Mendime
Florim Zeqa: Pengmbajtësit e shtetit!
E shtune, 26.04.2025, 06:52 PM
Pengmbajtësit e shtetit!
Nga Florim
Zeqa
Repriza
e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend. Ngërçi në Kuvend po nodhë jo
për shkakun e parimeve politike, por të tekeve dhe inateve personale mes
shefave të bandave partiake në Kuvend!
Repriza e gjashtë, turpi
i gjashtë i deputetëve në Kuvend
Përgjegjësia për moskonstituimin e
Kuvendit fillimisht bie mbi atë që e ka shumicën parlamentare ne Kuvend, pastaj
edhe ndaj secilit subjekt politik të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.
Edhe pas përpjekjes së gjashtë, rezultati
mbeti përseri i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Pozicionime të njëjta, qëndrime të
njëjta dhe prononcime të njëjta partiake pas seancave me rekomandim të liderëve
partiakë!
Problemi i ngërçit politik në Kuvend nuk
është tek kandidatja e propozuar nga partia fituese, Albulena Haxhiu, por tek
inatet personale të rivalve politik ndaj Albin Kurtit, i cili, dorën në zemër,
i ka irrituar me gjuhën fyese gjatë fushatës zgjedhore dhe injorancën e
përseritur pas fushatës!
Për fat të keq, sjellja injoruese e Albin
Kurtit ndaj deputetëve të partive tjera dhe gazetarëve vazhdoi edhe në seancën
e fundit, të 25 Prillit 2025!
Mbase ky ishte shëmbulli më i keq i një
lidershipi shtetërorë!
Tashmë kjo bllokadë politike nuk mund të
tejkalohet pa marrëveshje mes subjekteve politike parlamentare për zhbllokim e
konstituimit të Kuvendit ose për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Zgjatja e barrikadimeve për interesa
partiake, përveç bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
e ka vënë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit në përgjithësi!
Pozita dhe opozita po e
humbin besimin e qytetarëve
Gjendja katastrofale e krijuar në vend,
si pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm, ka bërë që populli mos t'u besojë
më këtyre partive politike.
Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi
rënie drastike të numrit të votuesve në zgjedhje, pasi qytetarët nuk po kanë më
për kë të votojnë. Në mendjen e popullit është krijuar bindja se kush më pak e
kush më shumë, të gjithë që merren me politikë, janë mashtrues dhe intrigantë,
janë hajna dhe kusarë politikë, derisa inteligjenca e pastër ka mbetur në
heshtje dhe e përgjumosur.
Vërtetë kjo klasë politike tejët e
konsumuar, elektoratin po e përdorin vetëm si objekt përgjatë fushatave
zgjedhore, për t'ua grabitur besimin, përkatësisht votën e tyre.
Të gjithë liderët e subjekteve politike,
pa dallim, janë shndërruar në uzurpatorë të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë
së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë sinonim i së keqës, i korrupsionit, krimit
të organizuar, zhvatjes së pasurisë shoqërore (shtetërore) duke e shndërruar
Kosovën e pasur me resurse të shumta natyrore një vend të varfër dhe të
pashpresë për të jetuar në të.
Shtetin e shpëton vetëm
një alternativë e re politike
Padrejtësisht është krijuar bindja tek
një pjesë e opinionit publik, se nuk kemi njerëz më të mirë për politikë nga
këta që i kemi aktualisht.
Kosova ka njerëz të pastër dhe të
guximshëm, prapa të cilëve do të rreshtoheshin shumica e qytetarëve pa pikë
hezitimi, por dikush ndër më të guximshmit duhet ta merrë stafetën në dorë dhe
të niset përpara.
Unë personalisht jam i gatshëm të marrë
besimin e qytetarëve dhe t'iu nënshtrohem kërkersave të tyre, me nder dhe
përgjegjësi të lartë morale dhe juridike, me transparencë të plotë dhe
llogaridhënje për çdo veprim politik dhe çdo cent të buxhetit të shtetit!
Vullneti i qytetarëve të Kosovës për
kthesë pozitive, jo vetëm që ekziston, por thërret si kushtrim në ndërgjegjen e
atdhetarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Mjafton vetëm
iniciativa e shëndoshë e bazuar në vlera njerëzore, në atdhedashuri e moral
njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keqqeverisjes tash e sa
vite ne Kosovë.
Secili mund të japim diçka nga vetja jonë
për Republikën e Kosovës. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bëjmë
ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit
e shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.
Prandaj, vendit urgjentisht i duhet një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave kombëtare për largimin e këtyre kusarëve politikë nga skena politike!