Mendime
Idriz Zeqiraj: LDK e dyzuar - Bashkëqeverisje me LVV apo bojkot me PAN?!
E shtune, 22.03.2025, 07:53 PM
LDK E DYZUAR: BASHKËQEVERISJE ME LVV APO BOJKOT ME PAN-IN?
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave,
tashmë, ka mbaruar. Fushata ka qenë korrekte, por me shkelje ligjore në
kohëzgjatje prej tre muajsh! Kjo anomali nuk duhej lejuar nga KQZ, sepse dëmet
ishin të dukshme: ditë pune të humbura panevojshëm; shpenzime në lëvizje
individuale e grupore, në shoqërim të kryepartiakëve në tubime të bujshme;
reklama, banderola, fotografi të formateve enorme, të kushtueshme. E gjithë kjo
ishte një maskaradë, përpjekje, gadi e dhunshme, për mbushamendje të vjeljes të
votave.
Kosova me një zonë zgjedhore, nuk ka
sjellur as cilësi dhe as përgjegjësi parlamentare. Një komunë e vogël, ka dhënë
më shumë deputetë, se sa një komunë shumëfish më e madhe. Janë provuar se
përveç zhurmës boshe e degradim, asnjë të mirë nuk i kanë sjellur Parlamentit.
Zgjedhja e ricikluar e tyre, në mandatin vijues, është barrë për jetën
parlamentare.
LPK, alias PAN dështuese në luftë dhe
rrënuese në paqe
Partitë-banda të PAN-it, përkatësisht,
PDK-AAK-NISMA, kanë dalë nga Lëvizja Popullore e Kosovës, (LPK). Edhe pse të
mangët në arsimim, ishin të etshëm për pozita. Kaq shumë u degradua hierarkia
ushtarake, sa që profesionistët ushtarakë hapnin llogore, nën komandën e
ushtarit, të vetëshpallur "komandant", madje edhe
"gjeneral" profan. Struktura profane "ushtarake", e emëruar
nga agjenti i shumëfishtë, Hashim Thaçi, me bandën e tij, dëmtoi shumë luftën,
të cilët nuk arritën të organizonin asnjë betejë ballore kundër pushtuesit, as
shmangien e asnjë masakre. Përkundrazi, kanë urdhëruar ushtarët të zënë prita
me kallash, në rrugë rajonale dhe një sulm me tanke i armikut, i vrau të
gjithë. Megjithatë, askush nuk dha llogari, madje në festën e çlirimit, këta "komandantë"
krekosën për komandimin "taktik e strategjik" të jashtëzakonshëm.
Krerët e partive të PAN-it, nxituan t`i
punësonin militantët e tyre në TMK, Policinë e Kosovës, në Sistemin e
Drejtësisë dhe pozita tjera vitale. Kjo përzgjedhje ishte fatale për
institucionet e Kosovës. Është përcaktimi mallkues proverbial i Kolonel Tahir
Zemaj, Hero i Kosovës: "Nuk ka krim vrastar politik, hajni zyrtare e krim
ordinier, ku nuk janë pjesëmarrës anëtarë të TMK-së dhe të Policisë të
Kosovës!" Fushata anatemuese, deri në poshtërsi, e komplet PAN-it, të
prirë nga argati i shumëfishtë, i Shërbimeve Informative të shteteve armike të
Kosovës, me këshilltar i tre zotërinjve, Baton Haxhiun: Hashim Thaçit, Edvin
Ramës, Aleksandër Vuçiqit, kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të
tij, u është kthyer në Bumerang subjekteve politike, të diskriditura dhe
krejt të pareformuara: PDK-AAK-NISMA.
Axhitimi "alla batonçe" ndoti
fushatën dhe Bumerang për opozitën
Hafija i hershëm, Baton Haxhiu, u
dërgua nga Tirana, së bashku me këklyshërinë e tij lehaqene, fytyra të urryera
zëçjerrëse, me zhargon pezhorativ e rrugaçëror, tërësisht shpifës, u
vetëdiskridituan, madje bënë efekt të kundërt. Sulmet brutale, "alla
batonçe", kundër Fatos Pecit, Donikë Gërvallës, Mimoza Kusari-Lila dhe të
tjerëve, qenë aq të pabesueshme, saqë ua dyfishuan, madje trefishuan votat e
elektoratit për ata. Duke lënë modestinë, me një anë, personalisht, në disa
shkrime radhazi, i kam bërë thirrje PAN-it, madje jo vetëm atij, t`i lënë shpifjet,
sepse do t`u bëhen Bumerang. Dhe, ashtu ndodhi.
Shifrat flasin se LVV fitoi shumë, por
jo mjaftueshëm, sa për ta kompozuar Qeverinë e vetme. Koha ka dëshmuar që
qeveritë e arnuara, me huazime brenda spektrit politik të Kosovës e deri në
Beograd, p.sh. Qeverinë e Ramush Haradinaj e Avdullah Hotit, kanë qenë
jetëshkurtëra. Kjo përvojë është e mjaftueshme, sa të mos provuar më.
Përpjekja e Opozitës së Bashkuar, për
ta krijuar qeverinë, nëse partia e parë fituese, Vetëvendosje dështon, ka disa
pengesa hiç të lehta për t`i tejkaluar. Sepse fituesja e parë, LVV, ka
vota sa e gjithë kjo opozitë, ndoshta "e bashkuar"? Themi -ndoshta-,
sepse LDK-ja e prirë me urtësi e mençuri nga Presidenti historik Ibrahim
Rugova, realizoi mbijetesën ekonomike të Kosovës, përmes Fondit Shtetëror të
Mërgatës; e bëri rezistencën aktive paqësore dhe përballoi luftën, në përmasën
e bindjes të faktorit politik e ushtarak të botës demokratike, të udhëhequr nga
Amerika, për të ndërhyrë forcërisht e ushtarakisht, duke dëbuar pushtuesit
serbo-sllavë dhe çliruar Kosovën tonë.
Partia shtet-ndërtuese e Rugovës,
LDK, larg PAN-it bojkotues
Andaj, një forcë politike
shtetformuese, siç është LDK-ja, para pushtetit, ka përgjegjësinë për
Atdheun-Kosovë. Dhe nuk guxon të bëjë fajësi, duke u bashkuar me opozitën
PAN-iste, e cila përgjatë gjithë mandatit qeverisës 4 vjeçar të LVV, ishte me
Beogradin zyrtar, kundër çdo nisme sovraniste në veriun e Kosovës. Si dhe
mohuese e bërjes të ndryshimit të madh, në politikën e degraduar, deri në
degjenerim të shtetit të Kosovës, me autorësi Lëvizja Vetëvendosje, e prirë nga
Albin Kurti; subjekti Guxo, me nuset e gximshme, Vjosë Osmani, Donikë Gërvalla,
kolegu i tyre, Faton Peci, me shokë; Alternativa, me bijën mençurake të Gjakovës,
Mimozë Kusari-Lila, qëndrestare unike, përballë bandës PAN-iste, bashkë
kontrabanduese me Listën Serbe dhe shumësinë të anal-banalistëve numerikë të
medieve mercenare të Kosovës.
Premtuesit rrenacakë -hajvana-, por
"ka ikur koha e hajvanatit", për t`u mashtruar!
Plani B i opozitës PAN-iste është
bojkoti i koalicionit me subjektin politik LVV, me arsyetimin se Albin Kurti ka
fyer popullin, duke e quajtur -hajvan- dhe "hajvanat-!" Ky
përgjithësim është dizinfomim dhe qëllimshëm shpifës. Realisht, me termin
-hajvana - Albini u drejtohet trojkës mashtruese e rrenacake të popullit të
Kosovës: Bedri Hamzës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me eksponentët tjerë të
inkriminuar, të njohur si abuzues e shpërdorues me buxhetin shtetëror, përgjatë
ushtrimit të posteve pushtetare vite më parë, se, gjoja, "do t`i rrisim
rrogat dhe pensionet në përmasën dyfyfish e trefish, pa treguar asnjë mbulesë
financiare. Dhe, ky mashtrim përbën krim dhe rrugaçëri - njëherësh, sepse
rrënon barazinë në fushatë! Ndërsa shprehja "ka ikur koha e -hajvanatit-,
është kundërpërgjigje e asaj se me premtimet paushalle, idioteske, që krerët e
opozitës bëjnë, e konsiderojnë popullin si -hajvanat-, pa qenë të tillë,
nuk mund t`u besojnë prrallave premtuese e mashtruese të tyre. Dhe, ashtu
ndodhi, opozita humbi, sepse "ka ikur koha e -hajvanatit-!
Përgjithësimi që provojnë ta bëjnë
krerët opozitarë PAN-istë, ngjason me mashtrimin dhe shpifjen groteske, se
"në Hagë po gjykohet UÇK-ja, po gjykohet Kosova dhe të akuzuarit po e
mbrojnë, madje heroikisht, UÇK-në dhe Kosovën"!?!" Këto janë
marrëzira idioteske, broçkulla, të cilat nuk i beson askush. Sepse, në asnjë
rast nuk akuzohet, për 4 vjet radhazi, as UÇK-ja dhe as Kosova. Dhe, këtë e
kanë bërë të qartë, me se një herë, prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës
Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Pra, akuzat janë tërësisht personale, me
emër e mbiemër, madje duke i lakuar edhe shumë shokë të tyre si vrasës. Dhe,
megjithatë, ende vazhdojnë të jenë të lirë!
Jo Albin Kurti, por, pikërisht, krerët
-hajvana- të PAN-it, janë ata që e konsiderojnë popullin -hajvanat-, deri sa
lëshojnë, në etër dhe në letër, gënjeshtra e mashtrime groteske, siç janë
ngritja e shumëzuar e pagave dhe e pensioneve. Ata bëjnë këtë propagandë boshe
e marroqe, sepse, me të bëmat e tyre kriminale, e dinë që nuk do ta arrijnë
pushtetin. Megjithatë, kjo është e dënueshme moralisht, mendoj, edhe
ligjërisht, e turpshme dhe me dozë të madhe rrugaçërie. Duket e pabesueshme,
por edhe krejt e vërtetë, se edhe pas 30 vjetësh punë, mesatarja e pensioneve
të tyre është 700 euro. Ndërkohë, krerët zuzarë PAN-istë premtojnë shifra
marramendse, për buxhetin e varfër të Kosovës, 800, madje edhe 1.000 e më shumë
euro!!
Opozita PAN-iste jo kredibile, zhvatëse
dhe rrënuese e shtetit
Është e kuptueshme se LVV, për
zhvillimin e negociatave për koalicionin e mundshëm të ardhshëm, "duhet të
mas 7 herë dhe të prejë një herë"- siç shprehet populli, për vendime të
vështira. Është thënë dhe përsëritur, se skenën politike të Kosovës e kanë
kontaminuar, helmuar agjentët shqipfolës të Shërbimeve Informative të shteteve
armike të Kosovës. Kjo e vërtetë është konfirmuar nga shefat e këtyre
Shërbimeve. Njëri syresh është kreu i Shërbimit Sekret francez, DGSE, Pierre
Siramy.
Duke dëgjuar këto marrëzira të opozitës
dhe të lakejve të saj anal-banalistë, djali i zgjuar i Malësisë të Gjakovës,
Kujtim Lushaj, zemër-plasur, i quan "llapaqena" e "Beogradski
bandita", të cilët përçojnë politikën serbo-madhe në Kosovë, duke u rrjeshtuar
hapur përkrah Serbisë.
Opozita i bie teneqës së shpuar, se
Albin Kurti dhe LVV e tij, "ka mashtruar dhe hipnotizuar popullin,
elektoratin, për ta marrë votën e tyre!" Ta zëmë, u mashtruan populli dhe
elektorati, më 14 shkurt 2021, por, pse duhet të mashtrohen edhe më 9 shkurt
2025, për ta bërë fituese bindëse, sërishmi, Lëvizjen Vetëvendosje?! Realisht,
opozita u vetëmashtrua, sepse u sugjeroi shpifjen dizinformuese analistëve
llapaqenër dhe tani po e beson edhe vetë opozita e çoroditur, humbëse e
përsëritur. Këtë e demanton, sidomos, vota cilësore e masive e intelektualëve
dhe e rinisë së shkolluar të Kosovës.
Këta votues janë në hall të madh me
opozitën destruktive, korruptive, e cila me pazaret e saj të pista, ka tkurrur
territorin e Kosovës dhe është e gatshme t`ia bëjë, sërishmi, gjëmën Kosovës.
Deri aty ka arritur mosbesimi për opozitën dhe institucionet e saj, të kapura
nga PAN-i, sa Qeveria aktuale nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për
Asociacionin, sepse dyshon se Gjykata Kushtetuese vendosë kundër vullnetit të
popullit dhe përcaktimeve qeveritare, duke favorizuar Serbinë.
Prandaj, janë bindur se kasta e
opozitës PAN-iste, me abuzimin me pushtetin, për dy dekada radhazi, me tendera,
kontrabandën me krerët e Listës Serbe, tregëtinë me drogë dhe të gjithë
katalogun e poshtërsive tjera, ka depotizuar pasuri marramendëse, brenda dhe
jashtë vendit, duke siguruar jetesën brezave të tërë familjare. Ndërkohë që
kanë rrënuar shtetin e Kosovës. Edhe sot pyesin shtetarët gjermanë: "Ku
janë 5 (pesë) miliardë dollarët, që i kemi dhënë për zhvillimin e Kosovës pas
luftës?!" Dhe, mos të flasim për miliardat e dollarëve të dhuruara nga
SHBA. Shitja dhe përshitja e egër të pasurive të brezave shqiptarë, nga
shtetarë, pushtetarë dhe "komandantë" bastardë, zuzarë, do të mbetet,
madje përjetësisht, njollë e zezë në historinë gjithëshqiptare.
Drejtuesit e LPK-së betohen për
rekrutimin dhe katapultimin fiktiv në poste të Hashimit!
Kreu i Shërbimit Sekret DGSE, Pierre
Siramy, ka hedhur në You Tube, këtë informacion: "Hashim Thaçi është
agjent i yni, është agjent i Francës. Atë e rekrutoi agjenti ynë, Arnaud
Danjear, në Zyrih dhe Gjenevë, i dërguar enkas, kinse, për ta ndjekur një kurs
të gjuhës gjermane. Është dhëndërr i Beogradit, në familje flet serbisht.
Agjenti duhet ta di se për atë ka një dosje dhe kjo është e mjaftueshme",-
thotë, në es tjerash, Siramy! Vërtet, Hashimi e dinte se ka më shumë se sa një
dosje penale për atë.
Drejtuesit e LPK-së betohen se Hashim
Thaçi nuk ishte pjesë e themelimit të UÇK-së; nuk ishte pjesë e luftës; askush,
nga strukturat partiake dhe ushtarake, nuk e emëroi atë të parë të Drejtorisë
Politike të UÇK-së; as kryesues të Delegacionit të Rambujesë, sepse nuk i
takonte atij; as lexues të Deklaratës së Shpalljes të Pavarësisë, sepse nuk i
takonte atij, si dhe pozita tjera! Tëra këto ia sugjeroi shefi i tij Arnaud, i
cili i ishte "bërë pullë" Hashimit, në Konferencën e Rambujesë, nuk e
linte ta firmoste Marrëveshjen, sepse donte dështimin e saj, me porosi të Beogradit
zyrtar.
Për poste brenda partisë e kishte
SHIK-un; për marrjen e pushtetit përgjakshëm, vrasjen e kundërshtarëve
politikë, model e kishte filosllavin Enver Hoxha; ekzekutorë të vrasjeve i
kishte bandat e bollshme. Të gjitha këto ia sugjeronte Hashimit shefi i tij
Arnaud, i cili kishte për mision lidhjen, bërjen e Hashimit agjent të Serbisë.
Dhe, këtë e realizoi, falë dosjes dhe dosjeve të "komandantëve", të
cilat i posedonte Serbia. Legalizimin e posteve vetëemëruese, i bënte përmes
fletushkës të Mërgatës, "Zëri i Kosovës", në krye të së cilës kishte
vënë një shokun tim, bashkë student, në Universitetin e Tiranës.
Thaçi, Vuçiq, Rama, kërkuan ndarjen e
Kosovës. Merkel: "Lëvizja e kufijve "shpat i rrëshqitshëm!"
Askush nuk e besonte se Hashim Thaçi do
të katapultohej në postin e presidentit. Por, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të
cilin Hashimi, me SHIK-un e tij, e kishte katapultuar në krye të partisë të
Rugovës, ia ktheu borxhin!
Flirtet me serbët ia rregulloi agjenti
freng, Arnaud. Për vrasjet dhe shpërnguljen e shqiptarëve, nga veriu i Kosovës,
Hashimi me Kadrinë e Çekun me shokë, bënë sehir dhe aprovim, sepse ishte rrast
i shantazhuar. "Na presin kompromise të dhimbshme" dhe
"Leposaviçin e kemi dhuratë nga Rankoviqi dhe nuk është i yni", -
thoshte dhe përsëriste Hashimi! Obligimet që kishte marrë Hashimi, ishin
tradhti. Harta e Kosovës në tavolinë dhe tre banditërit: Hashimi, Vuçiqi, Rama,
me thika mbi hartë. Në mes tyre, Kancelarja Merkel, i kërkuan aprovimin e
ndarjes së Kosovës! Përgjigja e prerë: "Lëvizja e kufinjve në Ballkan
është "shpat rrëshqitshëm". Pra, një rrëshqitje që të shpie në
humnerë!
Një grup intelektualësh, personalitete
amerikane, nga dy partitë e para, i bënë një letër reaguese Trump-1, kundër
ndarjes të Kosovës. Shefi i Sigurisë, Bolton u shkarkua, me akuzën e
Presidentit, se "donte me nda Kosovën, prapa shpinës time!" Reagon
Bolton: "Thaçi, Vuçiqi, Rama, ma kërkuan ndarjen e Kosovës!"
Lobuesit shqiptaro-amerikan harruan
Kosovën, tani lobojnë zhbërjen e Specialës!
Ecejaket e Hashimit dhe të Ramushit në
Amerikë, i kishin hallet e tyre dhe jo të Kosovës. Lobuesit shqiptaro-amerikan,
të zëshëm, dikur, për Kosovën, tani e kanë harruar ate dhe lobojnë, përkrah
Vuçiqit, Grenellit, Ramës, për mbylljen e Gjykatës Speciale dhe lirimin e
Hashimit me shokë, deri në zyrën e presidentit Klinton dhe mëtej! Kjo është sa
shtetësuese, aq edhe faktike. Alarmin e ka dhënë kryetari i Ligës
Shqiptaro-Amerikane, Jozef Dioguard, i cili deklaron se Lobi Shqiptar është
dobësuar, gadi në shuarje, përkundër Lobit Serb, i cili është aktivizuar dhe
forcuar dukshëm. Këtë e konfirmon edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj Lige,
veprimtar i shquar dhe atdhetar i devotshëm, Agim Aliçkaj.
Opozita PAN-iste, pothuaj se, qysh në
muajin e parë ka filluar kërkesën e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke kërkuar
ndihmën e shteteve të QUINTIT dhe të ambasadorëve tjerë, e deri ke Vuçiqi. Edhe
tani kërkojnë ta bëjnë qeverinë opozita e bashkuar. Këtë e preferon edhe
Quint-i me ndërkomnbëtarët. LDK më e rezervuar, por klani Mustafa mjaft i
aktivizuar, sepse koalicionin me PDK-në disa e kanë "për zemër!"
Përsëri është aktivizuar kontraversi Baton Haxhiu, me nder, i futë hundët në
çdo b..! Ai zgjidhje të pranueshme e quan koalicionin e opozitës së bashkuar,
pa LVV. Nëse kjo dështon, të bëhet koalicioni LVV-PDK, me kryeministrin Hamza.
Ndërsa LDK-në e donë në opozitë, duke e
shantazhuar e frikësuar se nëse e bënë me LVV, e shkrinë atë. Këtë mision
Batoni dhe Buzhala ua ka ngarkuar edhe analistëve të bashkuar, për ta çmontuar
LDK-në! Ata duan çmontimin, deri në shuarje të LDK-së, për t`i lënë hapësirë
vetëm PDK-së, në përballje me LVV. Aksioni veç ka nismuar. Refuzimi i
LDK-së, për koalicion me LVV, do të ishte hap i rrezikshëm, sepse ky është plan
i koordinuar me Serbinë dhe të gjithë lukuninë armiqësore kundër Kosovës tonë.
Mesazh për kryetar Lumirin, Kryesinë
dhe strukturat e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,
punoi shumë për ringritjen e partisë. Por, reformat të lëna në gjysmë, për
arsye të ruajtjes të unitetit në parti, nuk e bindën elektoratin se do ta bëjë
shkëputjen nga PDK-ja. Deklaratat se "LDK nuk ka nuaca ndarëse me LVV, por
fondamentare",- e thënë nga kuadri Hoti, pra "7 bjeshkë në mes",
u lexua se aleanca me PDK-në vazhdon si opsion i mundshëm. Realisht, shumë më
të majtë dhe me armiqësorë janë partitë-banda të PAN-it, se sa LVV, e cila ka
anëtarësi të re dhe heterogjene, në mes tyre mijëra ish-anëtarë të djeshëm dhe
simpatizantë të sotëm të LDK-së. Gazetarë dhe analistë të njohur nga Kosova, e
sidomos nga shqiptarët botërorë dhe të huaj, kanë këshilluar LDK-në të qëndrojë
larg PAN-it të kriminalizuar dhe më afër LVV. Vetëm trutharët, ose agjentët e
PAN-it, nuk arrijnë ta kuptojnë se PAN-i edhe sot drejtohet nga banda vrastare
e Hashim Thaçit, e cila ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, madje është gadi ta
bëjë këtë edhe nesër!
Për keqardhje, LDK-ja e pas amshimit të
kryezotit të saj, kryetarit Rugova, dita-ditës, e prishi kontratën me
anëtarësinë, elektoratin. Shpërbërja e Aktivave, me ndërhyrjen e SHIK-ut,
përmes Isa Mustafës, ishte goditja e parë e LDK-së rugoviane. Përjashtimi i
debatit dhe zgjedhjet aklamative; anashkalimi i Kryesisë dhe strukturave tjera
të partisë; centralizimi i kompetencave tek kryetari dhe rrethi vicioz i tij,
zvetnuan filozofinë urtake në veprimtarinë e partisë të Presidentit Rugova.
Nëse nuk reflektohet, madje me ugjencë,
në vazhdimin e reformave të thella brenda partiake, pavarësisht çmimit, LDK-së
mund t`i mbetet vetëm emri, aq shumë i adhruar nga shqiptarët botërorë.
Kryetari Lumir Abdixhiku duhet të harrojë
"Rrugën e Re", sepse ajo përjashton rrugën klasike të Rugovës. Pra,
-Rruga e Rugovës-, me elementet e saj organizativ të rugovizmit të mirëfilltë,
duhet të jetë guidë, udhë-rrëfyese për anëtarësinë, elektoratin, madje edhe për
popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. Bashkëpunimi me strukturat e
partisë dhe anëtarësinë, pamundëson çfarëdo destruktiviteti hileqar dhe
karrierist, duke e mbrojtur kryetarin dhe strukturat partiake nga sulme dhe
shpifje përçarëse brenda partiake. Debatet ballafaquese, amortizojnë qëllimet e
liga të elementëve turbullues, për interesa personale apo grupore.
Koalicionin LVV-LDK e prishën
Thaçi-Grenell-Rama, kurse Mustafa e aprovoi!"
LVV duhet të mendojë me kohë, për të
shmangur zgjedhje të shpejta apo edhe ato për zgjedhjen e Presidentit/es
Shtetarët dhe pushtetarët atdhetarë, kujdesen edhe për kursimin e qindarkave.
Plangprishësit si eksponentët PAN-istë, nuk merakosen fare, sepse kanë
depozituar milionat, madje edhe miliardat euro, për brezat e tyre familjarë.
Realisht, aktualisht, nuk kemi një Vjosë të dytë, Prandaj, pse shqiptarët nuk
kopjojnë diçka të mirë nga Evropa, bota demokratike, për ta ricikluar të mirën
e provuar?!
Edhe analistët e paguar dhe njerëzisht
të degraduar, "fusin spica", se "LDK ka provuar, por nuk e duroi
LVV" dhe prishi koalicionin, gjë që nuk është e vërtetë. Sepse koalicionin
nuk e prishi as LDK-ja dhe as LVV, por prishi Hashim Thaçi me Grenellin e
kompani. Edhe LDK-ja është e rrëmujshme, kur thotë se "e prishëm koalicionin,
sepse Kurti i përjashtoi ministrat tonë, pa ndonjë arsye!" Por, e vërteta
është se Hashim dallaverja donte ta shpallte -gjendjen e jashtëzakonshme-,
kinse, për Pandemi!? Vërtet, Hashim presidenti donte t`ia mirrte kompetencat
Qeverisë, repektivisht, kryeministrit Kurti, për ta realizuar, me aksion,
ndarjen e Kosovës, sepse ai me shokë ishin të shantazhuar dhe padronët kërkonin
zbatimin e kontratës konspirative me nguti.
Kurti rezistoi, e refuzoi Hashim
dallaveren. Por ministrat nuk u koordinuan me shefin Albin dhe kokëtuan me
intrigantin Hashim dhe e pësuan. Fundja, shefi i grupit parlamentar i LDK-së,
Gashi, dhe ish-shefi i partisë, Mustafa, e pranuan se Grenell-i urdhëroi këtë
krim, i cili i kushtoi shumë Kosovës. Fundja, Isa Mustafa ishte i katapultuar
në krye të partisë, nga Hashimi, sepse nuk kishte qenë asnjëherë anëtar i
LDK-së! Qysh kur u ba vasal i Hashimit, Isa, me klanin tij, për asnjë vendim me
peshë, nuk ka konsultuar elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm,
Grupin e deputetëve, madhe as Kryesinë e partisë, përjashto besnikët e tij në
klan!
LDK dhe LVV, duhet të bëjnë llogari
anëtarësinë, elektoratin e tyre, vullnetin e saj. Edhe "zogjtë e
malit" e dinë se PAN-i, në vend që të luftonte pushtuesin, i vriste bashkëkombasit,
kundërshtarë politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë e përgjakje. Edhe sot
është palë me Serbinë dhe këtë e ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij 4 vjeçari në
opozitë.
Koalicioni LVV-LDK, i natyrshëm dhe i
nevojshëm për Kosovën
Pse duhet të jenë në koalicion LVV-LDK
dhe jo me partitë-banda të PAN-it? Sepse LVV-LDK nuk janë të kriminalizuara,
përkundër subjekteve të PAN-it, që kanë përgjakur ushtarakë të FARK-ut të
Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; gazetarë dhe korrespondentë të
luftës; por, edhe kuadro dhe veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur
konkurrencën e pritshme në liri.
Atëherë, nëse PAN-istët kthehen në
pushtet, qoftë edhe me koalicion, a nuk janë të provokuar, jo vetëm viktimat e
qindra familjeve të viktimave të bandave të PAN-it, por edhe shumë mijëra
familje, që ndërlidhën me këto familje të viktimave. Mos, vallë, nuk është i
mjaftueshëm, qoftë edhe vetëm ky fakt tronditës, kur në tribuna e zyra i sheh
këta kriminelë të kollarisur dhe të kapardisur?! Droja është se pushtetarët e
sotëm, nuk e ndjejnë këtë provokim të sikletshëm, nuk e kanë provuar këtë gjëmë
në familjet e tyre.
Kosova ndodhet para proceseve të mëdha
e vendimtare për fatin e saj. Dhe, në këtë gjendje mjerane, e kanë sjellur të
shantazhuarit me dosje të krimeve të bollshme, përkatësisht, Hashim Thaçi, me
shokë dhe bandat e tyre. Prandaj, Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për
shtetarë dhe pushtetarë të përgjegjshëm, atdhetarë dhe, mbi të gjitha, të
pashantazhuar dhe me integritet të plotë. Me kuadro të tillë të guximshëm,
koalicioni LVV-LDK, do t`u jipte zgjidhjen e duhur
çështjeve të shtruara në tavolinën
ndërkombëtare. Dhe, këtë do ta bënin shumëfish më mirë shtetarët dhe
pushtetarët vendorë, se sa zyrtarët e lartë të Quintit, ambasadorët dhe
ndërkombëtarët. Edhe kompozimin e Qeverisë do ta bënin në interes të Kosovës, popullit
të saj dhe të shqiptarëve të përbotshëm.
Është provuar, madje katërcipësisht, se
ndërkombëtarët, të prirë nga Quinti, gjithëherë kanë preferuar dhe vazhdojnë të
sugjerojnë edhe tani, për një qeveri "mish-mash", të dëgjueshme, për
interesat e tyre dhe nuk kanë "qarë kokën" për zgjidhje të drejta dhe
afatgjata. Sugjerimi i tyre, për ta sjellur, sërishmi, në pushtet opozitën
PAN-iste, skajshëm të kriminalizuar, e cila sfidoi popullin e Kosovës dhe
ndërkombëtarët, me listat e tyre të pista të kandidatëve për deputetë, të
cilët, për një çerek-shekulli, sorollatën gjyqeve dhe burgjeve, me akuza
supër-kriminale, duhet refiuzuar prerazi, duke arsyetuar me fakte të bollshme
dhe të pakundërshtueshme.
Ndërsa sugjerimi i dytë, i Quintit dhe
i ndërkombëtarëve, që të mos zvarritet panevojshëm krijimi i Qeverisë, duhet të
dëgjohet dhe të koordinohet për hapat e mëtejmë. Por, duke përjashtuar,
ngulmërisht, kompromiset e dhimbshme, të cilat, nën presionin enorme,
pikërisht, të Qendrave të Vendosjes, respektivisht, Quintit, iu imponuan
shtetit, popullit të sakatosur dhe, tmerrshëm, të përgjakur të Bosnjës dhe
Hercegovinës, siç ishte Asociacioni i 14 komunave serbe, me aprovimin insistues
dhe garancinë e emisarit amerikan Kristopher Hill, në Konferencën e Deitonit.
"Jam penduar se bëra Asociacionin e 14 komunave serbe në Bosnje",- e
pranon Hill! Dhe, kujt i duhet, tashmë, kjo pendesë e tij?!
Por, paradoksalisht, sot, po ky Hill,
duke qenë ambasador i Amerikës në Beograd, ngulmon ta bëjë këtë lloj Asociacioni
në Kosovën tonë, edhe pse specialistët e kësaj çështjeje, vendorë e
ndërkombëtarë, madje edhe bashkëkombas të ambasadorit Hill, e konsiderojnë si
-kanceri i Kosovës-!" Përndryshe, nëse kjo imponohet dhunshëm, Kosova do
të vazhdojë të përballet me kriminelët serbë, të tipit Dodik, në vite e dekada,
deri në ndarjen e pashmangshme të Kosovës! "Oh. tempora, oh mores",
(thënë shqip -Oh kohë, o zakone-), thërriste latini i lashtë!
Poeti martir çek, Julius Fuçik, para
skuadrës pushkatare hitleriane, thërriste: "Njerëz, ju kam dashur! Jini
vigjilentë!"