E premte, 25.07.2025, 08:28 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Dalja në publik e agjentëve islamikë të Serbisë

E merkure, 14.05.2025, 06:59 PM


Dalja në publik e agjentëve islamik të Serbisë

Nga Skender Jashari

Në Kosovë, askush nuk ishte i interesuar, të dëgjonte më herët për një temë të tillë. Duke qenë se më 2009, kisha qenë viktimë e një akti terrorist islamik, të kryer nga agjentët islamik të Serbisë, e për të cilin rast kisha akuzuar të tillët. E që polic hetues madje edhe të tillë që drejpërdrejt prej Ministrisë së Brendshme, kërkonin që mos t’i publikonim të tillat raste as në medie. Derisa as nuk merreshin me raste të tilla, duke i “konservuar” rastet e tilla, e as që i  hetonin a gjykonin. Kjo i duhej Serbisë dhe agjentëve islamik të saj, që të mund të operonin pa asnjë problem në territorin e Republikës së Kosovës.

Vazhdimisht kisha theksuar  që Serbia, ka vepruar në drejtim të Kosovës dhe Trojeve tona, me plane e projekte islamike apo edhe të planeve e projekteve antiserbe, përmes: agjentëve të saj, agjentëve islamik të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj. Madje dhjetëra raste konkrete kisha raportuar dhe kallëzuar penalisht, në institucionet e ndryshme respektive vendore, e disa prej tyre edhe në Institucione Ndërkombëtare. Ato që i kisha raportuar, kallëzuar nëpër institucione dhe nëpër shkrimet e mia në medie, tashmë për fat të keq u bënë realitet.

Ditët e fundit, për fat të mirë edhe në publik, mediet e kanë paraqitur një rast të një spijuni të BIA-s së Serbisë, që ishte terrorist islamik i akuzuar më 2022, nga Institucionet e Republikës së Kosovës. Në të njejtin rast, janë përmendur edhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe terroristin e dënuar hoxhën Zeqirija Qazimin, e që agjenti i BIA-s, ia di edhe nofkën “Zeqës” dhe interesohet sesi shkon grupi i tij ardhshëm “terrorist.” Incizimet e tilla, tregojnë shumë aspekte të rëndësishme, të cilat konfirmojnë të gjitha pretendimet që kishim bërë, që:

1.     Serbia dhe shërbimet e saj vazhdojnë të përdorin islamin radikal, ekstremist dhe terrorizmin islamik,

2.    Serbia përdorë radikalët, ekstremistët dhe terroristët islamik;

3.    Serbia i dërgoi terroristët islamik në ISIS;

4.    Serbia instrukton sesi terroristët islamik të sjellen dhe veprojnë në Kosovë;

5.    Serbia ishte interesuar për terroristët islamik në ISIS, jo vetëm për rastin e Hysri Selimit;

6.    Hysri Selimi raporton se Zeqirija Qazimi ka autoritet tash pas burgimit, e që nuk e ka ndryshu ideologjinë( për të cilën është dënuar nga shteti i Kosovës), por se tash ruhet;

7.    Serbia interesohet për grupet e “ardhshme terroriste” islamike të Zeqirija Qazimit dhe fakton ekzistimin edhe të disa grupeve të tjera të ngjajshme;

8.    Serbia paguan agjentët islamik dhe terroristët islamik që të veprojnë kundër Republikës së Kosovës;

9.    Serbia ka lidhje me Zeqirija Qazimin, madje Igori i BIA-s, e thërret në nofkën që tregon afërsi, afirmitet, respekt, vëllazëri e njoftësi duke e quajtë “Zeq”;

10.Në ditën e lirimit nga burgu të terroristit Zeqirija Qazimit, në fjalimin e parë të tij, merr pjesë në të edhe pjestar i grupit terrorist të Kaçanikut, i cili vrau policin e Republikës së Kosovës;

11.  Në fjalimin me rastin e lirimit të terroristit Zeqirija Qazimi, mbledhen element të cilët nëse analizohen, janë potencialisht terrorist të ardhshëm etj.

Ky është një rast, derisa ne që kemi studiuar, analizuar dhe hetuar këso raste, kemi disa qindëra të tilla, vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, e poashtu edhe për pjesët e tjera të Trojeve tona. Rasti i Hysri Selimit, është shumë më i vogël, nëse do krahasonim me disa figura të tjera, të cilat janë tejet të njohura dhe që nëse do publikoheshin komplet rastet e këtyre, seriozisht do tronditnin themelet e radikalistëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik dhe mbështetësve të tyre si dhe të agjentëve të Serbisë dhe agjentëve islamik të Serbisë. Në fakt kjo do ishte mënyra më efikase në deradikalizimin, deekstremizimin dhe deterrorizmin e “masës së islamizuar, radikalizuar dhe ekstremizuar,” por mbi gjitha do ndihmonte të parandalonte dhe luftonte për mrekulli radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin në masën e gjerë.

Akoma edhe këto ditë, pos aspekteve të tjera, agjenturat serbe në drejtim të Republikës së Kosovës por edhe të Trojeve tona, veprojnë me plane e projekte islamike apo edhe të planeve e projekteve antiserbe. Planet e projektet islamike të Serbisë, në drejtim të Kosovës, janë të njejta me planet dhe projektet e Serbisë, të viteve 1912-1939, në drejtim të Luginës së Preshevës, Kosovës, pjesës shqiptare të Maqedonisë, për t’i islamizuar, turqizuar, serpskimuslimanizim, boshnjakizim etj. Pa u thellu më tej në aspektin historik.

Çfarë nënkupton termi agjent islamik i Serbisë?

Një përkufizim për këtë mund të nxjerrim në bazë të veprimtarisë dhe lidhjeve të këtyre personave. Agjentët islamik të Serbisë, janë qoftë bashkëpunëtorët e dikurshëm e tashmë të dekonspiruar të Serbisë ashtu edhe të tillët që akoma janë në konspiracion, e që këta të fundit janë shumë më të numërt. Personat që kanë lidhje me autoritetet serbe a personat që përmes ndërmjetësuesit kanë lidhje me autoritetet serbe, e që kordinojnë veprimet e tyre. Agjent islamik të Serbisë, përfshinë: hoxhallarët agjent të Serbisë( disa të tillë tashmë të dekonspiruar), Turqisë etj; radikal, ekstremist e terrorist islamik si agjent të Serbisë( poashtu disa të tillë të ndjekur penalisht); bashkëpunëtorë a agjent të agjenturave të huaja kryesisht të vendeve mike të Serbisë; agjent të Serbisë( të cilët me veprimtari subverzive, terroriste, kriminale etj kryejnë akte të ndryshme të natyrës islamike, me të cilat pastaj akuzojnë Shqiptarët si islamik ) etj.

Veprimtaria e tyre terroriste, përfshinë nga predikimi i islamit e deri në veprimtari terrorste, pra nga format publike të predikimit dhe propagandimit e deri në format më klandestine, subverzive, ilegale e terroriste. Agjentët islamik të Serbisë nuk janë vetëm ata që publikisht e propagandojnë dhe shpallin islamin qoftë edhe atë tradicional, pasiqë janë me dhjetëra dokumente që shovenizmi serb ka përpilu, gjithashtu janë edhe dhjetëra shovenist serb, të cilët shprehin që islamizimi i Shqiptarëve është në interes të Serbisë.

Të dyshuarit e tillë, të akuzohen vetëm për nenin 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është jo adekuat. Sepse veprimtaria e tyre nuk përkufizohet vetëm në mbledhje informacioni, por qëllimi i mbledhësit është një seri veprash penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Prandaj dënimi meritor për raste të tilla, do jenë për bashkim veprash penale, prej nga presim që edhe në gjykim dhe dënim, të shohim që personat e tillë të akuzohen, gjykohen dhe dënohen për dy a më shumë vepra penale.

Prandaj si përfundim, besoj që është koha ideale, që nëse jo institucionet respektive, që të ndërmarrin veprime konkrete ligjore, në parandalimin dhe luftimin të gjitha veprave penale që janë kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, të kryera a që janë nxitur të kryhen nga agjentët e Serbisë, bashkëpunëtorët e Serbisë dhe agjentët islamik të Serbisë apo së paku gazetarët investigativ dhe analistët e studiuesit e mirëfilltë të angazhohen në këtë drejtim.

Pavarësisht të gjitha këtyre, besoj akoma edhe sot, siç besoja me kohë, që Çlirimi i Kombit tonë nga robëria e ideologjive jomiqësore a armiqësore, është kruciale për të arritur Çlirimin, Bashkimin Kombëtar, Përparimin dhe Zhvillimin por edhe Garantimin e të Ardhmes tonë prosperuese Euro-Atlantike. Asnjë vend në botë nuk ka qenë i robëruar për kohë të gjatë nëse mendja, shpirti i tyre s’ka qenë i robëruar dhe anasjelltas.

Më:14.05.2025

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: Hienat e Bashkimit Europian kanë fytyrën origjinale të Mafies Politike të Dullës së Ri Aurel Dasareti: Kultura është identiteti i një shoqërie të tërë, është shtylla kurrizore e një populli Sonila Meço: Analiza e një Eksperimenti të Korruptuar: Zgjedhjet në Shqipëri Ndriçim Kulla: Hordhitë e bandave në këto zgjedhje ishin një terrorizëm i gjallë kundra demokracisë Sadbere Emshiu: Zhgënjimi që i kalon kufijtë Kalosh Çeliku: Luftë me mik e për armik Florim Zeqa: A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?! Skender Jashari: Republika e Kosovës, nën kthetrat e propagandave jomiqësore Klajd Kapinova: Ia pishit lëngun e ia ndishit lezetin mjerimit dhe skllavërisë mendore ku keni ra Florim Zeqa: Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare! Luan-Asllan Dibrani: Si radikalizmi islamik po shfrytëzohet për të rrënuar Kosovën nga brenda Ag Apolloni: Vrasim në emër të Zotit Idriz Zeqiraj: Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë "me hu në krahë" Florim Zeqa: Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës! Sevdail Hyseni: Musa Sabedini – Zëri i fjalës së lirë dhe etikës në gazetari Albert Zholi: Boll më me luftëra Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar Eshref Ymeri: Maskarada e përvitshme në Sheshin e Kuq të Moskës Luan Asllan-Dibrani: Bllokadë, frikë dhe hipokrizi: Opozita që i trembet lirisë Albert Zholi: Gëzuar ditëlindjen "Kushtrim Brezash"!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx