Mendime
Aurel Dasareti: Në Shqipëri britma e të varfërve ngjitet deri te Zoti, por nuk arrin në veshët e regjimit të shtetit mafioz
E merkure, 07.05.2025, 06:56 PM
Në Shqipëri britma e të varfërve ngjitet deri te Zoti, por nuk arrin në veshët e regjimit të shtetit mafioz
Regjimi antikombëtar i krye-mafiozit është i
lidhur me krimin dhe drogën. Kur Zoti krijoi si njeri krye-çyrykun e stërzgjatur,
Ai pati një nga ditët e Tij më të këqija. Krye-Çyryku i droguar, me ndihmën e
varfërisë, po e zbraz Shqipërinë.
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Rreziku
i madh për t’u bërë një personazh “i famshëm” si terroristi i kombit tim (pavarësisht
nga partia, pavarësisht nga feja, nga profesioni, gjinia...) është se mund ta mbivlerësosh
lehtësisht rëndësinë tënde dhe të zhdukesh plotësisht. Pastaj bëhesh një
krijesë e shëmtuar dhe e neveritshme. Në skenarin më të keq, përfundoni si një psikopat
skizofrenik.
Nuk
është e lehtë të luftosh për demokracinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e
kombit kur gjysma e popullsisë shqiptare thotë se do të luftojë për të
kundërtën. Mund të jesh pasiv, duke ndjerë keqardhje për veten dhe duke pranuar
çdo copë lëmoshë që të japin sundimtarët e këqij. Ose mund të bëhesh aktiv,
duke luftuar për të vendosur vetë se nga çfarë duhet të përbëhet jeta jote.
Mos
harroni kurrë se njerëzit nuk luftojnë për ide, për diçka që jeton në kokat e
tyre. Njerëzit luftojnë (…) për përfitime materiale, për të jetuar më mirë në
paqe, për të përjetuar përparim në vendin dhe jetën e tyre dhe për të siguruar
një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, nipërit, mbesat. Çlirimi kombëtar,
lufta kundër kolonializmit, okupimit dhe pushtimit, ndërtimi i paqes dhe
progresit - pavarësia - është dhe do të jetë e pakuptimtë për popullin, nëse
nuk çon edhe në një përmirësim të vërtetë të standardit të tij të jetesës.
Ndoshta
ia vlen për të nxjerrë në pah disa nga pikëpamjet e mia në këtë që po shkruaj,
sepse mund të ofrojë një bazë për një debat konstruktiv rreth bazës dhe
parakushteve për një luftë revolucionare kundër së keqes - për të mirën e
Kombit dhe Vendit...
Natyrisht,
kushtet që mbizotërojnë në vende të tjera mund të jenë krejtësisht të ndryshme
nga ato që mbizotërojnë në Shqipëri. Por përvojat tona nga Shqipëria na kanë
treguar se gjëja më e vështirë në luftën tonë të përditshme është dhe mbetet
lufta kundër vetes - pavarësisht vështirësive që mund të na paraqesë armiku
(tradhtarët nga brenda dhe nga jashtë) - më e vështira sot dhe kur bëhet fjalë
për të ardhmen e popullit tonë. Kjo luftë kundër vetes është një shprehje e
kontradiktave të brendshme në realitetin ekonomik, shoqëror dhe kulturor (dhe
kështu edhe në realitetin historik) të të gjitha trojeve tona. Jam i bindur se
një revolucion (zemërim) kombëtar ose shoqëror që nuk bazohet në depërtimin në
këtë realitet mbart rrezikun më të madh të dështimit, madje edhe të disfatës.
Ne
të gjithë e dimë se kur shfaqen lëvizjet, zhvillimi i tyre, pavarësisht se si
mund të duken nga jashtë, varet nga cilësitë e tyre të brendshme. Dhe ne e dimë
se në planin politik, realiteti ynë - pavarësisht se sa i këndshëm ose joshës
mund të duket realiteti i të tjerëve - mund të ndryshohet vetëm nëse mësojmë
vërtet ta njohim atë nga themelet, nëpërmjet përpjekjeve tona, nëpërmjet
sakrificave tona.
Një
kuvend (liri e tubimit) kaq i pasur me përvoja dhe shembuj, mund të jetë i
dobishëm për të na kujtuar se, sado të mëdha të jenë ngjashmëritë midis luftës
së secilit dhe midis identiteteve të armiqve tanë, çlirimi kombëtar dhe
revolucioni shoqëror nuk janë në asnjë mënyrë një mall eksporti. Ato janë - dhe
po bëhen gjithnjë e më shumë të tilla me çdo ditë që kalon - rezultat i një
pune të kujdesshme lokale dhe kombëtare, e cila ndikohet pak a shumë nga
faktorë të jashtëm (në një drejtim pozitiv ose negativ), por në përgjithësi
formësohet dhe varet nga realiteti historik i secilit popull, dhe çohet drejt
fitores duke gjetur zgjidhjet e duhura për kontradiktat e brendshme që lindin
në këtë realitet.
O shqiptar! Unë shpesh citoj veten
- për t'i dhënë ngjyrë asaj që them. Nëse e vërteta të pengon kur bëhet fjalë
për të treguar se kush janë tradhtarët, mafiozët, mediat antikombëtare që
heshtin apo fshehin realitetin duke mos i botuar shkrimet e mirëfillta, je në vendin e gabuar. Unë nuk jam politikisht
korrekt, prandaj disa portale edhe pse i thonë vetes kombëtare nuk i botojnë
shkrimet e mia. PS: Politikisht korrekt - është një term përçmues për përpjekje
të ndryshme për të ndryshuar format e shprehjes ose për të censuruar deklaratat
që mund të perceptohen si “ofenduese” ose “diskriminuese” nga ata që e shohin
veten në to, nga ata që nuk kanë miell të pastër në qese.
Ki kujdes nga gjysmë të
vërtetat e “analistëve” të ligj të medias, sepse mund të kapësh dhe përthithësh
gjysmën e çmendur dhe të përfundosh në ferr.
PS:
Me atë që di, mund të bësh diçka. Ajo çfarë ti nuk e di, bën diçka me ty.
Pas shqetësimeve, një
shkëndijë shprese shfaqet më 11 maj.
Shqipëri, ti je atdheu i
gjyshërve të mi. Unë kam lindur dhe jetoj larg teje, por të dua ashtu siç vesa
i do lulet; ashtu siç zogjtë e duan diellin; ashtu siç valët detare e duan
freskinë. Unë të dua të përtërirë - ashtu siç e dua gjallërinë.
Për
shqiptarin e vërtetë dashuria për Atdheun është një vulë e pathyeshme që zgjat
për gjithë jetën.
Dashuria
për Atdheun është e vetmja urë lidhëse midis lirisë dhe robërisë, jetës dhe
vdekjes. E brishtë si fija e një rrjete merimange, e fortë si një litar
shpëtimi.