Mendime
Florim Zeqa: Manipulantët e procesit zgjedhor!
E diele, 30.03.2025, 06:56 PM
Manipulantët e procesit zgjedhor!
Shqiptarët e robëruar të Kosovës më të mbrojtur kanë qenë
nga Bibla e Kurani, por edhe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit sesa nga Kushtetuta e
shtetit të pavarur dhe sovran!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kushtetuta
e Republikës së Kosovës e adaptuar nga aktet dhe nën-aktet ligjore të
Kushtetutave të vendeve evro-perëndimore, përveqse të pazbatueshme në praktikë,
me vakumet e shumta nga brenda, ju ka dhënë mundësi manipulimi politikanëve të
papërgjegjshëm të të gjitha llojeve dhe ngjyrave.
Shëmbulli më enklantakt i abuzimit të
vakumit ligjor është ai i kandidimit për deputet i kryetarëve të komunave!
Nga momenti i kandidimit të një kryetari
të komunës për deputet e deri në momentin e çertifikimit të deputetëve nga KQZ,
komunat mbeten pa kryetar!
Edhe pas çertifikimit të deputetëve,
vakumi kushtetues po ua mundëson atyre të zgjedhin prapë mes postit të
kryetarit të komunës dhe deputetit në Kuvend!
Në këtë situatë ballafaqohemi me një
situatë paradoksale dhe të pazakont, kur kryetarët me votat e fituara për
deputet kthehen përseri në postin e kryetarit të komunës dhe anasjelltas, kurse
kryetarët humbës pa fije turpi përseri kthehen në postin e kryetarit të komunës!
Rregullimi me një akt ligjor, i cili ua
pamundëson kandidimin kryetarëve të komunave do ta parandalonte lehtësisht
abuzimin me voten e qytetarëve për llogari të partive të inkriminuara politike!
Nëse nuk parandalohen me ligje në
Kuvendin e Kosovës këto lojra të pandershme politike, do të krijohen paradokse
tjera, të ngulfatjes së vullnetit të elektoratit për dalje në zgjedhje! Për
shkak se me tërheqjen e kandidatëve (kryetarëve) fitues prej postit të
deputetit, po ndodhin kontrabandime të posteve politike në Kuvendin e Kosovës!
Kryetarët e zgjedhur për deputet, nuk e
lëshojnë postin e deputetit për çështje humanitare, por këtë e bëjnë në këmbim
të diçkaje më të madhe të ofruar nga liderët partiakë.
Lirisht mund të themi se, kryetarët e
komunave mbeten manipulantët më të mëdhenj të dhe më të papërgjegjshëm të
procesit zgjedhor, të cilët për disa muaj i lanë postet vakante në komunat që
drejtojnë për t'a zierë mirë çorbën elektorale brenda subjekteve politike, duke
i lënë jashtë procesit zgjedhor aktivistët dhe veprimtarët më të spikatur!
Kjo i ka dhënë shije të keqe demokracisë
parlamentare dhe sistemit zgjedhor në veçanti. Në fakt, kjo është mënyra më e
keq e pengimit të ndryshimeve politike në vendin tonë!
Zgjedhjet komunale të vjeshtës së këtij
viti janë mundësi e mirë e ndëshkimit të shkelësve manipulantëve të sistemit
zgjedhor, përkatësisht të kryetarëve të komunave që lanë postet e tyre për
garën zgjedhore në nivelin qendror! Ata që ia kthyen shpinën qytetarëve të
komunës, qoftë për interes personal apo partiak nuk janë gjë tjetër veçse
abuzues të pushtetit dhe përfitues nga buxheti i shtetit për interesa personale
dhe klanore.
Mos ua falni gabimet manipulantëve,
ndëshkoni me votë në zgjedhjet lokale!