Mendime
Florim Zeqa: Kuvendi peng i kalkulimeve politike!
E enjte, 15.05.2025, 06:50 PM
Kuvendi peng i kalkulimeve politike!
Nga Florim Zeqa
Atdhetarët sa
më shumë që e shfaqin dashurinë ndaj atdheut, politikanët
Këta idiotët e
popullit po i shfaqin hapur ambiciet e tyre për pushtet! Ky është dallimi mes
atdhetarëve dhe politikanëve. Përderisa atdhetarët janë misionarë të përhershëm
dhe të zgjuar të kombit shqiptarë, politikanët karrierist janë antipod i
atdhedashurisë dhe shtetndërtimit.
Hapni
rrugë për zgjidhje ose zgjedhje
Me
lojëra të turpshme për pushtet, politikanët apo deputetët e rinj në Kuvend janë
duke shkelur mundin dhe sakrificën e shumë brezave atdhetarësh, janë duke
shkelur paturpërisht mbi gjakun e heronjve dhe dëshmorëve, si dhe janë duke
rrënuar shtetin në embrion dhe janë duke e shkatërruar të ardhmen e brezave në
Kosovën e larë me gjak ndër shekuj!
Përligjja e betejës politike në Kuvend në
mes "pozitës dhe opozitës", e ka krijuar atmosferën shtetrrënuese në
Parlament, ku askujt nuk është duke i interesuar shteti, por pushteti i turpit
të paparë në Kosovën e pasluftës!
Pas dështimit të 15-të më radhë, kanë
mbetur vetëm dy rrugë për dalje nga situata e krijuar e ngërçit artificial në
Kuvend: ndërhyrje e shpejtë e ndërkombëtarëve ose shkuarje në gjedhje të reja?
Deputet të Kuvendit të Kosovë, ju që po e
konsideroni heshtjen e popullit si qyqare dhe injorante!
Mirëpo, mos harroni, në zgjedhjet e
radhës do ta merrni vesh se populli nuk është i tillë! Do t'ju ndëshkojë
pamëshirshëm juve qyqarë dhe zuzarë që më shumë po ngjani në 'ujqër të uritur'
pas gjahut të pushtetit sesa të zgjedhur të popullit!
Keni filluar të dukeni edhe më keq se
kaq, jeni kthyer në uzurpator të Kuvendit për llogari të ambicieve të sëmuara
të liderëve partiakë!
Tashmë të gjithë e kanë kuptuar këtë
marrëzi politike që po e bëni në Kuvend, e kanë kuptuar votuesit e shkretë që i
mashtruat e deri tek foshnjet në djep.
Një gjë mos e harroni, nga do ikni e
ngado shkoni mallkimi i popullit do t'iu ndjekë pas, deri në ferr kur të shkoni!
Tani e keni tepruar me lojëra fjalësh dhe
hedhje faji ndaj njëri-tjetrit. Qytetarët e dinë mirë kush po e mban peng
Kuvendin dhe pse!
Konstituimi i Kuvendit është obligim i të
gjithë deputeteve pa dallim formacioni partiakë, kurse formimi i Qeverisë është
detyrim i partisë fituese.
Presidentja pa vullnet për zgjidhjen e
ngërçit politik në Kuvend, cakton afate kohore (përmes zëdhënësit të saj) për
dërgimin e ftesave partive politike, kur të njëjtën gjë mund dhe duhej ta bën
në menyrë imediate!
Florim Zeqa, 13.05.2025