E marte, 06.05.2025, 03:30 AM (GMT+1)

Mendime

Luan-Asllan Dibrani: Alarm Kombëtar në Sheshin Skënderbe: Një Provokim i Ulët dhe Sulm ndaj Ndërgjegjes Shqiptare

E hene, 05.05.2025, 06:58 PM


Alarm Kombëtar në Sheshin Skënderbe: Një Provokim i Ulët dhe Sulm ndaj Ndërgjegjes Shqiptare

Nga Luan-Asllan Dibrani

Në një moment kur shqiptarët anembanë globit po përgatiten të nderojnë figurën më të ndritur të historisë sonë – Gjergj Kastriotin, Skënderbeun – në zemër të Prishtinës ndodh një skandal i paimagjinueshëm. Në vend që Sheshi Skënderbe të jetë i rezervuar për homazhe, përkujtim dhe krenari kombëtare më 6 maj, aty po vendoset një tendë me simbolikë të huaj, të importuar, dhe me qëllim përçarës. Ky nuk është një akt ceremonial. Është një provokim politik i nivelit më të ulët, me rrezik të madh për stabilitetin dhe identitetin tonë kombëtar.

Kujt i shërben ky skandal?

Pse pikërisht më 6 maj? Pse pikërisht në Sheshin Skënderbe dhe jo në ndonjë shesh tjetër, apo para ndonjë institucioni fetar? Pse tani, kur shqiptarët duan të përkujtojnë me krenari lindjen e njeriut që i bashkoi kundër perandorisë më të madhe të kohës? Kjo nuk është rastësi. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona kombëtare.

Bashkësia Islame e Kosovës – epiqendra e një agjende antikombëtare

Nuk mund të flasim për këtë skandal pa përmendur Naim Tërnavën, që për afro 30 vjet është ulur në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, një strukturë që sot është kthyer në një organizatë me frymë fundamentaliste, me program të hapur antikombëtar. Nën udhëheqjen e tij, BIK-u është transformuar nga një institucion fetar në instrument ideologjik, i lidhur me rrjete që mëtojnë ta zëvendësojnë identitetin shqiptar me dogma të huaja, të rrezikshme dhe përçarëse.

Naim Tërnava nuk është më thjesht një drejtues fetar – ai është një skenograf politik, një kryeshef i dramave të rrezikshme që synojnë të tjetërsojnë kulturën tonë dhe të minojnë themelet e shtetit tonë.

Kjo nuk është fe – kjo është luftë hibride kundër kombit shqiptar

Vetëm pak ditë më parë, u vra rreshteri shqiptar Muhamet Lika nga një ekstremist. Flamuj të ISIS-it u vendosën mbi shtëpi në Kosovë. Tani – flamuri i përçarjes valon edhe në Sheshin Skënderbe. A ka më kush dyshime se çfarë po ndodh?

Përmes kësaj ngjarjeje të qëllimshme, Bashkësia Islame e Kosovës po tenton të prekë jo vetëm themelet tona kombëtare, por edhe marrëdhëniet tona të brishta diplomatike me vendet mike. Le ta themi qartë: Arabia Saudite është një shtet mik i Kosovës, një nga shtetet e para nga bota islame që e ka njohur shtetësinë tonë. Është gjithashtu aleate e mikut tonë strategjik – Izraelit.

Veprimi i BIK-ut është një akt i qëllimshëm për të prishur këtë miqësi, për të dëmtuar marrëdhëniet me shtete që na kanë ndihmuar në rrugën tonë ndërkombëtare. Ata e dinë se çfarë po bëjnë. Pikërisht për këtë arsye e vendosin tendën në Sheshin Skënderbe – për të provokuar, për të shkaktuar ndasi, për të shkaktuar trazira që më pas dëmtojnë vetë njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

Në një kohë kur ne mezi kemi disa shtete aziatike që na kanë njohur, këta “përfaqësues të fesë” bëjnë çmos që edhe ato pak marrëdhënie t’i çmontojnë. Kjo është një ndërhyrje e rëndë në politikën e jashtme të shtetit tonë – e udhëhequr jo nga ndonjë ambasadë armike, por nga një organizatë që vepron brenda shtetit tonë me maskën e fesë.

Thirrje për çdo shqiptar: Mos u ndalni! Dilni zot Atdheut!

Mos heshtni më, bashkëkombës! Dilni kundër kësaj agjende që po na helmon themelet. Skënderbeu është i yni. Është heroi ynë, strategu i madh i kombit, mbrojtësi i Shqipërisë dhe i vetë Evropës nga perandoritë pushtuese – atëherë osmane, sot të maskuara nën fanatizëm ideologjik.

Ashtu si pushtuesit osmanë dhe sllavë, edhe këta sot përdorin të njëjtin skenar: të na shkatërrojnë nga brenda, duke na përçarë me simbolikë të huaj. Por kombi shqiptar nuk do të lejojë që simboli më i shenjtë i bashkimit tonë – Gjergj Kastrioti Skënderbeu – të nëpërkëmbet nga një organizatë politike me frymë terroriste.

Ky është momenti për qëndresë. Për bashkim. Për zgjim.
Skënderbeu është busulla jonë. Mbrojtja e tij është mbrojtje e kombit tonë. Kush e sulmon atë – sulmon vetë Shqipërinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Gjykata Kushtetuese t'ua merrë mandatin 120 deputetëve dështak! Luan-Asllan Dibrani: Si po institucionalizohet prostitucioni fetar në trojet shqiptare në emër të fesë Florim Zeqa: Goditja e dhjetë kundër shtetit! Klajd Kapinova: 100 Diët e Para - Veprimet Historike të Presidentit Donald J. Trump 2.0 Petrit Dibrani: E jona është e trashëguar, ndërsa e huaja është e huazuar dhe e imituar Llesh Ndoj: Kush do t’a qeverisë Shqipërinë pas 11 majit 2025? Dukagjin Hata: Intervistë me z. Lavdrim Puci, kandidat i PSD Fritz Radovani: Vetëm kjo asht Shqipnia e Gjergj Kastriotit Luan Asllan-Dibrani: Bllokadë, frikë dhe hipokrizi: Opozita që i trembet lirisë Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik Idriz Zeqiraj: Maskarada kuvendore turpëron opozitën Kalosh Çeliku: Edukimi i fëmijëve në duart e partive politike - fetare Florim Zeqa: Më 1 Maj zgjidhje ose dryrin Kuvendit! Luan-Asllan Dibrani: Pengmarrja e Shtetit nga Pseudo-Politikanët Nikoleta Kovaçi: Mos thoni që s`dimë kë të zgjedhim... Fahri Xharra: Një perlë e re e autorit të "Misionit rus" Klajd Kapinova: Lufta Europiane 1939-1945 dhe Adolf (Hitler) Schrittelmayor (1889-1965) jetoi gjatë, pas ikjes se tij në Amerikën Latine Eshref Ymeri: Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës Llesh Ndoj: Udhëtimi im “dy në një”… Albert Zholi: Vladimir Mici - Nëse qeveritë do të kishin prioritet arsimin ai duhet të ishte i stimuluar në fonde

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx