E merkure, 28.05.2025, 10:06 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

E hene, 12.05.2025, 06:49 PM


Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

Shkruan: Florim Zeqa

Me këtë qasje të partive parlamentare, mbase bllokada do të vazhdoj edhe për një kohë të gjatë, me të njëjtin skenar skandaloz! Kjo klasë politike janë  fatkeqësia e këtij vendi, e kthyer tashmë në abuzuese e votes së qytetarëve.

Deputetët, lojtarë të dobët në Parlament

Atdhetarët veprojnë e nuk bëjnë kalkulime, politikanët edhe kur shkojnë në toalet, mendja ju shkon tek urdhërdhënësi i tyre!

Politika është sikurse loja e shahut!

Shahisti i mirë përballë kundërshtarit më të dobët e zgjatë lojën sa të doje vet! Kurse në Parlament po ndodhë e kundërta!

Deputetët opozitarë, këta lojtarë të dobët në parlament, në mungesë të numrave po ja zgjatin lojën Albin Kurtit me mosvotimin e kandidates për kryeparlamentare!

Sikur opozita të ishin në nivelin e detyrës, do duhej që në herën e parë t'ia votonin kandidaten e LVV-së për ta futur në afate kushtetuese Albin Kurtin në formimin e qeverisë.

Ndryshe, me këto veprime të papërgjegjshe, opozita është duke ia bërë të mundur Albin Kurtit që të qeverisë në mënyrë antikushtetuese si kryeministër në detyrë, mbase edhe për një kohë të gjatë!

Kuvendi është kthyer në peng të kalkulimeve politike të liderëve partiakë, ku secili në mënyrën e vet po e zgjatin lojën në Kuvend me shpresën e një lëvizje politike që i sjellë në krye të ekzekutivit të vendit!

Dështimin e 14-të, s'kemi si ta quajmë ndryshe, veçse turp i partive parlamentare, të varura nga ambiciet karrieriste të liderëve partiakë, pa dallim pushtet dhe opozitë e kaluar!

Në situatën e krijuar, krizën artificiale politike në Parlamentin e Kosovës tanimë nuk mund ta zgjedhë Presidentja përçarëse dhe as Gjykata Kushtetuese! E vetmja shpresë mbetet tek amministrata Trump, e cila brenda 24 orëve do t'na sjellte një zgjidhje të ngurtë politike, e cila nuk do t'i shkojë për shtati asnjërës prej subjekteve parlamentare.

Florim Zeqa,   11.05. 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx