Mendime
Klajd Kapinova: Kur në vendlindje ende besojnë rrenën e krijueme nga historiografia marksiste
E marte, 06.05.2025, 06:55 PM
Kur në vendlindje ende besojnë rrenën e krijueme nga historiografia marksiste fatkeqsisht dje dhe sot
“Një luftë e brendshme e
organizuar dhe e armatosur, nëpër forcave politike e luftarake përfshirë edhe
masat popullore e shkatërrimtare. Ka edhe një simbolikë këtu (në kopertinë),
një fije shkrepëse, është simboli i zjarrit. Kur ta merrni librin, do të shihni
se aty është edhe koka e njeriut, sepse në këtë luftë civile u dogjën edhe
mijëra njerëz të pafajshëm. Nga një luftë kundër pushtuesve u tjetërsua ose
degjeneroi në luftë civile të përgjakshme në vitet 1943-1945 për pushtet e
komunizëm. Janë realizuar luftime frontale mes nacionalistëve e komunistëve,
masakra kolektive dhe me mijëra vrasje politike të paligjshme, pushkatim i
robërve të luftës, pushkatim i njerëzve të pafajshëm, tortura fizike, djegje
shtëpish dhe fshatrash, konfiskim i pasurive, mjafton të përmendim masakrën e
Devollit -e para që ka ndodhur pas Mukjes.” – Uran Butka, historian.
Nga
Klajd Kapinova
Atje
sot po vijon rutina e dërgimit të luleve fallco në vorrezat fallco ose boshe të
“deshmorëve” po vijon për inerci të mashtrimit me përkujtimin e tupshëm pa
pushim …
5 Maji 1945 (ose 9 maj 1945 si “fitorja” kundër nazizmit) nuk
asht dita e “deshmorëve” (arnaut dhe botnor), por Dita e Rrenave dhe e C’Burrnimit
të Luftës boshe të “shqiptarëve” Sanqo Panqo me mullinjt e erës.
Përmbajtja e Luftës së Dytë Botnore (L2B), gjithashtu ishte e manipulueme mjeshtërisht nga arkitektet komunistë, me metoda
arkaike alla turke. Atyne po vazhdohet tu vendosen lule fake tek varezat e tyre
boshe.
Lufta Civile në
Shqipni në vitet 1943-1945 dhe vijoi deri në vitin 1990. Ky
moment I zi dhe negativ historik i popullit shqiptar, ishte një konflikt i
armatosur, cili u zhvillua fatkeqsisht me ashpërsi njëkohsisht në një kohë ose
paralel me të ashtequajturës Luftës “Antifashiste” dhe “AntiNaziste” “Nacionalçlirimtare”
të shqiptarëve.
Kjo luftë civile mes shqiptarëve, u nxit dhe zhvillua e
ashpër midis Partisë Komuniste Shqiptare përmes të ashtëquajturës Lëvizjes
Antifashiste “Nacional-Çlirimtare” nga njëra anë dhe patriotëve të vërtetë si: Ballit
Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe krerëve nacionalistë pa parti të Veriut të
Shqipnisë nga ana tjetër.
Sikurse dihet konflikti i armatosur ishte një përballje
klasike midis dy rrymave politike shqiptare, të djathtës patriotike dhe të
majtës elstremiste bolshevike gjoja shqiptare.
Dhe
kur filloi dhe si mbaroi kjo dramë e turpshme historike?
Përplasja e armatosur ose konflikti i përgjakshëm zë fill pas
prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga ana e terroristëve manjakë bolshvikë të Partisë
Komuniste me urdhrin e emisarëve bolshevik jugosllavë të vendosur pranë tyre. Kjo
është lufta vllavrasëse më e
përgjakshme, që u shoqërua fatkeqsisht me
300 viktima të pafajshme, e cila përfundoi me fitoren absolute të kriminelëve të PKSH-së dhe
të ashtëquajturës LANÇ dhe vendosjen
përfundimtare të oktapodit të komunizmit të zi në Shqipni, që vazhdoi tësundoi me dorë të herkut deri në vitin 1990.
Të dhënat mbi të vrarët fatkeq dhe urdhëruesit drejtpëdrejtë
të viktimave, fillojnë me diktatorin manjak turko-arab Enver Hoxha dhe vijojnë
fatkeqsisht me mostrat e tjerë antinjerëzore të sprovuar në krime horror, si:
Mehmet Shehu, Shefqet Peçi etj.
Edhe “statusi” i të ashtëquajturve
“trima” ose “herojve”, që mbajnë fatkeqsisht ende sot “veteranët” e Luftës së
Dytë Botërore 1939-1945 është një Fake News dhe idiotësi po tipike e trushpërlarjes
nga ato që ribëjnë apo imitojnë këtë show propagandistik të ish estradave të
dikurshme boshe të Dullës së Gjinokastrës.
Dihet se popullsia e vendit
tonë në ato vite dhe mbas “luftës” nuk ishte më shumë se 900.000 banorë, duke përfshirë
apo numëruar këtu edhe delet dhe lopët e tyre të dobëta fizikisht…
Ajo që është edhe më e
keqja është se atyne “trimave’ mbi 110 vjec, sot po vazhdohet në mënyrë absurde
tu jepen pensione apo dëmshpërblim, duke harxhuar kot së koti miliona dollararë
prej shumë dekadash, për një “luftë” që se kanë bërë kurrë.
Dhe historia e tyre me përralla,
dokumentare të zbukuruara me hipërbolizime, filmave apo komedive pervese,
librave kilometrike me disa volume plot të mbushur plot me gënjeshtra bajate,
romaneve të shpërlara, novelave me “heronj” muskuloz, që nuk ishin në gjendje
të ngrinin të brendshmet e veta, tregimeve pa asnjë tematikë reale, por plot 100%
trillime bolshevike sovjetike, është ndërtuar dhe transmetuar deri më sot
vazhdimisht nga propaganda e madhe dhe e shfrenuar e kohës së Dullës…
Le t’a marrim më shtruar problemin
apo shqetësimin dhe t’i shtojmë historisë edhe faktet e pacituara dhe mohuara
më parë. Kështu qysh në fillim theksoj, se numëri i “dëshmorëve” i përdrur
vazhdimisht nga historiografia komuniste dhe pas saj është një hipërbilizim
tipik marksist, sikurse ndodhi rutinë në filmat e ish Kinostudios “Shqipëria e Re”, që ishin pjesë e vazhdueshme propagandistike
boshe 24/7/365.
Absurdi ka arritur kulmin,
sepse sot po vazhdohet për inerci të nostalgjisë komuniste te jepen ende benefice
financiare dhe këto përfitimet absurde garantohen nga ndryshimi i statusit të “veteranit”
pa veteran real. Edhe këtu komunistët në pushtet tesh 12 vjet (socialistët) përfititojnë
para “merite” të invalitetetit të përjetshëm kot së koti.
Numëri i “deshmorëve” të L2B
(WWII), ka qenë dhe është i ekzagjeruar maksimalisht. Kjo vlen fatkeqsisht edhe
për numrin e “veteranëve” ose “spartakëve legjendarë” kalimtarëve komunistë qylxhi,
që vazhdojnë të mjelin papushim si lopa bankat apo përfitojnë nga shteti budall
dëmshpërblimin kot së koti nga krijimi i statusit i tyre imagjinar. Shifra
numerike e ekzagjeruar e 28 mijë dëshmorëve të “rënë” gjoja në të
ashtëquajturën L2B, është një gënjeshtër e cmendur komuniste, që vazhdon të
luhet apo shitet hapur dhe ditën për diell si një “realitet” sot e kësaj dite.
Unë mendoj, se mund të
ketë ndoshta 8 ose 9 mijë “veteran” përfitues (mashtrues), që gjithsesi dalin
tepër dhe se lista e tyre imagjinare është e fryer me paramendem nga
sherrbudallët e kohës së kryekomandantit fodull Dullë. Edhe numëri i “varrezave”
në qytetet e Shqipnisë është i ekzagjeruar, me numëra “dëshmorë” fantazëm, që
nuk eksistojnë. Sot, gjithsesi për hir të verifikimit dhe saktësisë duhet të rinumërohen
të gjitha varret në “Varrezat” boshe të “Dëshmorëve të Kombit” atje në vendlindje...
Tallja si komedi
qesharake vazhdon cdo vit me 5 maj me lule dhe kurora pa erë, që Presidenti kukull i vendit vendos në emer të popullit, kur
ky i fundit nuk di ende se cila është dita e saktë “clirimit”
të vendit të tij dhe jo më sa ”deshmorë” apo “heronj të luftës” ka Shqipnia
sot.
Presidenti kloun i vendit
si një personazh i rëndomtë komedie shqiptare, nuk bën asgjë tjetër më mirë,
vecse si figurë numerike pa pushetet është i pari sot me 5 maj
vetëm në varrezat boshe, tek respektohet, kur duhet t’i vendos lulet Dullës bolshevik dhe të tjerëve aty, që dikur
vdiqen në shtrat jo mes plumbave në L2B.
Ky don kishot modern
nuk pyetet asnjëherë për të thënë të vërtetën mbi historinë, apo gjëra të tjera që përmban statusi i tij si “drejtues” i shtetit,
sepse ai si vlerë numerike nuk
pyetet as për osh as për balosh, sepse neo-komunisti Shalgjat e të sëmurë mendor kontrollon fatkeqsisht të gjithë pushtetet, në atë vend,
skllav me popullsi të lodhur dhe
nënshtruar prej frikës së tij…
Sot fatkeqsisht
Shqipnia ka shifra të fryra që
shkojnë deri në 56, 600 mijë individë,
të cilët sot kanë statusin e “veteranit” pa shkrehur asnjë pushkë në “luftë”,
kundër fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë. Ata janë “veteranë”, të
përcaktuar nga diktatura komuniste, vetëm pse kanë vra me urdhër nga lart (diktatura komuniste dhe socialiste)
bashkëkombasit e tyre antikomunistë. Qysh
nga viti 1994 dhe deri më sot në vitin 2025, kjo shifër është pak më e vogël).
Le të flasim me shifra
Dulla asokohe dhe
neo-dullat sot thonë se kemi 28 mijë
vetë (plus 56.300 sot si “veteranë”) gjoja kanë qenë “dëshmorë” (partizanë komunistë), pra bëjnë gjithsej
84 e 300 mijë vetë në total.
Nese kthehemi prapa në
kohën e L2B dhe të shohim me gjakftotësi na del se në histori kemi mësuar se e
ashtëquajtura “Ushtria” Nacionalçlirimtare e partizanëve ka pasur 70-75 mijë
vetë.
Sikurse shihet këtu na
dalin 9 mijë vetë ose “partizanë” më tepër. Po pse kaq shumë tani?! Cila është
gënjeshtra këtu: numri i “dëshmorëve” (partizanëve
komunistë) apo numri i “veteranëve” (po
komunistë, sot socialistë)!?
Sikurse shihet me
gjakftohtësi del se këtu nuk ka përputhje shifrash. Më e keqja është se këto
persona zambi sot duhet të jenë mbi 110 vjec! A ka të tillë zambi sot në
Shqipni me një shifër moshe kaq të madhe, duke ia kaluar edhe filmave të
famshme amerikanë me horror apo zambi!? Kjo vë në dyshim “luftën” e fryer me gënjeshtra
dhe zbukuruar me përralla propagandistike komuniste, sikurse edhe vetë
“clirimin” e shtetit amë asokohe.
Si shpiegohet fakti
absurd se ata (trim ate pilafit apo zogut) që dikur kanë qenë në “luftë”, janë
ende sot gjallë, kur dihet se mosha mesatare e shqiptareve është 70 vjec!? Kjo
tregon se s’ka pasur luftë asokohe, sepse “deshmorët” dhe “heronjtë” e krijuar
si të pavdekshëm janë vetë gënjeshtra, për të zhvatur ato pak kacille (para) të
taksapaguesve të mjerë shqiptarë!!!. Me kë kanë “luftuar” këta? Ne kemi 1
“deshmor” për 1 kilometër katrorë.
Të gjithë e dijnë sot se
në Shqipni ka pas Lufte Civile (1939-1944 dhe 1945-1990) dhe jo luftë kundër
pepinove fashistë italianë apo “frikacakëve” nazistë gjermane, sikurse janë
fiksuar në “filmat” propagandistic, si: “Shtigje Lufte”, “Kur “zbardhi” një ditë”,
“Rrugicat që kërkonin dritë”, “I teti në bronz”, “Ngallnjim mbi vdekjen”,
“Tinguj lufte”, “Mëngjeze lufte”, ku gjermanët lahen në lum apo gjol (liqe) dhe
fëmijët e “burrëruar” dhe të “zgjuar” u marrin rronat dhe armët dhe ua dërgojnë
“partizanëve” frikacak (që presin benefice nga fëmijët e rreckosur dhe pa brek
në trup…) në mal me mushk e gomar etj.
Ne kemi më shumë varreza “deshmorësh” se sa
SHBA-ja dhe disa shtete europiane të marrë sebashku
Edhe vetë forma dhe
paraqitja e dikturës komuniste në Shqipni 1944-1990 ishte një juntë ushtarake e
mirëfilltë, sepse brenda qyteteve dhe fshatave të mbushur me skllever Policia
Sekrete apo Sigurimi i Shtetit arrestonte dhe vriteste asokohe dhe fuste në burgje
në jug dhe veri të Shqipnisë, ndërsa nga ana e tjetër ushtarët e juntës
komuniste vrisnin me arme në kufi kedo, qe guxonte dhe tendonte të ikte nga
burgu i madh me tela në kufi, pra nga “lumturia” dhe “begatia” komuniste.
Ata fatkeq kur kapeshin
në kufi torturoheshin e i vendosnin të gjakosur në kamiona të hapura dhe i
shëtisnin rrugëve të qyteteve si presion politik dhe për t’i shtirë frikën dhe
tmerrin të tjerëve qe te mos ndermarrin hapin për të ikur nga kthetrat e
diktaturës.
Dhe këto veprime të luftës
civile bëheshin nga ish partizanët që marirn marrë në dorë frenat e drejtimit
të diktaturës 1944-1990. Për këto krime e Genocide kundër njrëzimit ata dhe ato
vazhdojnë sot në moshë të thyer që të shpërblehen nën emrin e koduar “veteranë”
të L2B.
Po historia e vërtetë
tregon se ne kemi vra njeri-tjetrin, për arsye të bindjeve politike, sikurse po
bejmë edhe sot, sepse këtë zanat e kemi në gen nga tradita dhe po vijojmë t’a
ushtrojmë për dekada...
Ne kemi më shumë varreza
“deshmorësh” se sa SHBA-ja dhe disa shtete europiane të marrë sebashku për frymë
të popullsisë. As ish Bashkimi Sovjetik (B.R.S.S.) asokohe nuk ka kaq varreza për
cdo qytet dhe qytetez me 3 apo 4 shtepia në fshat… sa kemi ne.
Asokohe në Shqipni nga viti 1939-1945 janë vra
124 gjermanë dhe 315 italianë. Pra, sipas kalkulimeve matematikore, del se 1 gjermanë
apo 1 italianë, (për të cilët kemi thënë përmes filmave
propagandistike se kanë ikur si lepuri), të kenë vrarë 70 trima partizane. Dhe ne këto
i quajmë “dëshmorë” dhe gjermanët e italianët frikacakë dhe të papaftë.
Si mund të quhesh fitues i një luftë kur ke më
shumë viktima se sa ke vrarë të ashtëquajtur armiq italianë dhe gjermanë!?
Këto janë mashtrime dhe gënjështra
të trasha tipike komuniste, të cilët edhe fëmijët shqiptarë apo nipat dhe
mbesat e “heronjve” arnaut, të cilët sot rrijnë gjithë ditën duke mbajtur ne
duar Iphone, topltop, Ipad etj., nuk i bsojnë më!!!
Teatri evropian i Luftës
së Dytë Botërore
Sikurse
dihet nga historia L2B, ishte një nga dy
teatrot kryesore të luftimeve, që u zhvillua nga shtatori 1939 deri në maj
1945. Fuqitë aleate (përfshirë Mbretërinë
e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Sovjetik dhe Francën) luftuan
fuqitë e Boshtit (përfshirë Gjermaninë naziste, Italinë fashiste dhe Japoninë
militariste: Berlin-Romë-Tokio), në
të dy anët e kontinentit europian, në frontet perëndimore dhe lindore.
Asokohe
kishte gjithashtu konflikte, në rajonet skandinave, mesdhetare dhe ballkanike. Ishte një konflikt intensive, që çoi në të
paktën 39 milionë vdekje dhe një ndryshim dramatik në ekuilibrin e fuqisë
në kontinent.
Vetëm
disa muaj pas përfundimit të Luftës
Evropiane 1939-1945, raportet e gazetave përshkruan gjetjet e Anketës
Strategjike të Bombardimit të Shteteve të Bashkuara (USSBS), të publikuara
publikisht më 30 tetor 1945, e cila u dha vlerësimeve gjermane prej 60,000-100,000 vdekjesh në bombardimet e
Hamburgut. Dhe ndonjëherë përdoren ende numra edhe më të lartë.
Gjatë
debatit të viteve 1949-1950, brenda qeverisë amerikane nëse duhej të vazhdohej
me zhvillimin e bombës me hidrogjen, u bënë argumente të bazuara në moral,
kundër zhvillimit të një arme, dobia kryesore e së cilës dukej se ishte vrasja
e një numri masiv civilësh, me një shpërthim të vetëm.
Duke
kundërshtuar këtë linjë arsyetimi, senatori
Brien McMahon, kryetar i Komitetit
të Përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Energjinë Atomike, i shkroi një letër Presidentit Harry S.
Truman në të cilën pyeti: “Ku është
dallimi i vlefshëm etik midis disa bastisjeve në Hamburg që prodhuan 135,000
viktima!?”, bombardimit me zjarr të Tokios në mars 1945, bombardimit atomik
të Hiroshimës dhe armës termonukleare të propozuar.
L2B rezultoi në rreth 55
milionë vdekje në mbarë botën. Ndërsa shumë nga statistikat e mëposhtme janë
subjekt i ndryshimeve në materialin burimor të disponueshëm, ato shërbejnë si
pikë referimi për vlerësimet.
Në L2B, Shtetet e
Bashkuara humbën 292,129 të vdekur dhe 139,709 të zhdukur në betejë. Bashkimi
Sovjetik pësoi 8,668,400 të vdekur dhe 4,559,000 të tjerë të zhdukur.
Gjermania, humbi 2,049,872 të vdekur dhe 1,902,704 të zhdukur. Kina humbi
1,324,516 të vdekur dhe 115,248 të zhdukur. Japonia humbi 1,506,000 të vdekur
dhe 810,000 të zhdukur. Britania e Madhe humbi 397,762 të vdekur dhe 90,188 të
zhdukur.
Numri i madh i civilëve
të vdekur ishte po aq i tmerrshëm. B.R.S.S. sikurse dihet humbi 14,012,000
civilë, përfshirë midis 1.0 dhe 1.5 milion hebrenj. Kina humbi më shumë se një milion civilë; ndërsa Polonia humbi gati
pesë milionë civilë, përfshirë gati tre milionë hebrenj.