Mendime
Reagim nga Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin dhe Bashkimin Kombëtar
E shtune, 12.04.2025, 02:52 PM
Pamje tejet provokuese nga Mali i Zi në trojet tona shqiptare – një tjetër akt sfidues që cënon identitetin dhe historinë tonë kombëtare
Reagim nga Federata dhe Platforma Kombëtare dhe
Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar
(FPNIUBK)
Shtutgart, Gjermani
Deklaratë
Publike
Reagim ndaj aktit provokues të Komunës së Plavës dhe
thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet shqiptare dhe
ndërkombëtare
Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e
Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK), me seli
në Shtutgart, Gjermani, reagon me shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj
vendosjes së një tabele nga Komuna e Plavës, e cila paraqet qytetin e Pejës si
pjesë të Serbisë – një akt i papërgjegjshëm që cenon rëndë sovranitetin e
Republikës së Kosovës dhe fyer identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi
dhe më gjerë.
Ky veprim nuk është vetëm një provokim i qëllimshëm me
përmasa politike, por përbën një rrezik real për krijimin e tensioneve
ndëretnike në rajon. Përmes simbolikës së tillë, jepet mesazhi se institucionet
shtetërore të Malit të Zi i nënshtrohen narrativës nacionaliste serbe, duke
injoruar tërësisht realitetin politik dhe juridik të pas pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu, Federata jonë shpreh mbështetjen e saj të
plotë për qytetaren shqiptare Kaltrina Hoti, e cila reagoi në mënyrë të
hapur dhe të guximshme ndaj këtij akti fyese dhe kundër dinjitetit kombëtar të
shqiptarëve. Në vend që zëri i saj të dëgjohej dhe shqetësimi i saj të merrej
seriozisht, Kaltrina u përball me akuza të padrejta për “nxitje të urrejtjes” –
një përpjekje e qartë për të heshtur të vërtetën dhe për të frikësuar çdo zë
kundërshtues shqiptar në Mal të Zi.
Thirrje për
Zgjim dhe Përgjegjësi Kombëtare
Federata jonë i bën thirrje:
- Qeverisë së Malit të Zi, që të
marrë përgjegjësi institucionale dhe të distancohet qartësisht nga ky akt,
si dhe të ndërmarrë masa për të ndalur diskriminimin institucional ndaj
shqiptarëve;
- Përfaqësuesve politikë shqiptarë në Mal të Zi, që të mos heshtin përballë padrejtësive, por të jenë zë i fuqishëm
për të drejtat e bashkëkombësve të tyre;
- Institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë, që të ndërhyjnë me urgjencë përmes kanaleve zyrtare e diplomatike,
duke mbrojtur qytetarët shqiptarë jashtë kufijve të shteteve përkatëse.
Mesazh për
Diasporën dhe Elitën Shqiptare
I bëjmë thirrje elitës shqiptare në mbarë botën: mos
heshtni! Kjo nuk është një çështje lokale, por kombëtare. Kjo është një
betejë për dinjitet, të drejtë dhe identitet. Kaltrina Hoti është zëri i shumë
shqiptarëve që nuk kanë mundësi të flasin. Ne nuk mund t’i lëmë vetëm.
Mjaft më me
heshtje. Mjaft më me neglizhencë.
Sot, më shumë se kurrë, kërkohet unitet, vigjilencë
dhe veprim.
Tokat tona nuk janë objekt propagande. Populli ynë nuk është qytetar i dorës
së dytë.
Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e
Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)
Shtutgart, Gjermani
12 Prill 2025