| E enjte, 01.05.2025, 06:53 PM |
Më 1 Maj zgjidhje ose dryrin Kuvendit!
Shkruan: Florim Zeqa
Serbët
kur janë në pyetje interesat e tyre nacionale bëhen bashkë si një trupë e
vetme, kurse neve shqiptarëve na bën bashkë vetëm intersi partiakë! Serbët i
bashkon interesi ndaj Kosovës, kurse neve shqiptarëve nuk na bën përshtypje
interesi i shtetit të fituar me gjakë dhe sakrifica të panumërta para interesit
personal dhe partiakë. Qysh
nuk po u vjen marre prej serbëve politikanë të mjerë!
E keni tepruar deputet
servil të liderëve partiakë
E gjitha çfarë po ndodhë në mbledhjet e
Seancës Konstituive të Kuvendit të Kosovës, më tepër është strategji e partive
parlamentare për të dëshmuar forcën ndaj njëra-tjetrës sesa vullnet për të ecur
përpara në krijimin e institucioneve të reja shtetërore.
Përplasjet mes VV-së dhe partive të tjera
po dëmtojnë funksionimin e Kuvendit, duke krijuar kështu një bllokadë të
qëllimshme, e cila po e bën të pamundur formimin e institucioneve të reja
shtetërore.
Edhe përkundër kërkesës së partive rivale
që të ndryshojë kandidatin, LVV-ja përsëri e propozojë Albulena Haxhiun për
Kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke e legjitimuar kështu dështimin e gjashtë
të saj në Kuvend!
Janë të pakuptimta akuzat e ndërsjella të
partive parlamentare. VV-ja po akuzon partitë e tjera për bllokadë të
qëllimshme të Kuvendit, ku ngjashëm po deklarohen edhe PDK-ja, LDK-ja dhe
AAK-ja për partinë e parë.
Opozitës i takon që ta bëjë hapin e parë
në konstituimin e Kuvendit, pastaj le t'i matin forcat me partinë fituese të
zgjedhjeve, por assesi nuk i takon të bllokojë në mënyrë të pandershme
zgjedhjen e Kryeparlamentarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.
Fundja, ky është obligim kushtetues i
deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin organet drejtuese të institucionit
legjislativ nga i cili po i marrin në mënyrë të padinjitetshme meditjet nga
buxheti i shtetit!
Në situatën e krijuar kanë mbetur vetëm
dy rrugë: zhbllokim ose shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme! Shpërbërja
eventuale e një Kuvendi të pakonstituuar do të ishte rast i keq dhe i
paprecedent, do të ishte alarm për proceset e ardhshme demokratike para të
cilave ndodhet vendi ynë!
Dështim pas dështimi kemi arritur në
përpjekjen e 9-të të 1 Majit për konstituimin e Legjislaturës së 9-të! Nëse
edhe në seancën e ditës festive dështojnë depuetetët në konstituimin e organeve
drejtuese, Kuvendit duhet t'i vihet dryri që të mbrohet nga abuzimi i
mëtutjeshëm i politikanëve të papërgjegjshëm!
Florim
Zeqa, 29.04. 2025