Mendime
Artur Krasniqi: Në Kaçanik ishte planifikuar vrasja e Xhorxh Bushit
E enjte, 24.04.2025, 06:59 PM
Muhamet Lika - Hero i Kosovës
Artur Krasniqi:
Jam
i tronditur, ashtu si shumica e shoqërisë sonë, nga ngjarjet e fundit në
Kaçanik. Shteti ynë është në rrezik serioz, dhe e ardhmja e shoqërisë po
kërcënohet thellësisht. Që nga viti 2000, koha e pasluftës, kam punuar në
Kaçanik, në bashkëpunim me Komunën dhe
organizata suedeze e amerikane.
Në vitin 2005, ndërtesën e qendrës sonë e pati inauguruar ish-kryeministri Bajram Rexhepi . Në atë
kohë, ai e shihte ekstremizmin fetar në Kaçanik një kërcënim serioz, ngjashëm
si në Mitrovicë, ku kishte shërbye si kryetar i Komunës. .
Gjatë
gjithë këtyre viteve, atje kam parë e dëgjuar për rritjen e ekstremizmit dhe
lidhjet e tij me eksponentë të pushtetit lokal dhe me individë me ndikim në atë
qytet. Populli i Kosovës është i njoftuar me aktivitetet e kampeve militante në
malet e Kaçanikut. Po ashtu është e ditur se kur presidenti Xhorxh Bush po e
vizitonte Tiranën për të shpallur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës ne 2006,
nga Kaçaniku ishte planifikuar vrasja e tij. Ndërkohë që bota po festonte një
hap historik për Kosovën, në Kaçanik përgatitej një akt që do të fundoste
përgjithmonë të ardhmen tonë. Falë Zotit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me
inteligjencën amerikane pati reaguar me kohë.
Por,
gjithë kjo nuk e ndali problemin. Përkundrazi, shpërthimi i luftës në Siri e
riaktivizoi atë. Një grup nga kjo zonë tashmë ishte përfshirë në luftërat e
huaja. Kaçaniku u kaplua nga frika. Sa herë që militantët “ktheheshin për
vizita”, në qytet sundonte frikë. Njerëzit mbylleshin brenda.
Ne
kemi marrë vazhdimisht kërcënime. Fëmijët dhe të rinjtë frikësoheshin të
merrnin pjesë në aktivitetet tona. Qendra jonë u detyrua të zhvendosej për
shkak të presioneve.
Më
2019, një ish zyrtar i lart i një agjencie te inteligjencës amerikane, si dhe
zyrtarë të ambasadave të akredituar në vendin tonë, e vizituan Kaçanikun. Patën
zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe klerikë fetarë. Por,
askush nuk fliste hapur. Të gjithë e mohonin ekzistencën e problemit duke e
konsideruar si të izoluar, ndërkohë që popullata jetonte nën ndikimin e
luftëtareve të Sirisë.
Kam
sfiduar shumë zyrtarët lokalë duke iu shpjeguar se të jesh i Krishterë në
Kaçanik nuk përbën vepër penale. Si të vetmit të krishterë në atë qytet, herë
pas here, jemi alarmuar nga KFOR-i Amerikan për një gjendje të rrezikshme. Në
rihapjen e qendrës sonë në vitin 2019, morën pjesë komandanti i ushtrisë
amerikane, ish-presidentja Jahjaga, kryetari i komunës dhe zyrtarë të tjerë.
Por, klerikët fetarë nga kjo komunë e patën refuzuar ftesën, ndonëse ajo vite
nga vetë Ambasada Amerikane e do të cilësohej si një gjest i mirë.
Kur
në mars 2024 u dogj Gjykata e Kaçanikut, reagimi institucional ishte thuajse
inekzistent. Procedurat u heshtën. Dështim i shtetit; dështim i organeve të
drejtësisë e të sigurisë në mungesë provash ndonëse Kaçaniku e di.
Lirimi
i një të burgosuri të njohur tash se fundi u bë pika e kthesës për forcat
radikale. Rrjedhimisht, tani Kaçaniku e ka një “hero” të ri; një martir të një
ideologjie të rrezikshme dhe një brez të ri që po riformohet në burgje përmes
“mësimeve fetare“ kinse deradikalizuese të financuara nga shteti përmes fondeve
të USAID-it; një absurditet i papërballueshëm.
Kjo
situatë është alarmante. Kosova e dha edhe një hero që u vra z. Muhamet Lika
duke mbrojtur rendin kushtetues – jo në veri, por në jug në shtetit.
Presidentja duhet ta shpallë këtë burrë hero. Ai u vra për vlerat që Kosova po
përpiqet t’i mbrojë.
Sot
nuk mund t’u themi partnerëve tanë ndërkombëtarë se “e kemi kaluar këtë fazë”,
sepse realiteti është ndryshe. Kjo situatë po e lëkund themelin e shtetit tonë.
Në
këtë situatë që po na rrëshqet nga duart, disa hapa duhet të ndërmerren me
urgjencë:
-
Media ka një përgjegjësi të madhe kombëtare. Ato duhet urgjentisht ta
ndryshojnë qasjen ndaj çështjes së ekstremizmit me bazë fetare.
-
Duhet të hartohet një plan kombëtar për deradikalizimin, që nga shkollat. Duhet
të përjashtohen menjëherë mësuesit që përhapin doktrina antikushtetuese.
-
Akademia dhe intelektualët e këtij vendi duhet të ngrihen dhe të flasin qartë
për të ardhmen dhe orientimin e vendit tonë.
Po
e përfundoj postim me një thirrje të Hasan Prishtinës që sot duhet të na jehojë
në ndërgjegje:
“Para
së gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe keni parasysh gjithnjë atë kur
jepni mendimin tuaj”.
Gjeneratat
e reja meritojnë një Kosovë të lirë, demokratike dhe të sigurt të lirë nga
frika e njerëzve me frustrime fetare por që e predikojnë dashurinë e faljen e
Zotit.
Marrë
nga https://www.facebook.com/artur.krasniqi2