Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Një dreq i madh në mesin tonë
E marte, 26.04.2022, 08:41 PM
Një dreq i madh në mesin tonë
Shkruan Fahri Xharra
Kombi ynë nuk guxon
të zbehet, të dobësohet, të shuhet, të humbet gjallërinë, forcën, freskinë, që
të mos venitet nga ndjenjat
. Kombi ynë duhet që të ruan ende njomësinë e freskinë, të mos venitet . Të mbetet lule e pavenitur !
Kombi ynë nuk guxon që të humb shëndetin, forcën, gjallërinë, freskinë, të është në gjendje të mirë si edhe
më parë, të mbet pavenitur deri në
moshë të thyer. Kombi nuk ka moshë !
Shikojeni, kombi ynë
duket i lodhur, i lodhur nga një
punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë Ai
shpreh lodhje. Me pamje të lodhur. Me fytyrë, me sy të lodhur. Me zë të lodhur.
Kombi ynë është mërzitur shumë, e ka humbur durimin e qëndresën; është thyer shpirtërisht dhe e ka lëshuar
veten. Është i lodhur nga pritja, nga zhurmat . Është i lodhur nga jeta.
Kombi ynë të duket i
fikur. I shuar, si zjarri i fikur . Me
drita të fikura nuk punon më, është i shuar. Me motor të fikur. E shihni që është shumë i lodhur, i këputur; gati si i vdekur; i mekur, me zë të fikur, me sy të fikur, me zemër të fikur. Shumë i varfër, i këputur.
Kombi është i hutuar nga
shumëkush a nga shumëçka, nuk
kupton se ç’bëhet e s’di se ku është; i
janë marrë mendtë nga shumëkush a
nga shumëçka, e ka humbur toruan, i trullosur, i habitur shumë përpara dikujt a diçkaje, i shastisur. Kombi ynë mbeti i hutuar.
Mos o zot, por kombi
na është molepsur, ka marrë sëmundje
nga një tjetër, ka marrë mikrobe, është molepsur. Është bërë si kafshë e molepsur si ujërat e molepsura, si ajri
i molepsur.
I gjori ka marrë vese, të meta shumë të dëmshme; është ndikuar a është prekur nga ideologjia
e huaja të këqija, të fëlliqura (në sjellje, në të folur etj.);është i infektuar. Kemi arritur në një shoqëri të molepsur me njeri të molepsur.
Kombit tonë i ka humbi ngjyra, era . E ka humbur bukurinë, gjallërinë, shpejtësinë . Humbi forcën, fuqinë, peshën e lartësinë . Ka humbur në peshë. Humbi
kujtesën, arsyen e gjykimin. I ka humbur
vrulli gjallëria, shpejtësia, forca, Humbi shijen për shumëçka. Humbi durimin, gjakftohtësinë
. Humbi guximin, trimërinë, besimin .
Humbi nderin. Humbi vigjilencën. E ka humbur besimi në vetvete. Kënga e tij
humbi dalëngadalë në largësi.
Kombi ynë është dhënë
shumë pas diçkaje, përqendrohet i tëri
në diçka dhe s’kujtohet më
Kombi ynë ka rënë në gjumë .Humbi fare e humbi krejt . Pse e ka humbur kështu?
Por, jo !
“Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po, Shqiptaria do të
rrojë,
Për të, për të do luftojmë ne.”