Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse shqiptarët nuk shkruajnë se si dhe kur u formua Serbia
E diele, 26.05.2024, 07:57 PM
Pse shqiptarët nuk shkruajnë se si dhe kur u formua Serbia
Shkruan
Fahri Xharra
Vazhdimish
jam me këtë pyetje se si u krijua
Serbia. Fatbardhësisht që e kam nxjerrë edhe librin voluminoz prej 700 faqesh “
Serbia krijesë artificiale ruse” i cili ka pasur shumë sukses dhe është pranuar
mirë nga lexuesit. Por a mjafton vetëm një libër ?Jo, as se si.
Brenga
ime qëndron në ate se ende ndër ne flitet se serbët erdhen ne shek.6-7, dhe se
ata ishin protogonistët e mesjestës ,
dhe se historia e asaj kohe është e tyre, kishat në Kosovë janë të tyre.
A
duhet që kësaj “krenarie” serbe t`i themi: mjaft më ? Sigurisht që po.
Ne
nuk dimë se sa mijëra libra janë shkruar nga ata, kundër nesh? duke na humbur
historinë, duke na mohuar si komb, duke na nëncmuar si të pa dishëm, jo
autokton e shumë akuza tjera.
Si
munden historianet të qëndrojnë indiferent, si munden të heshten ndaj fyerjeve
ndaj nesh?
Sot
i mblodha edhe disa fakte me të cilat dua të bindi lexuesin që kisha arsye për
librin e botuar.
Shkrimtari
Sima Matavulj në librin e tij : “Shënimet e një shkrimtari “ ndër të tjera
shkruan :
“Edhe
sot të paktën 2/3 e serbëve e konsiderojnë veten serbë vetëm sepse i përkasin
kishës ortodokse. Në shekullin XIX, 99,9% e njerëzve besonin se serbizmi ishte
një term fetar, një emërtim për një person që praktikon fenë në mënyrën e
përshkruar nga St. Sava.. Por ja që u krijua një komb me emrin serb. Në gjysmën
e parë të shek. 19 -t le të themi, një kuçan apo rovçan do të kishte
propaganduar të kundërtën në kohën e vet, do të isha vrarë menjëherë (kujtojmë
Nikolla Vasojeviqin), dhe kështu u shpik një komb i ri serb gjatë shekujve XIX
dhe XX.
Pra,
ku mbeti lashtësia serbe?
Të
spjegojmë se kush ishin Kucanet : Fisi i
Kuqëve që u sllavizua , : rovcanët ishin
: Bjelopavliqët, Piperajt,Bratonozhiqet, ata rreth lumit Moraqa dhe
Vasojeviqët.. Të gjithë shqiptar të sllavizuar.
Po
. kush ishte Nikolla Vasojeviqi që permendet nga Sima Matavuli : Nikola
Vasojevi? (1804- 1844 ), u përpoq të krijojë një principatë katolike të
Vasojeviqëve, pasi u krijua Serbia në vitin 1830.
Ai
me qëllimin e tij, shkaktoi një stuhi diplomatike në Ballkan dhe në mesin e
fuqive të mëdha evropiane. Sipas tij, vendi i tij do të ishte qendra e
propagandës së katolicizmit kundër Rusisë, Në Romë, Vasojeviqin e konsideronin
agjent turk, në Athinë agjent rus e më pas anglez, Vatikani e konsideronte
mashtrues dhe i gjithë projekti ishte i dyshimtë, vetëm qeveria polake në
mërgim e mori më seriozisht. Rrethet ortodokse panë një problem të madh për
shkak të bashkimit. Nuk dihet saktësisht se si ka vdekur. Sipas një skenari, ai
u vra në një grabitje, sipas një tjetër, ai u vra gabimisht sepse e ngatërruan
me një musliman, sipas të tretës, sipas traditës, u vu në shënjestër dhe u vra
nga Njegoshët me mashtrim. Thuhet se ndonjë abat e ka shpifur në Njegosh,
pastaj Njegoshi e thirri Vasojeviqin në Cetinje dhe rrugës për atje u vra në
fshatin Donje Zagaraç nga dy burra të Njegoshit më 30 maj 1844. Princi Danilo,
më 1857, urdhëroi që varri i Vasojeviqit të rrafshohej.[3][4][1].
Patriarku
Bartolomej iu tha serbëve që ata jetojnë
me rrena 800 vjecare, dhe se në shenimet e Kishes Ortodokse të Stambollit nuk
egziston asnjë shënim për serbet,deri në viti 1920 kur serbia e bleu Autoqefalinë duke paguar
fshehurazi 1,5 milion franka të Zvicres .
Fahri
Xharra, 25.05.24