Mendime
Petrit Dibrani: Z. Kurti, jam i shqetësuar që ju ende jeni në krye të ekzekutivit të shtetit tim
E enjte, 27.03.2025, 07:52 PM
Petrit Dibrani:
I trishtuar shpeshherë, tash e paraluftës, gjatë luftës dhe ende sot, gjithfarë kam parë me sytë e mi dhe kam
përjetuar, nga gjenocidi i ish-Jugosllavisë e Serbisë fashiste!
I shokuar e mërzitur, gjithashtu dhe
mjerisht shpeshherë edhe nga vrasjet e vetëvrasjet, që personalisht më duken të
panumërta dhe s’po kanë fund, pasluftës në tokën e Dardanisë, të larë me gjakun
e kombit tim shqiptar, të cilit edhe n’Varr do i përkas!
I lodhur dhe me ndjenjën se kam
mbetur i vetëm, sikur një fëmijë jetim nga ajo çfarë dëgjova sot, rreth
mashtrimit të Kryeministrit Albin, i vendit-shtetit tim edhe pse, asnjëherë nuk
jam pajtuar me ideologjinë, qasjen dhe veprimet e tij, e sidomos me fjalorin
naiv, kundrejt mikut tonë të përjetshëm Amerikë.
Nuk jam pajtuar asnjëherë me ju, i
nderuar Kryeministër i Kosovës, z. Albin Kurti, po jam i shqetësuar, ngase ende
jeni në udhëheqje të ekzekutivit të shtetit tim.
Me keqardhje besoni, “jeni naiv,
padije dhe tërësisht i papjekur politikisht”!
Dhe për fund;
i habitur dhe i brengosur
skajshmërisht, nga trushpërlarja e doktrinave-ideologjive mashtruese,
“islamiste radikale, e politike dhe ekonomike vehabiste”, të nxitura dhe
orkestruara nga organizatat terroriste, Hamas, Hezbollah dhe Isis, kundër
NATO-s dhe Amerikës, me sharje dhe ofendime, duke e ditur faktin që NATO në
krye me (AMERIKËN), na e shpëtuan shpirtin, nga regjimi gjenocidial, i “Kasapit
të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.
Mirëpo!
JO dhe JO, kurrë i dorëzuar dhe
çdoherë besnik, gjakut të derdhur për çlirim nga t’gjithë të rënët, për Lirinë
e tokës së Dardanisë dhe shtetësisë së Kosovës Republikë dhe përjetësisht,
pro-për bashkëpunim e kordinim dhe miqësi të përhershme, me AMERIKË.
I REALLY LOVE.