Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Manastiri ortodoks “Shën Biguri” ishte i shqiptarëve
E diele, 02.10.2022, 07:53 PM
Manastiri ortodoks “Shën Biguri” ishte i shqiptarëve
Nga
Fahri Xharra
Branko
Panov është historian i Maqedonisë i cili e ka shkruar Historinë Mesjetare të
Maqedonisë dhe ai vetë duke u bazuar në dokumentet arkivale vërteton se Blazhja
dhe maqedonët e tij kur erdhën në Ballkan e morën krishterimin nga shqiptarët
(Arbërit) dhe më vonë, shqiptarëve ua uzurpuan edhe kishat, sepse këta erdhën
nga Karpatet si egërsira, paganë dhe të pa fe.
Pasi
është djegur e shkatërruar nga sllavët, Shën Biguri është rindërtuar në vitin
1018, përsëri nga arbrit në kohën kur Kisha e Krishterë ishte ndarë në atë të
Perëndimit me qendër në Romë dhe të Lindjes më qendër në Konstantinopol. Ky ka
qenë kapërcimi i sh.X-XI kur trevat shqiptare ishin nën juridiksionin kishtar
të tri kryepeshkopatave: Naupaktit, Durrësit dhe Ohrit.
Kjo
e fundit edhe e përmblidhte numrin më të madh të peshkopatave shqiptare dhe
kishte nën vete edhe selitë peshkopate të Prizrenit, Shkupit, Dibrës,
Kërçovës, Prilepit, Devollit, Kolonjës, Manastiritt etj. Ndarja
përfundimtare dhe zyrtare e kishës (1054) në Katolike dhe Ortodokse i detyroi
shqiptarët të ndahen në mes të këtyre dy qendrave të mëdha të botës së
krishterë. Duke u nisur nga kufijtë e dioqezës së Tivarit, Kisha Katolike
depërtoi në thellësi, në drejtim të Lindjes( Dardanisë) dhe të Jugut
(Principata e Arbrit). Në vitin 1204 burimet historike flasin për ekzistencën e
selive të peshkopatave katolike në Prizren, Shkup e Dibër.
Shtrirja
e ritit katolik në viset e Dardanisë me kryeqytet Shkupin (kufiri I të cilës
shtrihej deri në malin Bukovik mes Gostivarit e Kërçovës), toka të banuara këto
kryesisht nga popullatë shqiptare, përkon me kalimin e tyre nga sundimi
bizantin, politika e të cilit synonte, që prej vitit 1219, të zinte në këto
hapësira vendin e kishës bizantine të Konstantinopojës.( Ilmi VELIU)Me djegien
e manastirit Shën Jovan Bigorski, ose siç e quajnë historianet shqiptar , Shën
Jo van Mbiguri, janë djegur edhe shumë dokumente te rëndësishme për historinë
shqiptare dokumente te rëndësishme për historinë shqiptare
Studiuesit
hedhin dyshime se zjarri është i qëllimshëm pasi djegia e bibliotekës ka
zhdukur përfundimisht nje pasuri te madhe për te çilen dikush duhet te mbaje
përgjegjësi . “Fajtore për djegien e manastirit janë drejtuesit e kishës
maqedonase për shkak te mungesës se komunikimit me Qendrën e Trashëgimisë
Kulturore”, shprehet drejtuesi i Qendrës për Konvertimin e Monumenteve
Kulturore, Behixhudin Shehapi.
Ai
akuzoi murgjit për ndërtimin e një furre pa standarde pa leje ne kuzhinën e
manastirit, e cila shkaktoi zjarrin. “Mbi 30 % e asaj qe ishte është dëmtuar
ose shkatërruar. Janë humbur përgjithmonë shumë artefakte dhe shume elemente te
arkitekturës së mrekullueshme që ndodheshin ne ketë manastir. Rasti i Bigorskit
tregoi se mungesa e komunikimit ndikon negativisht ne mbrojtjen e objekteve te
rëndësisë se veçantë”, thekson Shehapi.
Ndërkohë,
historiani Skender Hasani shton se djegëja e këtij Manastiri zhduku një pjesë
të historisë kombëtare të shqiptareve. Në dokumentet arkivore tregohet se
manastiri ka qene ne juridiksionin e Kishës Autoqefale Shqiptare deri ne vitin
1945. Manastiri i djegur daton që nga vitin 1020, kurse deri ne fillim te 1945
meshat janë mbajtur ne gjuhen shqipe.
Në
arkivin shtetëror të Maqedonisë janë disa nga dokumentet më të reja që tregojnë
se Kisha Shën Jovan Bigori, ose Shenjt Jovan Bigori, siç shkruhet në këto
dokumente deri në vitin 1945 ka qenë nën kompetencat e Kishës Autoqefale
Shqiptare.
Letërkëmbimi
midis Kryetarit të kishës ortodokse shqiptare për Rekën e Epërme, Peco Novaku
me Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare
është bërë në gjuhën shqipe, ndërsa festat kombëtare, si 28 nëntori – Dita e
shpalljes së pavarësisë është festuar në manastirin Shën Jovan Bigori.
Historiani Skënder Hasani thotë se manastiret e shekullit X, XI dhe XII në
territorin e sotëm të Maqedonisë argumentojnë prezencën edhe në këtë pjesë të
trungut arbëror dhe jo rastësisht si objektet e tjera të etno- kulturës
shqiptare të antikitetit dhe mesjetës ishin në shënjestër të asgjësimit nga
mekanizmat shtetërore.
“Kjo
bëhet me synim që të asgjësohet vazhdimësia historike i shqiptarëve dhe pastaj
të dilet me teza pseudo shkencore si ato të akademisë se gjoja shqiptarët
paskan ardhur pas shekullit të XVII”, thekson ai. Ai sqaron se frymën shqiptare
të manastirit Shën Bigori e tregon edhe fakti që shqiptarët ishin të parët që
shkuan për të shuar flakët që kapluan Shën Bigorin, pasi siç thotë Hasani e
ndienin zhdukjen e historisë kombëtare.
“Biblioteka
e këtij manastiri ishte një pasuri e rrallë me dorëshkrime unikale që tashmë u
zhdukën plotësisht. Me to përpiqet të humbet historia arbërore”, thotë Hasani.
Për djegien e Shën Bigurit, Qendra Nacionale për Konservim kërkon përgjegjësi
nga Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila ka ndërtuar pa leje pranë bibliotekës
një furrë pjekjeje. Ndërsa historiani Nebi Dervishi fajin ia lë drejtorit të
Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzmanit, i cili lejoi
që në një objekt të shkallës së parë të mbrojtjes, siç ishte manastiri i Shën
Jovan Bigorit të ndërtohet furrë pjekjeje.
“Gjithçka
është bërë me qëllim për të zhdukur këtë pjesë të historisë së Kishës
shqiptare”, thotë Dervishi. Javën e kaluar u dogj manastiri i Shën Bigorit,
njërit prej manastireve më të vjetra shqiptare që kishte mbet gjallë në këto
hapësira.( 121115)
I falënderoj autorët e
shkrimeve për ndihmën e dhënë:
1.Ilmi Veliu Manastiri
“Shën Biguri” Dibër, është i shqiptarëve
2.Anila Limani, Shkupi,
Lajmpress
Fahri Xharra, Gjakovë
04.12.21