Mendime » Xharra
Fahri Xharra: A kje Thrakësh a Illyrsh, prà, ky emen?
E enjte, 13.06.2024, 07:55 PM
A kje Thrakësh a Illyrsh, prà, ky emen?
Shkruan
Fahri Xharra
Mund
kje i të dy palëve, perse si thotë Thallóczy[5]: “Gjûha e Illyrve
e
e Thrakëve kà rriedhë prej nji rrajet, e dialektat e veçantë ishin
me
shoqi-shojn nji gjinijet mâ t’afershme”. Por tuj u caktue tesh në
Sapen
t’onë, thona se, kà shum mâ gjasë me kenë Thrakësh.
T’a
làm shka mendoi ndoj dijetar, sikuer Weigand[6] e Hirt, të cillët
per
me zhvillue të kundershtisunt qi gjûha shqype ka me rumenishten,
n’a
rrodhen krejt prej Thrakëve e jo prej illyrve, persè ky mendim
qitet
poshtë prej të shumve me arsyena tepër të forta; por nuk don
kujtue
se edhe illyrt e Thrakët kjene aq të dàm me kufî, sà mos me
kenë,
vênde, vênde, edhè të përziem me shoqi-shojn: “Së duhet lanë pà
vue
oroe, thotë Thalloczy[7], se në ket vend të hapët të kishin xanë
veç
Illyrt; bashkë me ta çfaqen edhe fise Thrakësh, keltsh, e deri
asish,
amet semitike, t’ardhun në ket krahinë illyre; në Thrake, per
kundra,
banojshin aso fisesh illyre, qi mâ vonë çfaqen në vise të
Makedonìes.
Këndej rriedh qi në nord e në sud ndeshena në fise nji
emnit.”
Në
n’a pvetët tesh kush, per ç’arsye e mbajmë Sapen t’onë emën
thrakësh
e të themelueme prej Thrakëve, po pergjegjim se arsyeja mâ e
forta
âsht se në Thrake gjindej nji popull i madh, qi pershîte gjysen
e
Thrakes, shì me ket emen Sapaj. “Sapaei=popull në Thrake, n’anë të
poshtme
të Nestus. Sapajk=krahina e Sapajve. — Në Tolomèn.”[8] Ndonji
lagje
e këtì popullit qi vite drejt krahas me Shqypnì të soçme, per të
gjatë
të lumit Shtrumës (Strimon), do të kèn xanë nder vende t’ona, e
Sapës
do t’i kèn njitë emnin e fisit a të krahinës së vet. Kështu kan
bâ
gjith-herë të dyndunt, edhe nder kohëna të vona. Në fushë të
Zadrimës,
b.f. sà emna mahallësh i kan njitë fiset e ràme prej maleve:
Kabashi
i Hajmelit prej Kabashit të Pukës;
ràme
prej maleve: Kabashi i Hajmelit prej Kabashit të Pukës; Bicajt e
Nenshatit
prej Bicajsh të Toplanës; Lëmezht e Blinishtit, të
Troshanit,
të Kallmetit prej Lëmezhit të Selitës, etj.
Per
zhvillim të këtì mendimit po na kandet me qitë nji tekst të
Pouquevillë-it[9]
permî Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas të moçëmve,
shtrîhej
prej prendimit kah të lèmit — ç’prej të lemit Strimonit e
deri
në Euxinus, — prej verit kah jugu — ç’prej malit Haemus e deri në
dedë
Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesë malore, e në piesë
bregore
a Sapea.” E mâ poshtë: “Ana e Sapajve kish mbetë e lìr, kuer
Seuti
II u duel zot tagreve të veta mbretnore n’ato vise.
Mbassi
u çpalli luftë Sapjave, rà më nji gjêje të ngushtë.
Amadoku
ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e kà gjasë se e mbajti fronin
deri
në 380, persè Koti I qi hypi në 356, mretnoj 24 vjet.
Mbas
Seutit II e xûe fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i
kunoruem,
qi u dha, si patem thânë, mbas dashtunís së Minervës...”
Në
ket tekst, posë se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe
emni
Kotë të cillin na e kena në popull t’onë. Ky emen, mandej, nuk
dàn
se âsht tjetër veç emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakë[10].
Edhe
ket na e kena , persè n’a e ka ruejt gojdhana e Malcìs më nji
kangë
të hershme lahutet, e cilla fillon:
“Kuer
u bâ Kotuzi ndand vjeç
Aj
ndand vetë në mejdan i kà pritë,
Aj
ndand drume kà zaptue,
Aj
ndand shehre tuj urdhnue, etj.”
Një
Kotys, mret thrakësh, këndon, pra kanga popullore shqyptare; se
këndon
nji Kotys, e kà emnin në tê; se këndon nji mret, udob merret
vesht,
kah thotë: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakësh, del
në
shesh, persè vetun në Thrake gjêjm mreten me ket emen. Si ka hî,
mandej,
kjo kangë në popull t’onë, nuk mund të zhvillohet ndryshe, veç
tuj
thanë se kush e këndon, e pat trashigim prej të parëve, të cillët
kënduene
kreshnìt e mretit të vet.
Prej
kah shifet tesh të përpjekunt e madh qi paten Thrakët nder vende
t’ona,
e prandej, jo veç nuk â seri, por kà giasë të fort se edhe
Sapajt
nji popull, prej nji të parit qi i thane Sap do të kèn marrë
emnin,
sikurse Thrakët prej Thiras, Moabit prej Moab, Judejt prej
Judet,
etj[11].
Se
shka don me thanë Sap mâ mirë se në gjuhë t’onë, qi rrjedh prej
Illyrishtes,
e cilla kje nji rrajet e nji gjinijet me thraken, nërnji
tjetër
nuk mund të zhvillohet. E në gjuhë shqype fjalen Cap na e kena,
qi
gjithkush e din se dona methanë Skjap[12]. Kësaj t’i shtojm se,
kreshnikët
t’onë mâ në zâ, si Skanderbegu, Burri e, me shumë giasë
edhe
Leka i Madh, paten kryet e capit në përkrenare[13]. Lekën, mandej
Danieli
profetë e thirri në profeci të vet “hircus caprorum=capi i
dhive”
ndersa Qyrin e thirri “Aires=dash”[14].
Pse
emni Cap Lekës së Madh? Pse ky krye Capit në perkrenare?
Në
mujtë kush me i dhanë zhvillim mâ të qindrueshëm këtyne punëve,
sherbim
të bukur ka me i bâ historìs së Shqypnìs. Na në ket hypothezë,
i
zhvillojmë tuj thanë se Leka i Madh do të jèt kenë i fisit të Sapaj,
se
trashigim Sapajsh kje aj krye capit në perkrenaren e mretenve
t’onë,
e se prandej edhe qyteti i Sapës prej Sapajsh do t’jetë emnue.
N’i
a pasët kuej anda m’u argtue edhe në ket hypothezë të shkojn në
Krye
në X të Genesit, kû Mojsehi, nji mî e pesëqind vjet p. Kr.,
rreshtoi
të parët e fiseve të botës, e ka me gjetë tre Saba e nji
Sabatha.
Aty ka m’u ndeshë edhe në sa emna tjerë qi mundet me i zbatue
nder
vende të Shqypnìs, si bien fjala Madaj=Mati, prej kah Makedonija
dikuer
kje thirrë Aemathia[15]: Kethim, vendi i të cillit kje në
Makedonie,
si e dishmon Libri I i Makabejve[16], shkrue njiqind e sa
vjet
p. Kr.; Dodanim=Dodona[17], etj.
Na
po mbyllim me fjalë të parë se, nuk ka giasë me kenë emni i qytetit
të
Sapës nji perkthim i Shatit në Zappa, por ka gjasë, per kundra, se
do
t’jet nji emën i hershëm tejet.
Sipas
“Gasper Gurakuqi, meshtár me titull “Sapa”nga “Hylli i Dritës,
Ndanduer
1922, Num. XI, ff. 519-527.”