E shtune, 03.05.2025, 08:13 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik

E premte, 02.05.2025, 06:55 PM


Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik

Nga Gjon Keka

Është për të ardhur keq kur merrë lajme të këqija për atdheun tënd, për shtetin tënd, aq më tepër kur dihet se Kosova ka sakrifikuar aq shumë për lirinë e saj, e në kuadër të kësaj edhe për lirinë e mediave, të mendimit të lirë kritik, të besimit etj. Paramendoni jemi në vitin 2025 dhe Kosova në vend se të ngritet si për nga lira e brendshme, ajo e mediave ,besimit dhe mendimit kritik ,ajo ka rënë poshtë e më poshtë, kjo tregon imazhin e keq të qeverisjes dhe të pushtetit që nuk din me komuniku me media, nuk din me pranu kritikën dhe si duket nuk e njeh thelbin e lirisë së vërtetë.

Nuk mund të zhvillohet dhe forcohet një shtet nëse nuk e ka lirinë si kryefjalë dhe kryevepër të përditshme, pra nuk e mbronë lirinë e fituar me gjak, lirinë e qytetarit të saj, lirinë e mediave, të demokracisë, të besimit dhe të mendimit kritik. Pushtetarët dhe partia që vetë është në pushtet si dhe simpatizantët e saj në vend se lirinë ta bëjnë bukë të përditshme, ujë që i freskon pemët e lirisë dhe të jetës së shtetit ata ia kanë mbyllë frymën dhe nuk po e lënë të merrë rrezet e diellit të këtij shekulli. Rrezet e lirisë dhe të pavarësisë ose duhet të lulëzojnë sëbashku ose shteti një ditë bie ne humnerë dhe nuk ka të ardhme të sigurtë.

Koha që në Kosovë të ndryshojë qasja qeverisëse, të ndryshojë poashtu edhe mënyra e artit të qeverisjes dhe udhëheqjes, sepse po shihet qartë se sa poshtë, se sa keq dhe se sa është e mbyllur me anë të sanksioneve dhe të mungesës së lirisë e pasigurisë shteti i Kosovës krahas botës së lirë dhe demokratike e të civilizuar.

Po e përmbyll këtë shkrim të shkurtër me fjalët e presidentit të 32 amerikan Franklin D. Roosevlet:

„Liria e ndërgjegjes, liria e edukimit, liria e fjalës dhe liria e tubimit janë ndër themelet e demokracisë, dhe të gjitha këto do të hiqeshin nëse ndonjëherë liria e shtypit do të sfidohej."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Maskarada kuvendore turpëron opozitën Kalosh Çeliku: Edukimi i fëmijëve në duart e partive politike - fetare Florim Zeqa: Më 1 Maj zgjidhje ose dryrin Kuvendit! Luan-Asllan Dibrani: Pengmarrja e Shtetit nga Pseudo-Politikanët Nikoleta Kovaçi: Mos thoni që s`dimë kë të zgjedhim... Fahri Xharra: Një perlë e re e autorit të "Misionit rus" Klajd Kapinova: Lufta Europiane 1939-1945 dhe Adolf (Hitler) Schrittelmayor (1889-1965) jetoi gjatë, pas ikjes se tij në Amerikën Latine Eshref Ymeri: Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës Llesh Ndoj: Udhëtimi im “dy në një”… Albert Zholi: Vladimir Mici - Nëse qeveritë do të kishin prioritet arsimin ai duhet të ishte i stimuluar në fonde Aurel Dasareti: Në politikën shqiptare ka shumë burra të mrekullueshëm të të dy gjinive Rrezart Kalaja: Islamizmi Radikal Politik si Organizatë Terroriste në Kosovë dhe Rajon Rrezik për Kombin Kristaq Turtulli: Burgu ka dy dyer, vdekja një! Florim Zeqa: Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund! Skender Jashari: Institucionet e Republikës së Kosovës sërish s’po e luftojnë meritorisht terrorizmin isislamik Kalosh Çeliku: Shteti shqiptar ende është larg Sevdail Hyseni: Ismail Ismaili - 15 vite në shërbim të vlerave socialiste dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës në Zvicër Rrezart Kalaja: Nëse përsëriten zgjedhjet edhe njëherë në 2025 rezulton se AAK dhe Nisma nuk kalojnë Pragun Sylejman Salihu: Idriz Seferi dhe Beteja e Kaçanikut, 1910 Florim Zeqa: Pengmbajtësit e shtetit!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx