Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reagim nga Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin dhe Bashkimin Kombëtar

| E shtune, 12.04.2025, 02:52 PM |


Pamje tejet provokuese nga Mali i Zi në trojet tona shqiptare – një tjetër akt sfidues që cënon identitetin dhe historinë tonë kombëtare

Reagim nga Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

Shtutgart, Gjermani


Deklaratë Publike

Reagim ndaj aktit provokues të Komunës së Plavës dhe thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare


Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK), me seli në Shtutgart, Gjermani, reagon me shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj vendosjes së një tabele nga Komuna e Plavës, e cila paraqet qytetin e Pejës si pjesë të Serbisë – një akt i papërgjegjshëm që cenon rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe fyer identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë.

Ky veprim nuk është vetëm një provokim i qëllimshëm me përmasa politike, por përbën një rrezik real për krijimin e tensioneve ndëretnike në rajon. Përmes simbolikës së tillë, jepet mesazhi se institucionet shtetërore të Malit të Zi i nënshtrohen narrativës nacionaliste serbe, duke injoruar tërësisht realitetin politik dhe juridik të pas pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Federata jonë shpreh mbështetjen e saj të plotë për qytetaren shqiptare Kaltrina Hoti, e cila reagoi në mënyrë të hapur dhe të guximshme ndaj këtij akti fyese dhe kundër dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Në vend që zëri i saj të dëgjohej dhe shqetësimi i saj të merrej seriozisht, Kaltrina u përball me akuza të padrejta për “nxitje të urrejtjes” – një përpjekje e qartë për të heshtur të vërtetën dhe për të frikësuar çdo zë kundërshtues shqiptar në Mal të Zi.


Thirrje për Zgjim dhe Përgjegjësi Kombëtare

Federata jonë i bën thirrje:


Mesazh për Diasporën dhe Elitën Shqiptare

I bëjmë thirrje elitës shqiptare në mbarë botën: mos heshtni! Kjo nuk është një çështje lokale, por kombëtare. Kjo është një betejë për dinjitet, të drejtë dhe identitet. Kaltrina Hoti është zëri i shumë shqiptarëve që nuk kanë mundësi të flasin. Ne nuk mund t’i lëmë vetëm.


Mjaft më me heshtje. Mjaft më me neglizhencë.

Sot, më shumë se kurrë, kërkohet unitet, vigjilencë dhe veprim.
Tokat tona nuk janë objekt propagande. Populli ynë nuk është qytetar i dorës së dytë.

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

Shtutgart, Gjermani
12 Prill 2025