Mendime
Florim Zeqa: Kokën lart, Kryeministër Hoti!
E merkure, 19.03.2025, 07:53 PM
Kokën lart Kryeministër Hoti!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zakonisht jemi mësuar të degjojmë reagime
të politikanëve pas humbjes së posteve apo moskalimit të pragut zgjedhor, por,
nuk na ka rënë që të dëgjojmë reagimin e një politikani të ndershëm i cili
dinjitetshëm me rreth 40 mijë vota bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës!
LDK-ja ka nevojë për
reformim të thellë dhe përmbajtësor
Reagimin e anëtarit të
kryesisë së LDK-së, ish kryeministrit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, z.
Avdullah Hoti duhet kuptuar si një zë të arsyes dhe guximit intelektual që i
thotë gjërat ashtu siq janë e jo siq i preferon lideri i partisë.
Është e vëretë se LDK-ja
e ka shënuar një ngritje modeste në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, por një
"fitore" e tillë që të rangon në vendin e tretë dhe pa asnjë komunë
të fituar në nivel vendi, i ngjet 'Fitores së Pirros'!
Përpilimi dhe renditja e
kandidatëve në listë sipas tekeve të kryetarit, favorizimi medial i kandidatëve
të caktuar në një listë të përbashkët të kandidatëve të LDK-së e kanë dëmtuar
procesin zgjedhor duke e ndikuar elektoratin se në çfarë drejtimi ta dërgojnë
voten e tyre të lirë!
Përzgjedhja e
kandidatëve nga diaspora me direktiva të kryetarit Abdixhiku pa i konsultuar
dhe pa i pyetur fare anëtarët e kryesisë dhe Këshillin e Përgjithshëm janë në
kundërshtim të plotë me rregullat statutore të partisë.
Sikurse pararëndësi i
tij, edhe kryetari aktual abuzoj me fëmijët e ish veprimtarëve të vararë të
LDK-së, të cilët i favorizoj me votë në dëm të personaliteteve meritore brenda
listës zgjedhore për të ngritur imazhin e tij personal.
Si produkt i
parregullsive të shumta zgjedhore është dëmtuar besimi i anëtarësisë në
strukturat drejtuese, përkatësisht në kryetarin e partisë për çka është thyer
përseri besimi i votuesit tradicional të LDK-së.
Prandaj, është në
interesin e vendit dhe të LDK-së në veçanti që të reflektojmë të gjithë karrshi
zhvillimeve antidemokratike në subjektin e traditës më të gjatë demokratike në
vendin tonë.
Rruga e theqafjes
politike
Me "Rrugën e
Re", lidershipi aktual e bëri një ndarje fatkeqe nga e kaluara
tradicionale dhe shtetformuese e tre shkronjave të arta-LDK.
Në vend të respektimit
të vlerave dhe parimeve bazike të LDK-së që ishin dikur, si meritokracia dhe
dëgjimi i zërit të themeltarëve dhe elektoratit të LDK-së, kryetari aktual e
dëgjoj zërin e mercenarëve dhe të ricikluarëve nga partitë e tjera, të cilët i
ngriti (pa asnjë meritë) në hierarkinë më të lartë të LDK-së!
LDK-ja asnjëherë nuk do
të arrijë të kthejë besimin në elektoratin e saj pa një reformim të thellë dhe
përmbajtësorë.
Pas reagimit publik të
Deputetit të sapozgjedhur, ish Kryeministrit Avdullah Hoti, shefi (kryetari) i
partisë i ndërseu "kicat" dhe "kucat" kundër tij, kinse për
të shitur moral politik me ngritje të lehtë elektorale pas humbjes katastrofale
në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke rrezikuar kështu që LDK-ja ta kalojë një gjysëm
shekulli pa asnjë fitore në zgjedhjet parlamentare.
Janë për keqardhje ata
që po e mbrojnë publikisht humbësin e zgjedhjeve, kryetarin i cili po e dërgon
në theqafje politike kalanë e vjetër rugoviane, e cila për dekada ishte
shëmbull i demokracisë, meritokracisë dhe llogaridhënjes!
Prof. Avdullah Hoti,
njëri nga më të votuarit, e ka të drejten e vet legjitime për t'u shprehur
kundër devijimeve dhe deformimeve të brendshme, andaj nuk duhet 'kryqëzuar'
njeriu i urtë dhe i dinjitetshëm, por duhet 'gozhduar' shkaktari i humbjes
katastrofale të LDK-së!
Mbaje kokën lartë Kryeminister, të gjitha forcat progresive në LDK janë me Ty.