Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Sa hijerëndë është shkronja Ë!
E hene, 01.08.2022, 07:01 PM
Sa hijerëndë është shkronja Ë!
Shkruan Fahri Xharra
Në kohën e Kongresit të Alfabetit me 1998 këndohej kënga:
“ Armiqtë e Shqipërisë po përpiqen e
Shkronja turke e greqishte të na
fusin e”
Kurse sot duhet të të këndojmë me lot në sy :” Armiqtë e shqiptarisë , po
mundohen të na e prishin gjuhën e Perëndisë
“
E dini se si Ë –ja e rritë
mendjen në shkrimet tona; e ka një arsye se e bën Shqipen të
lazdrohet në mesin e të gjitha gjuhëve tjera. Sa lakmi na kanë gjuhët
sllave, sa shumë e ndiejnë vetën të përulur gati të gjitha gjuhët
europiane që nuk iu dha zoti këtë mrekulli të ë-s dhe i
la ato të cunguara pa të . Sa e rris edhe unë mendjen që e
flas dhe e kam për gjuhë të nënës një gjuhë me 36 shkronja dhe me
këtë dhunti të natyrës pa vështirësi mund ti flasim gati të gjitha
gjuhët e shkruara të botës. Jemi krenar!
“Një matrapaz , pa fije fytyre shkruan që shkronja
e të e Alfabetit të gjuhës shqipe ua ka nxirë jetën krejt shqipfolësve
kosovarë. Fjala është për shkronjën Ë – që duhet ta heqim.” (Jetlir Buja)
Së pari këtij “ njeriu “ ia nxiftë zoti jetën se qenka armik i kombit. Së dyti ne nuk jemi
“shqipfolës kosovar “ por jemi shqiptar të Kosovës, or kryetul !
„Gjuha shqipe është një, sepse veçoritë dialektet s’janë
gjë tjetër veçse shfaqje e jashtme e një strukture te brendshme që ka qenë dhe
është gjithmonë e përbashkët dhe në një.“ thoshte Ilia Dilo
Sheperi. Krenari dhe mburrje !
Kur serbët donin të na paraqisnin para botës e këtë e
bëjnë edhe sot thonë:” Arnautët janë një konglomerat primitivësh që
i flasin 100 dialekte e nuk merren vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa
kulturë,pa trashëgimi as kulturore e as gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara
se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male ku aty jetonin ,dhe shenjat e tyre të
së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve”.(Jovan Deretiq, akademik serb).
A jemi ne të tillë ?
Sa jemi të vet dijshëm se gjuha e jonë është
një… PO, gjuhës së lartë shqipe!
Shkronja “ ë” që më bën t`a dalloj plakun prej plakës,
Lezhën prej Lezhit, Gjakovin prej Gjakovës, Tiranën prej Tiranit. . Kur e
flas fjalë me “ë” e di se për kënd dhe çka e kam fjalën.
Kur e flas pa “ë” s`e dalloj se me çka kam të bëj. Shqiptimin e ë-s na e la
trashëgim Ilirishtja dhe na e përjetësoi At Gjergj Fishta në Kongresin e
Manastirit.
Luigj Gurakuqi në Kongresin e alfabetit i ka pas thënë
këto fjalë:” E kemi porosi nga Jeronim De Rada, që herë do kur do të bëjmë
alfabetin tonë :” ta hyejnojmë shkronjën “ë”.
Kjo nuk është e hundore, por është “ë “ .
Ruana zot mendjen e kthjellët e mos të
biejmë pre e ndonjë plani të llahtarshëm!
“Ndryshimet e propozuara nga Këshilli Ndërakademik për
Gjuhën në Akademinë e Shkencave nuk do të prekim themelet e gjuhës shqipe. Ky
është shpjegimi i profesor Kolec Topalli i cili vjen menjëherë pas një zhurmë
të madhe që u bë në lidhje me mundësitë e ndërhyrjes në gjuhën shqipe.” Jo, i
ndjeri profesor Topalli! Vetëm me pjesëmarrjen gjithë kombëtare mund të behën
ndryshimet në gjuhën tonë.
.” O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të
jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb
drejtpeshimin...”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i
Gjakovës, në shënimet e tij. A jemi edhe sot në këtë gjendje?
Kush e kish menduar të gjithë këtë antishqiptarizëm që do na e sjellë paslufta
?
Fahri Xharra,25.07.22 Gjakovë