Mendime
Florim Zeqa: Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!
E premte, 16.05.2025, 06:24 PM
Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nuk është thënë
kot, "dita e mirë shihet në mëngjes"! Fillimi me një orë vonesë i
seancës së parë dhe mosaprovimi i mandateve të deputetëve ishte paralajmërim i
keq i punës së kësaj legjislature!
16 dështime, 16 veprime
skandaloze të deputetëve në Kuvend
Mosmarrëveshjet
dhe kundërshtimet vazhduan nga seanca në seancë me dorëheqje të kontestuar e
Qeverisë! Aaventurat politike filluan në vazhdimin e dytë të seancës
konstituive të Legjislaturës së IX të Parlamentit të Kosovës.
Andaj, jo rastësisht pas dështimit të
parë të Kuvendit i parashtrova tri pyetje dhe e dhashë në përgjigje hipotetike:
1)
Si do të zhvillohet loja në Kuvend?!
2) A do të kemi Qeveri apo do të shkojmë
në zgjedhje?!
3) A do të ndodhë mrekullia?!
Zgjedhja
e Qeverisë do te ishte mrekullia e dekadës së tretë të mileniumit të tretë për
shqiptarët e Kosovës!
Megjithatë,
nuk ndodhi mrekullia as pas 16 përpjekjeve dhe as që pritet të ndodhë pa
vullnet të shumicës shqiptare në Parlament për zgjidhjen e ngërçit politik.
Fillimin e keq dhe vazhdimin akoma më të
keq të Legjislatures së 9-të nuk e kanë pritur as pesimistët më të mëdhenj. Pas
votimit për mandatet e deputetëve, gjegjesisht pas hedhjes së hapit të parë të
verifikimit të mandateve u ngjallë shpresa për një zgjidhje të ngërçit politik.
Por, përseri u vazhdua me avazin e
bllokimit të konstituimit të Kuvendit!
LVV-ja si fituese e zgjedhjeve bashkë me
partitë rivale, duke e ditur se nuk i kanë votat e mjaftueshme për mandatarin e
Qeverisë, e zgjodhën dështimin, për të përfituar në kohë derisa t'i kryej
pazaret politike me partitë minoritare për votimin e Qeverisë!
Tashmë të gjithë e kemi kuptuar, se
problemi nuk qëndron tek emri i kryeparlamentares, por të sigurimi i votave të
nevojshme për formimin e Qeverisë, vota të cilat aktualisht iu mungojnë dy
taborreve politike, të cilët nuk e kemi të drejtën as t'i quajmë pozitë dhe as
opozitë pa konstituimin e Kuvendit!
Bllokimi i zgjedhjes së Kryeparlamentarit
është veprim jo demokratik, jo parimorë dhe aspak i menduar mirë politikisht.
Njëherit, kjo është një aventurë e
rrezikshme me shtetin si produkt i inateve personale dhe ambicieve karrieriste
dhe pushtetore të liderëve partiakë, i përcjellur me veprime antikushtuetuese,
duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin politik dhe të ardhmen e shtetit.
Kjo klasë e politikanëve të
papërgjegjshëm janë duke përfituar nga pasiviteti dhe indiferenca e skajshme e
elites intelektuale dhe heshtjes së qytetarëve karrshi veprimeve destruktive në
Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mbase
një protestë masive e qytetarëve para dyerve të Kuvendit do të ndikonte sado
pak në ndërgjjegjësimin e vetëdijes së deputetëve të rinj, të cilët janë duke i
rrezikuar seriozisht mandatet e tyre, për të mos u kthyer më asnjëherë si
deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës! Keqardhje për deputetët e rinj,
këtë sakrificë nuk janë duke e bërë për ideale dhe as për shtetin, por, për
orekset karrieriste të liderëve partiakë!