E merkure, 30.04.2025, 06:34 AM (GMT+1)

Mendime

Mesazhi i Erion Veliajt me rastin e 2-mujorit të burgosjes - Bejko: Bëhu bashkëpunëtor, gruaja të ka vënë breçkat në sy

E enjte, 10.04.2025, 03:22 PM


''Erion Veliaj:

Të dashur miq,

Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq - larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona - 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!

Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!

Nuk do t’ua harroj kurrë!

Bekime dhe mall për ju të gjithë.

EV''

____________

Sadik Bejko:

Erion Veliaj... Vër mend dhe dëgjo. Pranoje veten aty ku je. Pranoje se je i burgosur. Pranoje se nuk je i pafajshëm. Nga kjo platformë (je i burgosur je i fajshëm) ndërto taktikat se si t'ia dalësh me sa më pak dhëmbje. Je një që do dënohesh. Nuk do të shpëtosh nga prangosja. Për të gjitha këto bisedo me avokatët e tu. Paguani mirë. Ata të mësojnë ç të bësh dhe si ta bësh. Ke humbur Erion. Nuk kthehesh më në politikë. Je i mbaruar.

Më vjen keq që je aty ku je. Jam pa akuzë, thua. Vërtet. Por opinioni i rrugës thotë... na thuaj more Erion, si, më çfarë kjo gruaja jote vetëm për breçkat luksi harxhonte miliona... brekça  luksi dhe një burrë si ti nuk e di.  Qënka i pafajshëm i painformuar. Mjerë ti që nuk e di se pas shpinës tënde hanë dardhë e  kumbulla, breçka, sutjena me sumbulla.

Ti je burrë i ndershëm more Erion, por gjyshet e lashta pyesin: një grua nuk ble breçka luksi për burrin, atëherë për kë i blinte breçkat e bukura gruaja jote? Jo për ty, thonë gjyshet. Ty gruaja me kohë t'i kish vënë breçkat në sy. Ti nuk e sheh seç bëhet nga ajo.

Kur nuk sheh ç'të punon gruaja jote, si mun të dhohëdh ç'të bëjnë Rama e bashkëpynëtorët 5D e të tjerë në Bashki.? ?

Të gjithë ta kanë futur. Saimir Tahiri sot është me kancer. Që të mos jesh nesër si ai, dili përpara së keqes.  Bëhu bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo që të them nuk të pëlqen. Pyet avokatët e tu. Nëse të duan, ata  duhet të t'i shkurtojnë vuajtjet.

Kjo botë punon për ty, nëse e paguan. Por kanceri hyn në trup e nuk del sado të paguash.

Mëso të vuash sa më pak.

Ti e paguan "ushtrinë" e mbrojtësve të tu mediatikë me paratë e incerenatorit që nuk ekziston? Ti po mshtron. Kështu nuk del nga burgu. Do katandisesh si Sajmir Tahiri. ... është me kancer. Kujdes, mund të jesh dhe ti.Bjeri shkurt: rrëfehu për shëndetin tënd fizik, për shëndetin tënd mendor rrëfehu.

Burgu është i pamëshirshëm. I thyen, i copëton  egot e superegot që synonin majat, pushtetet e larta. 

Ti humbe. Prano humbjen. Menaxho humbjen. Je një burgaxhi...

https://www.facebook.com/sadik.bejko.3



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx