Mendime
Florim Zeqa: Loja e turpshme me Rugovën dhe rugovizmin si filozofi politike!
E premte, 21.03.2025, 04:45 PM
Loja e turpshme me Rugovën dhe rugovizmin si filozofi politike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas dashurisë
shpirtërore të simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Ibrahim
Rugovën fshihen grupet e interesit që bën plloje mbi trashëgiminë rugoviane,
duke e shfrytëzuar emrin e liderit historik për interesa personale dhe klanore.
Shumë laroj e bijë(a) të
larojve janë ngritur në emrin e Rugovës
Janë një grup i vogël i njerëzve dhe
numër akoma më i vogël i familjeve që e shkërdhyen LDK-në duke u thirrur në
emrin e filozofisë politike rugoviane!
Pas shkuarjes në amshim të liderit
historik, subjekti më i madh politik u bë strehë e matrapazëve, uzurpatorëve
dhe servilëve, kontrabanduesve dhe tuxharëve politikë, sekserëve dhe urithëve
të nëntokës të cilët nuk i zbritën LDK-së që dy dekada nga qafa duke e zhvatur
përmes saj buxhetin e shtetit!
Ka mjaftuar vetëm një nga familja të
kyqet një herë në rrjetin e grupeve të interesit, për t'i sistemuar më pas të
gjithë familjarët e vet në sistemin korruptiv të politikës kosovare.
Pavarësisht pozicionit politik,
pushtet apo opozitë ky rreth vicioz nuk mbetën asnjëherë pa grazhdin e buxhetit
të shtetit, qoftë në institucione qendrore apo lokale, publike apo staf
diplomatik!
Në secilin proces zgjedhor të njëjtin
njerëz përbirohen në listat zgjedhore. Edhe nëse nuk i marrin votat për
Kuvendin e Kosovës, si servil të zellshëm ndaj liderit menjëherë sistemohen në
pushtetin lokal.
Pra, pa marrë parasysh kush fiton dhe
kush i humbë zgjedhjet, 'larojt e LDK-së' janë të parët që e ladrojnë buxhetin
e shtetit! Nga ta kthesh kokën të njëjtët 'laroj' zhvatin arkën e shtetit!
Janë grupi vicioz që i bëjnë 'rrush e
kumblla' paratë e shtetit duke u thirrur në ideologji dhe filozofi rugoviane pa
e bërë asnjë punë të mirë për shtetin dhe qytetarët.
Shumica e atyre që thirren në emrin e
filozofisë politike rugoviane as që e kuptojnë konceptin e kësaj filozofie!
Mendojnë që është diçka që ka pikur nga qielli apo ka lindur nga populli!
Disa që thirren në emër të filozofisë
politike Rugoviane abuzojnë dhe e keqinterpretojnë rugovizmin si mjet për
interesa të ngushta personale, për të marrë apo mbajtur pushtetin, pa e ndjerë
fare në shpirtin e tyre frymën rugoviane!
Këtyre larojve dhe larojkave të LDK-së as
që ju shkon mendja të largohen apo t'iu lëshojnë rrugë të tjerëve, duke u
sjellur si skllavo-pronar ndaj elektoratit të LDK-së, të cilët këta të fundit i
përdorin si skllevër gjatë fushatave zgjedhore!
Ndjehem krenar, që për 35 vjet të aktivitetit tim politik dhe të qenurit anëtarë i thjeshtë i LDK-së asnjëherë nuk kam përfituar asgjë nga ky subjekt! Por, nuk kam si të mos ndjehem keq kur i shohë 'larojt' dhe 'larojkat' duke kullotur në 'Arën e LDK-së' të punuar dekada më parë nga unë dhe mijëra veprimtarë të tjerë!