E shtune, 31.05.2025, 08:24 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Boll më me luftëra

E diele, 11.05.2025, 02:04 PM


Realizohet me sukses Sesioni Shkencor:

"Kontributi i Luftës Antifazhsiste, Nacional Çlirimtare në fitoren mbi Nazifashizmin"

Nga Albert Z. ZHOLI

Me rastin e 80–Vjetorit të Fitores mbi Nazifashizmin, Organizata e Veteranëve dhe e Pasardhësve të LANÇ-it të Popullit Shqiptar "Nderi i Kombit", në bashkëpunim me AQSH-në, Ministrinë e Mbrojtjes, organizuan ditën e martë, dt. 06 maj 2025, ora 11.00, në sallën e Arkivit Qendror të Shtetit, pranë ish-Stacionit të Trenit, Sesionin Shkencor me temë, "Kontributi i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në fitoren mbi Nazifashizmin". Në këtë Sesion merrnin pjesë, veteranë, pasardhës veteranësh, shkrimtarë, deputetë, pjesë nga Forcat e Armatosura të Republikës të Shqipërisë, nxënës të shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi" etj...Kjo veprimtari u hap duke nderuar Himnin Kombëtar të ekzekutuar nga banda Frymore e Forcave të Armatosura. Aktiviteti u zhvillua në sallën kryesore të aktiviteteve pranë Arkivit Qendror, ku pjesëmarrja ishte shumë e madhe. Moderatori i aktivitetit Albert Zholi, theksoi se: Për mbarë botën 9 Maji mbetet ditë e shenjtë. Dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, luftës më të egër të të gjitha kohërave. 9 Maji për Evropën është ditë e barazisë mes popujve dhe barazisë brenda shteteve, ditë e vetëvendosjes kundër imponimit nga jashtë. Qysh nga ai 9 maj i vitit 1945 kur u shpall kapitullimi i Gjermanisë naziste, kanë kaluar mëse 8 dekada. Pastaj moderator Zholi ja dha fjalën Prof. Hulusi Hako i cili mbajti kumtesën me temë "Antifashizmi Shqiptar, organizimi, imazhi, vitaliteti dhe forca goditëse". Pastaj folën me radhë  Prof. Fatmir Zanaj  i cili shtjelloi temën "Çfarë përfaqëson 9 maj 1945 për popujt e botës dhe qytetërimin botëror". Midis të tjerave ai theksoi: Gjithë veteranët e LANÇ-it dhe ne pasardhësit e tyre e kujtojmë me krenari këtë ditë të shënuar. Kjo për arsye se lufta e partizanëve tanë heroikë e bëri atdheun tonë Shqipërinë pjesë të atij koalicioni të madh antifashist. Gjithë bota e di se bijtë e bijat më të mira të popullit shqiptar u rreshtuan në formacionet partizane të Frontit Nacional-Çlirimtar që nga fillimi i vitit 1942 dhe 28 mijë prej tyre derdhën gjakun e dhanë jetën për lirinë e progresin. Luftëtarët tanë partizanë të LANÇ-it dhe ne pasardhësit e tyre e ndjejmë veten krenarë se UNÇSH si aleate e denjë me forcat e aleancës së madhe antifashiste botërore, luftoi dhe derdhi gjak në beteja kundër pushtuesve nazistë edhe përtej kufijve shtetërorë të Shqipërisë për çlirimin e popujve të Kosovës, të Sanxhakut e të territoreve të tjerë të ish-Jugosllavisë, deri në Bosnjën jugore. Ushtaraku i lartë Dilaver Goxhaj mbajti kumtesën me temë " Fitorja mbi nazifashizmin shifra dhe fakte tronditëse". Ndër të tjera ai theksoi se: Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Kjo kumtesë i dha një ritëm tjetër Sesionit Shkencor.  "Letërsia shqiptare gjatë LANÇ-it", u trajtua nga  Katjusha Pogaçi, studiuese letërsie, shefe e Departamentit të Propagandës. "Në formimin e letërsisë së re dhanë ndihmesë të ndjeshme shkrimtarët që morën pjesë në Luftën ANÇ: Sh.Musaraj, A.Çaçi dhe A.Varfi. që kishin nisur punën letrare në mesin e viteve 30, dhe një varg penash të reja që dolën në zjarrin e luftës (F.Gjata, Ll.Siliqi, K.Jakova. Gj.Kuqali etj.)- theksoi ajo. Tema "Këngët partizane gjatë LANÇ, frymëzimpër të gjithë" u trajtua nga  Pedagogia, Zana Shuteriqi. Ajo theksoi se këngët partizane u bënë burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët e ndershëm që donin çlirimin e vendit. Shumë kohë pas përfundimit të luftës, këto këngë mbetën popullore në festat apo ngjarjet e punëtorëve. Ata u lanë mënjanë vetëm në vitin 1990-theksoi ajo. Në fund të takimit maturantët e të shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi" recituan disa poezi për heronjtë të cilat njëherazi shoqëruan  shoqet Vera Tarifa dhe Anila Gjogoreci për këngën partizane "Një zë po del nga gryka e Mezhgoranit". Moderatori Zholi e mbylli këtë Sesion të suksesshëm me fjalët: Ndaj duhet kujtuar Lufta e Dytë Botërore dhe tmerret e kësaj lufte. Kujtesa është apel për kujdes, kur shihet se shumë shtete në botë po armatosen me bomba bërthamore. Duhet theksuar se është rritur ndjeshëm numri i shteteve që prodhojnë armë atomike. Rreziku i tyre është evident. Gjithë këto shpenzime duhet të shkojnë në drejtim të mirëqenies së popujve jo në drejtim të shfarosjes së tyre. Ndaj 9 maji është një apel. Një apel mbarë botërorë për paqe dhe siguri. Boll më me luftëra. Popujt duan vëllazërim!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar Eshref Ymeri: Maskarada e përvitshme në Sheshin e Kuq të Moskës Luan Asllan-Dibrani: Bllokadë, frikë dhe hipokrizi: Opozita që i trembet lirisë Albert Zholi: Gëzuar ditëlindjen "Kushtrim Brezash"! Idriz Zeqiraj: Vota e fshehtë - barometër i demokracisë Sadbere Emshiu: Kur zgjedhjet bëhen çështje forme Florim Zeqa: Ka ikur koha e tranzicionit politik! Vladimir Shyti: Për kë të votoj?! Aurel Dasareti: Në Shqipëri britma e të varfërve ngjitet deri te Zoti, por nuk arrin në veshët e regjimit të shtetit mafioz Luan-Asllan Dibrani: Kuvendi i Bllokuar për herë të 11-të Nikoleta Kovaçi: Edvin, as Zaho s'të beson me premtimin për BE... Klajd Kapinova: Kur në vendlindje ende besojnë rrenën e krijueme nga historiografia marksiste Gjekë Gjonaj: Malësori zemërthyer nuk mund të shkëputej nga rrënjët e tij Atdhe Geci: E kaluara jo greke e Greqisë Luan-Asllan Dibrani: Alarm Kombëtar në Sheshin Skënderbe: Një Provokim i Ulët dhe Sulm ndaj Ndërgjegjes Shqiptare Florim Zeqa: Gjykata Kushtetuese t'ua merrë mandatin 120 deputetëve dështak! Luan-Asllan Dibrani: Si po institucionalizohet prostitucioni fetar në trojet shqiptare në emër të fesë Florim Zeqa: Goditja e dhjetë kundër shtetit! Klajd Kapinova: 100 Diët e Para - Veprimet Historike të Presidentit Donald J. Trump 2.0 Petrit Dibrani: E jona është e trashëguar, ndërsa e huaja është e huazuar dhe e imituar

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx