dhe problemi u
bë aq i keq sa USAID-i hapi "linjat telefonike të malaries" për të
ofruar shpërblime në para për informacionin rreth operacioneve të paligjshme që
kanë nxjerrë taksapaguesit amerikanë nga dhjetëra miliona dollarë.
Një çështje kyçe që administrata Trump
2.0, është se USAID nuk zbulon se kujt i
dërgohen miliona dollarë në kontrata dhe grante. Në vitin fiskal 2024 dhe
2025, agjencia ka dhënë të paktën 961 milionë dollarë fonde të reja për
marrësit e pazbuluar, me kontratën më të madhe prej 447 milionë dollarësh për
të ofruar “këshilla strategjike teknike dhe prokurimi” për sektorin energjetik
të Ukrainës.
Në vitin 2024 Judicial Watch paditi USAID-in për dështimin në sigurimin e të dhënave në bazë të Aktit të
Lirisë së Informacionit (FOIA), që përfshinin 27 milionë dollarë në grantet e Gazës, që shkuan për “Çmuesit e huaj të
ndryshëm”.
Miliona për shkaqet rrënjësore të
dështuara të Kamala Harris të sipërmarrjes së migrimit të parregullt rrodhën
përmes USAID-it.