E diele, 04.05.2025, 11:58 PM (GMT+1)

Mendime

Dukagjin Hata: Intervistë me z. Lavdrim Puci, kandidat i PSD

E diele, 04.05.2025, 06:41 PM


Intervistë me z. Lavdrim Puci, kandidat i  PSD, i vetmi kandidat nga Dibra në qarkun e Tiranës

Ka ardhur koha që politika të prekë pritshmëritë dhe të kurojë plagët e njerëzve

Nga Dukagjin Hata

Pyetje: -Pse kandiduat në emër të PSD, çfarë përfaqëson kjo parti sipas jush?

Përgjigje: Unë besoj tek vlerat dhe alternativa socialdemokrate, e cila edhe në Europë dhe kudo në Botë ka treguar se di të prekë pritshmëritë njerëzore, të kurojë plagët dhe të frymëzojë shpresën për një jetë më të mirë. Në Shqipëri, kryetari i PSD, z. Tom Doshi është një biznesmen i fuqishëm, që ka treguar me punë e vepra shpirt solidariteti dhe humanizmi, së pari, në raport me punonjësit e tij e më tej me anë të platforms politike të partisë që drejton. Sot ka ikur koha e ideologjive majtiste e të djathta dhe ka ardhur koha që politika të prek shpirtin e njerëzve dhe të krijojë ura bashkëpunimi me të gjitha shtresat e shoqërisë. Këtë bën PSD dhe këtë synoj të bëj unë nëse ulem në Parlament.

Pyetje: Si biznesmen, ju keni shprehur solidaritet me shtresat më të varfëra, duke ndihmuar me ushqime dhe produkte të tjera shumë njeréz e grupe sociale në nevojë. A mendoni se, si deputet, duhet ta ngreni zërin për një shtet human, ku askush të mos ndihet i kërcënuar nga barra e mbijetesës?

Përgjigje: Pyetje shumë e drejtë. Unë e kam në gjak humanizmin, nuk e kam bërë kurrë për dukje e bujë, por se ashtu e kam në gen. Ka ardhur koha që këtë ta bëjë Shteti, ta bëjnë institucionet e të drejtës qytetare, ta bëjë Kuvendi i Shqipërisë, me ligje, që të garantojnë jetën, mirëqënien dhe shëndetin e çdo qytetari.

Unë do të jemë aty, në atë Kuvend pluralist, për të çuar zërin e më të varfërve, më të pamundurve, të cilët ka ardhur koha të ndihen realisht të përfaqësuar e jo sa për fasadë...

Pyetje: Ju jeni i vetmi kandidat nga Dibra në Tiranë i spektrit të majtë. A mund të thoni diçka në lidhje me këtë?

Përgjigje: Po, ashtu është dhe ndihem thellësisht krenar. Dibranët janë, si të thuash, bashkëthemelues tëTiranës dhe pjesë e fuqishme integruese e kryeqytetit shqiptar. Ata janë një komunitet me tradita mikpritje, bese e  bujarie, nga të cilët mund të mësonin gjithë komunitet e tjera. Dibra ka pasur një histori të denjë për t'iu rrëfyer brezave dhe ka një përditshmëri krenare, ku burrat dhe gratë e saj përcjellin vlera e qytetari tek të gjithë.

Dibranët kudo ku punojnë e jetojnë, nëTiranë e në metropolet e tjera shqiptare dhe të Perendimit, tregojnë se janë qytetarë model dhe ata meritojnë të përfaqësohen nga një politikë modele dhe politikanë modelë.

Pyetje: Ku qëndron e veçanta e programit tuaj politik, çfaré premtoni ju të bëni ndryshe nga të tjerét?

Përgjigje: Si person, premtoj se po u ula në Kuvendin e Shqipërisë do të jemë një zë I fortë, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave qytetare. Këtë kam  bërë gjithmonë në punën time, qoftë si biznesmen, qoftë si kontribues në administratë, kudo që kam punuar. Aq më shumë, shumë më tepër, do të kemë mundësi që të bëj si ligjvënës, në tempullin e Legjislativit shqiptar.

Si parti, PSD ka një program të shkëlqyer, konkret dhe efikas, që nuk e ka asnjë parti politike. Ne premtojmë se nuk do të ketë asnjë pension nën 190 euro, ndihmë ekonomike jo mëpak se 220 euro, ulje të çmimeve të produkteve të shportës, duke hequr taksën e qarkullimit mbi kaburantin, çfarë i sjell çdo familje shqiptare një kursim prej 400 euro në vit. Do të japim mbështetje seriozepër çdo fermer, sipas standardeve europiane. Do të ofrojmë mjekim dhe trajtim dinjitoz për çdo të sëmurë, veçanérisht për moshat e treta, që për fat të keq, nuk gëzojnë përkujdesjen e duhur shtetërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Vetëm kjo asht Shqipnia e Gjergj Kastriotit Luan Asllan-Dibrani: Bllokadë, frikë dhe hipokrizi: Opozita që i trembet lirisë Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik Idriz Zeqiraj: Maskarada kuvendore turpëron opozitën Kalosh Çeliku: Edukimi i fëmijëve në duart e partive politike - fetare Florim Zeqa: Më 1 Maj zgjidhje ose dryrin Kuvendit! Luan-Asllan Dibrani: Pengmarrja e Shtetit nga Pseudo-Politikanët Nikoleta Kovaçi: Mos thoni që s`dimë kë të zgjedhim... Fahri Xharra: Një perlë e re e autorit të "Misionit rus" Klajd Kapinova: Lufta Europiane 1939-1945 dhe Adolf (Hitler) Schrittelmayor (1889-1965) jetoi gjatë, pas ikjes se tij në Amerikën Latine Eshref Ymeri: Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës Llesh Ndoj: Udhëtimi im “dy në një”… Albert Zholi: Vladimir Mici - Nëse qeveritë do të kishin prioritet arsimin ai duhet të ishte i stimuluar në fonde Aurel Dasareti: Në politikën shqiptare ka shumë burra të mrekullueshëm të të dy gjinive Rrezart Kalaja: Islamizmi Radikal Politik si Organizatë Terroriste në Kosovë dhe Rajon Rrezik për Kombin Kristaq Turtulli: Burgu ka dy dyer, vdekja një! Florim Zeqa: Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund! Skender Jashari: Institucionet e Republikës së Kosovës sërish s’po e luftojnë meritorisht terrorizmin isislamik Kalosh Çeliku: Shteti shqiptar ende është larg Sevdail Hyseni: Ismail Ismaili - 15 vite në shërbim të vlerave socialiste dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës në Zvicër

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx