Mendime
Kasam Shaqirvela: Nuk zhbëhet gjuha e lashtë
E merkure, 16.04.2025, 06:54 PM
NUK ZHBËHET GJUHA E LASHTË
Nga
Kasam Shaqirvela
I
nderuari miku im i penës, studiuesi dhe qëmtuesi i çështjes kombëtare, e cila
ka për bosht shqiptarizmin, vertebrën e vetme të gjallimit tonë, pa shkëputje,
duke filluar që nga lashtësia me pellazgët pastaj me ilirët përmes antikës e
mesjetës, arbërit mesjetë e rilindjes kombëtare deri te shqiptarët sot e
mot...që i lidh një gjuhë, pashkëputshëm, ajo hyjnore qysh nga Hyji Thot, deri
te Shqipja sot...!
As
Vehbitë me vehabizmat, as greko-ortodoksizmat, as serbo-sllavizmat, as
turko-arabizmat, bashkë me Kuajt e Trojës, nuk do ta zhbëjnë gjuhën e lashtë
shqipe dhe identitetin e shqiptarit; arbër-ilir-pellazg,.. këtë e tregon me
fakte e art-fakte arkeologjia që na e ruan në gjirin e vet mëma Tokë
Gea(Dhea-Dea) jonë hyjnore, ku Ati Diell lind e perëndon Trojeve Arbërore, dhe kësaj udhe kanë shkelur e shkelin
qëndryeshëm çeta profetësh si: historianë
e gjeografë, gjuhëtarë e filozofë, iluministë e shkrimtarë, studiues
albanologë më në zë gjithandej globit, më
shumë të huaj por edhe shqiptarë..,me mija vjet epokë me të vërtetën
shqiptare nën sjetull, dhe epin botëror që sot mësohet lindje-perëndim e
veri-jug , epi si: Ilijada, Odiseja....ku Homeri i këndoi në gjuhë t'nanës, në
atë pellazgjishte-ilirishte tonën, e që "akademikët", zyrtarë e
mësojnë e dinë por e tjetërsojnë sipas urdhrit të padronëve të tyre dashakeqas
e dëmtues shekullorë të Kauzës Shqiptare...!
Kush
flet keq dhe me mospërfillje për figurat e "Rilindjes Kombëtare
Shqiptare", iluminizmit më të
ndritur shqiptar..., ai, ajo, ata, ato ... tregojnë haptas se janë në shërbim
vazal, të shitur te armiqtë e kombit shqiptar dhe ata/ato e kanë vënë në ballë
vulën e tradhëtisë kombëtare,...
E
mbajtshin me shëndet!
*Një
fjalë e popullit thotë:
"
Nuk zehet Dielli me shoshë"