Mendime
Fahri Dahri: Dy megamanipulime me librat e shenjtë kundër etnosit shqiptar
E enjte, 03.04.2025, 06:55 PM
DY MEGAMANIPULIME ME LIBRAT E SHENJTË KUNDËR ETNOSIT SHQIPTAR
Nga Fahri
Dahri
Hyrje
Për të vërtetuar
qendrimin agresor të kahershëm edhe të para L2B, të shtetit grek kundër
banorëve të Çamërisë, të cilët i ka akuzuar si "bashkëpunëtor me
okupatorin", po citojmë pjesë nga libri "Musa Demi dhe qëndresa çame
1800 -1947", të historianit Hajredin Isufi (fq. 123, 124), ku del qartë se
shteti Grek mbështeste platformën "MegalloIdea" për shtrirje të
helenizmit në toka shqiptare.
Lexoni me vëmëndje:
"... Joanis
Griparis, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, në mars të vitit 1911, nxiti qarqet diplomatike greke të
tregoheshin dorështrënguar për furnizimin me armë të shqiptarëve të Shqipërisë
së Poshtme, sepse Athina i trembej shtrirjes së një kryengritje shqiptare në
ato krahina, të cilat i konsideronte si truall helen. Kështu Qeveria
greke shkelte marrëveshjen që kishte bërë me Ismail Qemalin, sipas të cilës
Athina do t'i furnizonte shqiptarët me armë e municion. Me këto masa Qeveria
greke kërkonte të kufizonte kryengritjen shqiptare në Veri dhe të pengonte
shtrirjen e saj në Shqipërinë e Poshtme. Pra, Greqia shpresonte se do të kishte
dorë të lirë për të realizuar ëndrrën e saj të vjetër për të pushtuar trojet
shqiptare. Athina, për të penguar Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Shqipërinë e
Poshtme, në qershor të vitit 1911 nisi për në teritoret shqiptare në Epir një
numër bandash të armatosura. Bandat e andartëve grekë u shpërndanë jo
vetëm në krahinën e Çamërisë, por arritën deri në Korçë e Gjirokastër dhe zhvillonin
propagandë antishqiptare dhe përpiqeshin të rekrutonin të krishterë të lëkundur
shqiptarë, duke i frikësuar ata me parrullat e "rrezikut mysliman".
Qeveria greke, ndërkohë që bandat e saj vrisnin e digjnin nëpër fshatrat
shqiptare, me anën e ministrit të Punëve të Jashtme, me 30 qershor 1911,
deklaronte: "Është absolutisht e nevojshme t'u bëhet e qartë
shqiptarëve se Qeveria greke nuk ka mbajtur kurrë qëndrim kërcënues dhe
armiqësor ndaj tyre. Por Athina e kërkonte "miqësinë" dhe
"bashkëpunimin me shqiptarët kur këta të pranojnë pretendimet e Qeverisë greke se Epiri, Shqipëria e Poshtme,
ishte tërësisht greke dhe të pranohej pa asnjë hezitim se të krishterët e
Epirit ishin grekë dhe jo shqiptarë".
Teksti i mësipërmë e përgënjeshtron akuzën bajate greke
se çamët u masakruan dhe u dëbuan mbasi bashkëpunuan me okupatorin. Me L2B
Athina, shpifi dhe mashtroi, ashtu siç din mirë ajo, dhe përfitoi nga
mbështetja "qorrazi" si nga Boshti dhe nga Aleatët! Mbështetje e pa
kuptimtë llogjikisht dhe juridikisht e cila vepron fort edhe sot!.
I
Asnjë nga Profetët nuk ka predikuar
shkatërrime dhe vrasje popujsh, as zgjerime territoresh me sopata e hanxharë!.
Institucionet fetare janë krijuar vetëm për predikime shpirtërore. Ato i bëjnë
apel popujve për paqe, drejtësi dhe qetësi, ku të jetojnë në harmoni dhe
lumturi, përhapje besimesh fetare me predikime dhe aspak me masakra, gjenocide,
apo çvendosje demografike me dhunë.
Nga realitetet që njohim ka mjaft
institucione që besimet fetare i përdorin në të kundërtën e predikimeve
profetike, duke ndjellë e ndërsyer veprime dhe ngjarje tragjike për popuj të
racave, etnive me besime të kundërta.
(Fq
291 Amaneti Çam-FD).
Në formimin tim intelektual këtë mision
kam kuptuar nga librat e shenjtë si Bibla e Kur'ani.
Le të analizojmë mbështetjen e shtetit
grek dhe atij serb, të cilët nga viti 1844 e në vazhdim, bazuar tek librat e
tyre "MeglloIdea" dhe "Naçertania", i kanë përdorur
dhe i përdorin për besimtarët nëpërmjet manipulimit, sikur Biblën dhe Kur'anin.
____
Është kjo arësyeja që më shtyn të
sqaroj, sipas këndvështrimit tim, dy megamanipulimet mashtruese, të cilat gjoja
nën petkun fetar, kanë ndërtuar platforma politike ku shprehet qartazi mos
përputhja me predikimet e Librave të shenjta. Për këtë jam bazuar tek dy
megapolitika të ndërtuara në të njëjtën kohë nga të dy shtetet, grekë e serbë,
ku spikatin strategji të njëjta kundër kombit shqiptar.
Këtyre dy megamashtrime që në
thelb, dashje pa dashje, shtetet fqinje u kanë dhënë statusin e
"Biblës" e "Kur'anit" janë: "Megáli Idéa"
e Greqisë dhe "Naçertanja"
e Serbisë. Se ç'farë platforme politike përfaqësojnë këto të dyja, do ti
shkëpusim nga përkufizimet e përmbajtjes së tyre.
II
Ideja Megali (Megáli
Idéa), është një koncept
nacionalist dhe irredentist që shpreh qëllimin e ringjalljes së Perandorisë
Bizantine, duke krijuar një shtet grek, i cili do të përfshinte edhe
popullsinë e madhe greke që ishte ende
nën sundimin osman pas përfundimit të Luftës së Pavarësisë Greke (1821–1829)
dhe të gjitha rajonet që kishin popullsi të madhe greke (pjesë të
Ballkanit jugor, Anadollit dhe Qipros). [Kur thuhet popullsi greke, kuptohet
çdo njeri që është ortodoks është grek].
Megali Idea, në këndvështrimin fetar,
kapërceu predikimet hyjnore të shprehura qartë më librin e shenjtë
"BIBLËN". Ajo parimet hyjnore, i tjetërsoi në platformë politike shtetërore. Megali Idea u
ngrit në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1844), kur kryeministri Ioannis Kolettis (1773-1847, shpalli atë
themel të ekzistencës politike të Greqisë. Ideja
Megali nënkupton krijimin e një shteti grek, që do të kishte një territor ku të
përfshinte kryesisht tokat e dikurshme bizantine, me fillim nga Deti Jon në
perëndim deri në Anadoll; Detin e Zi në lindje dhe nga Thraka, Maqedonia dhe
Epiri në veri deri në Kretë e Qipro në jug. Ky shtet do të kishte kryeqytet
Kostandinopojën. Do të ishte "Greqia e dy kontinenteve dhe pesë
deteve" (Evropa dhe Azia, deti Jon, Egje, Marmara, Deti i Zi e Libian).
Nëse do realizohej, kjo do të zgjeronte Greqinë moderne në afërsisht të njëjtën
madhësi e shtrirje të Perandorisë së mëvonshme Bizantine, pas restaurimit të
saj në 1261 pas Krishtit. Gjatë
shek. XIX dhe në fillim të shek. XX nga Megali Idea u frymëzuan qarqet
drejtuese të Athinës në marrëdhëniet ndërkombëtare duke mbajtur qëndrim agresiv
ndaj popujve fqinjë të Ballkanit. Në fillim të shekullin XX u orvat të
realizohej Megali Idea në Shqipëri nëpërmjet të ashtuquajturit Vorio-Epir,
përkatësisht aneksimit të krahinave të Korçës e Gjirokastrës.
III
Në anallogji me grekërit ndodhi edhe me "Naçertanian"
librin e Ilija Garashaninit, i cili u krijua në bazë të Doktrinës së
shenjtë serbe. Edhe Libri i tij është botuar më 1844. Në këtë vepër
përshkruhen pretendimet serbe për të krijuar Serbinë e Madhe, duke rrëmbyer
toka jashtë Serbisë së sotme. Plani i përshkruar në vepër rrezikonte seriozisht
pavarësinë shqiptare, mbasi serbët pretendonin tokat shqiptare deri në veri të
lumit Shkumbin e, nga ana tjetër, grekët, përmes Idesë së Madhe, pretendonin
tokat shqiptare deri në jug të Shkumbinit. Libri "Naçertanja"
konkretisht bazohej në programin e shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve me
dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar. Kjo vepër e
luftës speciale ka shërbyer si plan i Pashiqit, Krajl Nikollës
Çubrilloviqit, Andriqit, Rankoviqit, Mugoshës, Tempos, Joviqit, Trajkoviqit,
Millosheviçit. Plani i Naçertanjes gjithashtu synonte shfarosjen e shqiptarëve si
dhe pushtimin e shumë territoreve të Ballkanit si Bosnjë- Hercegovinën, Malin e
Zi, Shqipërinë Veriore (që përfshinte Kosovën), pjesë të Austro-Hungarisë
dhe Bullgarisë. Garashanini shkruante se kjo e drejtë. "E shenjtë e historisë" i takonte serbëve dhe bazohej në
perandorinë e Dushanit të shekullit XIV-të.
Rrjedhojë e dy megamanipulimeve, që kanë
funksionuar suksesshëm për 181 vite radhazi, me arritjen e shpërbërjes së
kombit tonë. Mbi këtë komb funksionoi ndarja në 5 shtete dhe në disa emërtime
si: shqiptar, arbëresh, arvanitas, çamë, arnautë dhe kohët e fundit ka
përpjekje për një nëndarje tjetër në gegë e toskë, me ndikim negativ, armiqësor
sikur nuk kanë një etni.. Këto
"megamanipulime" ndaj shqiptarisë, u përgaditën duke përdorur si
kriter bazë përcaktues të kombit besimin fetar, që tek kombi ynë vazhdojnë të
godasin pa pre. Ndjej
keqardhnje kur njerëz të gjakut, gjuhës, gjeografisë dhe kombit tonë, që
nuk përgjigjen fillimisht që janë shqiptarë, por përparësojnë besimet fetare
si: jam mysliman, jam ortodoks, katolik, etj, Të tilla dëshmira e
përcaktime tentojnë shkëputjen nga qenia etnike (gjak, gjuhë, gjeografi,
tradita) dhe kalimin në komb me bazë besimet fetare. Ndarja e kombeve me bazë
pikërisht të dy platformave të besimit ortodoks "megaloIdesë" e "Naçertanias",
kanë ndikuar rëndshëm në shpërbërjen e etnosit shqiptar, nëpërmjet
përdorimit të mënyrave dhe metodave nga më ç'njerëzoret. Përpara këtyre
fakteve, të vërtetave, mendoj se koha na kërkon urgjentisht unifikimin kombëtar
mbi bazën e përcaktimit "gjak, gjuhë, territor, antropologji dhe
tradita".!.
Nuk pengohet të "qenurit etnos
shqiptar" pavarësisht vendqendrimet kudo në Planetin Tokë dhe as me
"Megamanipulimet" për zaptim të tokave të të tjerëve, përveç
truallit Atdhe/ Mëmëdhe të lëna nga të parët tanë të mijëvjeçarëve.
Këtë handikap në përcaktimin etnik, të
kombit mes shqiptarizmës dhe jo shqiptarizmës dëshirova ta ndaj me lexuesit e
portalit tuaj të nderuar:. Handikap që rëndon shumë negativisht në etninë
e shqiptare.
???
Shtesë.
Thuhen në media dhe në shtyp edhe në ditët tona, se gjatë masakrave dhe
gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, qënkesh hedhur idea e
karshillëkut që Shqipëria i paska bërë Greqisë për dëbimin e minoritet grek në
jug të Shqipërisë, nëse dëboheshin çamët nga Çamëria.
?Në gjykimin dhe llogjikën time, ndërrimi i minoritetit grek në Shqipëri me
pakicat shqiptare në Çamëri, nuk fuhej të ishte një ide për tu realizuar.
"Këmbimi" do ishte trpër i gabuar mbasi ishin kushte krejtësisht të
ndryshme. Minoriteti grek në Shqipëri ishte i ardhur, bujtës në territorin e
jugut të Gjirokastrës dhe të Sarandës, pra ishin ngulur në tokë shqiptare dhe
nuk kishin toka në pronësi; ndërsa pakica Çame në Çamëri ishte në vendlindjen e
saj mijëra vjeçare, ata ishin në tokat pronë të tyre ndër shekuj, pra ishin në
tokat që para vitit 1913 bënin pjesë në territorin shqiptar dhe jo në atë grek.
E thënë më qartë, ndërrimi i këtyre dy popullsive do të thoshte që me duart
tona, ti falnim shtetit Grek territorin e Çamërisë në këmbim të asgjëje nga
shteti Grek, pasi u tha se tokat e minoritetit grek, ishin dhe janë toka
Shqiptare dhe jo Greke, si kundër dhe tokat e Çamërisë kanë qënë, janë dhe do
të jenë toka të banuara nga fiset thesprote e mollose, pra Shqiptare.
(F.
Dahri/Amaneti Çam.fq.214)
?Emigrantët e ardhur nga Çamëria në
Shqipëri, kishin arësye jetësore, që nuk e pëlqenin komunizmin, ndaj dhe u
trajtuan si antikomunistë e të pabesë nga Byroja Politike e Shtetit Shqiptar.
Mos pëlqimi nga çamët i komunizmit lidhet edhr me "Marëveshjen e
Varkizës", e cila rezultoi "Marëveshja e Tradhëtisë, dhe e Turpit të
Greqisë". Ajo ishte pabesi, tradhëti ndaj çamëve, të cilët ranë për së
dyti pre e premtimeve, në kohë dhe vende të ndryshme nga Grekët, si të djathtët
e Napoleon Zervës dhe të majtët e EAM-it. Nga ajo marëveshje, besëprerë, u
masakruan, u torturuan ç'njerëzisht çamët që besuan në premtimin për kthim.
Ky mashtrim, edhe pse po mbushet gati
një shekull, vërteton edhe sot thëniet e poliendrikut e diplomatit, Faik Konica
kur i shkruante letër ish kryeministrit Anglez të asaj kohe:."Ne, shqiptarët, kemi frikë vetëm nga grekët,
meqënëse ata kanë një armë të hatashme, shumë të fortë - dinakërinë".
Në të vërtetë me dinakëri duhet kuptuar
pabesi, intriga, tradhëtarë, vrasës, harbutë, të pamëshirshëm, injorantë, etj.
(F. Dahri/Amaneti Çam. fq 103)
Tiranë, më 02 Prill 2025