Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Avala e Beogradit një kodër skordiske
E hene, 19.05.2025, 06:55 PM
Avala e Beogradit një kodër skordiske
Shkruan
Fahri Xharra
Që
moti e kam shkruar që Beogradu ishte qytet iliro-
kelt.
Skoridiskët, perzierje
Iliro
kelte.Ç'ti bëjmë historisë shqiptare që nuk e çelë gojen?
"Edhe
Skordiskët janë njohur si keltë, por që këtu i gjejmë si fis ilir të mbështetur
Panonëve. Ka mundësi që këta ishin dardanë nga mali Skardus (Sharr) prej nga e
marrin emrin Skordiskë me prapashtesën kelte -isk, duke qenë në kontakt me ta.
Vëre tjetër me randsi është edhe fakti se Panonët dhe Pajonët dalin të njëjtë.
Në fillim duket sikur Apiani i ngatërron, por më afër mendsh është se Pajonët
kanë ardhur shumë herët nga Panonia në kuadër të ndonjë dyndjeje
panono-ballkanike, shumë kohë para luftës së Trojës. Mbase panon dhe pajon
shpjegohen me emrin drurit të panjës, sikurse dhe dardan vje nga dardha.
Fakti
që Panonet, Tribale dhe Skordisket në këtë listë gjenealogjike, nuk janë bij të
Ilirit por nip/stërnipër, tregon se janë shtuar më vonë, dhe se gjenealogjia në
fillim ka përfshirë vetëm fiset tjera. Miti duhet të jetë krijuar pas
pushtimeve romake, por gjithsesi para pushtimit të Dakisë. Këtu edhe shpjegohet
edhe shtrirja e identitetit ilir, d.m.th. vetëm në viset e pushtuara nga Roma,
duke qenë se në saje të rrugëve është mundësuar qarkullimi më i mirë dhe
kontakti më intensiv, me ç'rast krejt këto fise vërejnë se kishin gjuhën dhe
shumëçka tjetër të përbashkët. Vëre tjetër është edhe fakti se në mesin e bijve
dhe bijave të Ilirit përmenden edhe "të tjera" por jo me emër,
d.m.th. kishte dhe fise tjera ilire të përfshira këtu por që nuk e dimë se
cilët ishin. Nuk ka dyshim që fiset ilire që ne i njohim nga burime tjera dhe
që nuk i shohim këtu, janë përfshirë në "të tjera" dhe mund të jenë,
fise epirote në jug, ose fise ilire nga Dalmacia veri-perëndimore. Ky mit ka
rëndësi sepse këtu nuk është thjesht prejardhja e ilirëve, përkundrazi këtu
shohim pasardhësit e ilirëve, shohim zanafillën e shqiptarëve. Këtu zë fill
gjenealogjia e popullit shqiptar. Pra ne jemi trashëgimtarë të të gjitha
kulturave të lashta të këtij gadishulli.
(e
huazuar)
Pra, prezenca e keltëve në Avallë dihet. Aty ishte një kështjellë të cilën më vonë romakët e përdorën si kullë vrojtimi.Edhe në kohen e keltëve, skordiskëve, ortodoksisë shqiptare,osmanëve çfrytëzohej me qëllime të ndryshme, më i rëndësishmi ishte kontrollimi i rrugës, kontrolli i ardhjes në Singidun ( sot Beograd) oër mbrojtjen e xeheroreve që ishin aty.
Pra,
Avalla ishte tërheqëse për beaginë e mineraleve.
Avalla
e mori emrin nga pushtimi osman (1442) që thoshte "Havale" ( pengesë
pëer t'u pa )
Kulla
kelte u rrënua në vitin1934 me urdhër të mbretit të Serbisë për të ngritur
Përkujtimoren e madhe te ushtarit të panjohur.
Gjakovë,18.05,25