Mendime
Skender Jashari: Institucionet e Republikës së Kosovës sërish s’po e luftojnë meritorisht terrorizmin isislamik
E diele, 27.04.2025, 06:59 PM
Institucionet e Republikës së Kosovës sërish s’po e luftojnë meritorisht terrorizmin isislamik
Nga
Skender Jashari
Vetëm
pasi ndodhin raste kaq të rënda si akti terrorist i vrasjes së policit të
Kosovës, atëherë vehet në veprim sa për sy e faqe. Kishim lexuar dhe dëgjuar për vrasjen e
policëve të Republikës së Kosovës nga grupet terroriste serbe, në veri, siç
ishte rasti i vrasjes së Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut. Pas dështimit të
përpjekjeve të grupeve kriminalo-terroriste serbe në veri të Kosovës që të
operojnë dhe shtrirjes së sovranitetit të Republikës së Kosovës, duket sheshazi
që Serbia angazhoi grupet terroriste isislamike për të kryer akte terroriste
isislamike brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Urgjentisht,
efektivisht dhe me kordinim të brendshëm dhe sidomos ndërkombëtar do duhej që
çdo institucion i Republikës së Kosovës, në nivele të ndryshme qoftë qëndrore a
lokale të ndërmarr veprime efikase kundër çdo forme të terrorizmit. Në
doktrinat e agjenturave parashihet që indoktrinimi mund të arrihet nëse
vazhdimisht për 3 vite arrihet të ndikohet në një person. E kjo më së lehti
arrihet sidomos në grupmoshat e reja. Tashmë shohim që edhe në Republikë të
Kosovës është krijuar një masë kritike e të radikalizuarëve, ekstremizuarëve
dhe terroristëve isislamik.
Skema
ka qenë e qartë që në fillim, Serbia përmes tre boshteve vepron në drejtim të
isislamizimit të Kosovës. Njëri bosht, përmes Novi Pazarit në drejtim të
Mitrovicës dhe përfundon në Prishtinë, degë e këtij krahu në drejtim të Pejës
dhe Gjakovës- përfundon në Prizren.
Boshti tjetër përmes Luginës së Preshevës, me njërën degë përmes
Gjilanit deri në Prishtinë dhe dega e dytë e saj nëpër Ferizaj deri në Prizren.
Boshti tjetër përmes Shkupit dhe Kumanovës nëpër Kaçanik me tre degë, nëpër
Ferizaj-Gjilan, dega tjetër Kaçanik në drejtim të Prishtinës dhe dega e fundit
nëpërmes Kaçanikut për në Prizren.
Figure
1. Paraqet drejtimet dhe intensitetin e
veprimeve të radikalëve, ekstremistëve dhe terroristëve isislamik të lidhur me
Serbinë.
Absurditetet
që akoma shihen përfshirë edhe në këtë rast të aktit terrorist isislamik të
vrasjes së policit Muhamet Lika dhe në raste të tjera janë:
1.
Institucionet politike, zyrtarët politik dhe partitë politike kanë pasur një
heshtje mortore ndaj fenomenit të terrorizmit isislamik. Madje dy mandatet
zgjedhore të fundit, kanë flirtuar dhe bashkëpunuar me subjekte fizike e më
rrallë edhe juridike( organizata) të dyshuara për lidhje me terrorizmin
isislamik. Gjithashtu kanë “peshkuar” elektorat të tillë nga masa e radikalëve,
ekstremistëve, terroristëve isislamik dhe atyre që e quajnë veten musliman.
2.
Përfshirja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në hetimin e këtij
rasti-për habi kjo nuk ndodhë. Edhe pse kemi parë edhe arrestime të reja në lidhje
me këtë rast, shihen sheshazi edhe këto mangësi:
a.
Cilësimi juridik e vrasjes së policit, është absurde që mos të cilësohet akoma
akt terrorist sepse: është kryer nga një grup terroriste islamike, është kryer
me motiv terrorist islamik. Derisa disa nga terroristët bëjnë thirrje edhe për
vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.
b.
Mos ndjekja penale e dy zyrtarëve policor, varësisht nga provat dhe dëshmitë,
por së paku për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar e deri për ndihmë
në kryerje të veprave terroriste( pasiqë ka prova të pakontestueshme që këta dy
zyrtarë kanë ndihmuar terroristët pas kryerjes së veprave terroriste).
c.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e ka obligim ligjor të përfshihet
në raste të tilla, sepse parashihet dënimi me më shumë se 10 vjet burgim, vepra penale ndodhë në zona të ndryshme të
Kosovës, që mund të bie nën kompetencën e territorit të gjykatave të ndryshme e
deri disa nga terroristët bënin thirrje edhe për vepra penale lkundër rendit
kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;
3.
Fatkeqësisht u vërtetu që zyrtarët policor( dy të tillë: si Jaser Jaha shef i
Njësisë Operative dhe Jalldëze Krasniqi mbikëqyrëse e Njësisë për Ndërlidhje me
Gjykatat), kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme terroristët e grupit terrorist
isislamik. Pos suspendimit të tyre nuk ka asgjë më shumë, e nuk ndiqen
penalisht për një mori veprash penale. Shifra të policëve, prokurorëve dhe
gjykatësve të përfshirë në forma të ndryshme në mbështetje të terroristëve
isislamik, është alarmante.
4.
Fatkeqësisht u vërtetu, që edhe djem të policëve, janë të dyshuar për
veprimtari terroriste dhe kryerje të akteve terroriste. Pos verifikimit të
armës, asgjë më shumë nuk është ndërmarrë ndaj policit. Nuk ka asnjë kontrollë
efektive të brendshme ndaj sjelljeve të policëve, e as në rekrutimin e policëve
të rinjë.
5.
Fatkeqësisht u vërtetu që terrorist isislamik kanë lënë punën në Forcën e
Sigurisë së Kosovës, për t’iu përkushtu veprimtarive terroriste isislamike. Asnjë
verifikim për shkaqet e pushimit nga puna, e as asnjë verifikim paraprak për
mos pranimin e rekrutëve të rinjë, me rrezik potencial për degradim të tyre në
radikalizëm, ekstremizëm e terrorizëm isislamik.
6.
Fatkeqësisht u vërtetu që ka edhe gjykatës dhe prokuror në këto institucione,
që terroristët e tillë i kanë liruar( 4 prej tyre në rastet e shpërndarjes së
propagandës terroriste isislamike kundër festës së vitit të ri dhe aktit
terrorist të djegëjes së pemës së vitit të ri dhe 3 prej tyre të dyshuar për
aktin terrorist isislamik të djegëjes së Gjykatës Themelore në Ferizaj). Akoma
ndaj tyre asnjë veprim ligjor nuk është ndërmarrë.
7.
Tashmë është faktu ekzistimi i grupit terrorist isislamik në Kaçanik. Në fakt
ka edhe disa dhjetëra grupe të tilla terroriste, që kanë kryer veprime
terroriste isislamike qoftë në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e
Veriut, në vendet perëndimore etj. Asnjë deri më tash nuk është ndjekur
penalisht. Por akoma:
a.
Nuk janë ndjekur penalisht të gjithë pjestarët e grupit të tillë terrorist
isislamik. Derisa veprimtaria e tyre terroriste isislamike, është
intensifikuar, nëse përcjellen rrjetet sociale, që pjestarët terrorist të këtij
grupi i kanë shfrytëzuar. P.sh: kanë filluar glorifikimin e këtyre terroristëve
të arrestuar e deri tek forma të tjera të presionit terrorist isislamik kundër
Institucioneve të Republikës së Kosovës.
b.
Nuk janë ndjekur penalisht asnjë grup tjetër terrorist isislamik që ka
propagandu propaganda terroriste islamike, propagandë terroriste isislamike në
lidhje me Gazën ; propagandë terroriste isislamike anti-semite; propagandë
terroriste isislamike të “vëllazërisë muslimane” etj.
Çfarë
do të presim në përfundim të këtij rasti? Si më parë, edhe tash. Një proces
gjoja ligjor, me disa të burgosur me dënime qesharake, të cilët pas disa vitesh
sërish do jenë në liri, për të vazhduar edhe më të profesionalizuar
veprimtarinë terroriste isislamike. Kjo praktikë është prezente që nga
arrestimet e hoxhallarëve të dyshuar për terrorizëm dhe terroristëve isislamik
si Luftëtarë të Huaj Terrorist në vitet 2016 e pas.
Më : 25.04.2025.
Skender Jashari i
burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në
Dobrosin, komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e
marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.