Mendime
Nikoleta Kovaçi: Mos thoni që s`dimë kë të zgjedhim...
E merkure, 30.04.2025, 06:59 PM
Mos thoni që s`dimë kë të zgjedhim...
Nga
Nikoleta Kovaçi
Ja
ku e keni! Asht këtu! Quhet Erisa Bajaziti! E qetë, e qeshur, e ditun,
kurajoze, vitale, e dashtun, fjalësaktë e fjalëduhun!
E
qetë, sepse Erisa njeh veten, di udhën që e çon kah e vërteta, di arsyen pse
gjendet në Shqipninë e saj, në dhimbjen e saj, në gëzimin që don me ia dhanë
çdo qenieje që e takon.
E
qeshur, sepse Erisa do thelbin e shkakut që të çon tek e qeshura, ajo e
shpirtit e jo e dukjes, sepse do kuptimin ma fort se gjithçka tjetër që nuk
asht kuptim.
E
ditun, sepse Erisa e ka pasë lajtmotiv, e ka pasë udhërrëfyes kah e vërteta,
kah ai shteg që e ka lavrue në dhena të huaja, por me sytë e mendjes e zemrës
kah Shqipnia, se e ka ditë që nji ditë dheu amë asht pragu që e pret (siç pret
me qindra e mijëra shqiptarë, që për politikën janë diasporë, emigrantë,
refugjatë po për ne janë; babë, nanë, vëlla, motër, djalë, vajzë, zemër, shpirt
e gjak bashkë)
Kurajoze,
sepse Erisa rikthehet me idealet e nisjes së jetës, rikthehet me shpresat ditës
kur nisi të kujdesej për marrjen e dijes në zemrën e qytetnimit, atij qytetnimi
në emën të të cilit na hakërrehen pasaporta e premtime, na kërkohen symbyllje e
veshmyllje.
Vitale,
sepse Erisa e di se Shqipnia ka nevojë për njerëz të tillë, se Shqipnia asht vendi
ku jeta merr kuptimin ma hyjnor se në çdo tokë tjetër, ani pse mundet me kanë
parajsë, tue u krahasue me ne.
E
dashtun, sepse Erisa e ka forcë të mrendshme me e dashtë tjetrin, me e dashtë
të vërtetën, me e dashtë vendin, se pa ditë me dashtë thjeshtë e pa hile asht e
vështirë fort që një qenie me u quajt Njeri!
Fjalësaktë,
sepse Erisa e di peshën e Fjalës, e di peshën e germës, e di edhe peshën e
presjes dhe pikës, se gjithçka nis kah fjala, kah dalin tingujt e saj.
Fjalëduhun,
se Erisa e di se politika do fjalën që duhet thanë e jo ato të msuemet
përmendësh nga fjalori që rropatet zyrash të zaptuesve të dritës së këtij
vendi!
Hë,
e di, mbase shumëkush, sidomos zemërthyemit për pak oponencë, herë patronazhimi
e herë inati, do ta shohë si gjuhë poetike këtë përshkrim, se ky nuk asht
fjalori që mundet me përcjellë imazhin e një politikani të ri, të një kandidati
që synon apo premton! Po, mor, po, kandidati së pari duhet me kanë Njeri! Duhet
me kanë barometër për gjendjen e secilit, e jo veç me i dhanë dorën, me e
përshëndet, me e këqyrë njeriun si stilolaps që i duhet me vu nji shenjë te
emni jot.
Mbase
do t`iu zhgënjejë nëse iu them se Erisa nuk din me sha, nuk din me vjellë helm,
nuk din me mallkue, sepse fjalori i Erisës asht aq i pasun sa s`ka vend për
gjuhë rrugeqërish, hajvanësh, matrapazësh e mashtruesish. Erisa, asht model
tjetër; asht modeli që të ban me u ndal, me e dgjue e me iu gzue që don me kanë
me mue në këtë vend, ku vetja të duket se ki me mbet e fundit...
Erisa
asht nga ato rastet, që të lëkund edhe me kanë atje ku s`duhet..., kur mendon
se Shqipnia ka kaq nevojë për njerëz që marrin përsipër të thonë: Ky asht
vendim jem, kjo asht toka jeme, e unë due të kthehem këtu!
Erisa
asht këtu! Takojeni, flisni me të, sepse ajo din të dëgjojë si pak kush! Erisa
asht kandidatja që duhet kthye në model, në shumës, në frymë! Më premtoi që nuk
zmbrapset, që s`dorëzohet, se do të jetë këtu me ne e në Shqipninë tonë, që
hajna të mrendshëm e të jashtëm të mos na e bajnë dheun tonë të pajetueshëm!
_______