E shtune, 12.10.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Si të ishte Shqipëria, që të na bënte krenar?

E premte, 18.03.2022, 09:50 PM


Si të ishte Shqipëria, që të na bënte krenar?

Nga Fahri Xharra

Kur them Shqipëria e mendoj edhe Kosovën e edhe Maqedoninë Perëndimore, edhe Luginën e Preshevës edh pak ata shqiptarë që kanë mbetur në Malin e Zi.

E dua një Shqipëri që e çmojnë edhe të tjerëT , që edhe opinionistat në zë të botës të shkruajnë për të mirat e saj. Nuk jam idealist , por e kundërta shpesh njeriu kalon në pesimizëm kur lexon dhe ndëgjon çka flitet për ne.

Një mik më shkroi : “Kur e kalon njeriu mu në rrugën kryesore të Nikozias (në Ledra Street), “Checkpoint-in” kufitar që të shpie për në pjesën e këtij qyteti të hijshëm e cila ndodhet në Republikën e Qipros Turke dy shtëpi dhe ca hapa më tutje; atëherë gjendesh në një situatë komike ku polici turk-qipriot të pyet: “Nerelisin (Nga je)?”; dhe kur ti i thua: “From Tirana!”; ai zgurdullon sytë papushim dhe ta kthen sërish “Teheran?”…

Më pas, si ke bërë një xhiro shopping-u të lirë në anën turke të kryeqytetit qipriot, kthehesh prapë nga “Lokmac? Caddesi” (“Ledra Street”, sipas turqve), dhe je para policit qipriot grek, i cili të pyet: “Where are you from?”, pa u marrë shumë me dokumentet.

I thua: “From Tirana!”; dhe të përgjigjet: “From Torino?”…

-“Why not from Toronto then?”, i thua ti me shpoti, pasiqë të janë ngritur nervat paq nga kjo kërshëri mesdhetare, e përzjerë fort me një dozë injorance gjeografike të egër.

Dhe greko-qiprioti të përgjigjet: “You don’t seem that much canadian my friend”.

-“JASAS!” i thua ti, dhe vazhdon udhën tënde! (Elvi Sidheri) .

E pa kapshme për kohë të sotit !

Mos thuani se ata të kontrollëkufirit që u cekën më lartë në shkrimin e mikut , janë injorant Aspak. Por nuk kemi emër . Nuk e njofin Tiranën?, e pa mundur . Por nuk duan t`ia përmendin emrin për shumë arsye dhe kryesorja nuk na duan.Prandaj.

E dua një Shqipëri , që kur t`i tregoj dikujt se vij nga Prishtina , të lëvizë së paku kokën dhe të më jep shenjë se e ka ndëgjuar për qendër të njohur universitare. E dua një Shqipëri që kur ti them dikujt se vij nga Shkupi; së paku ta njef si një qendër edhe shqiptare ; të kërkon nga unë që t`i jap më shumë spjegime për nobelistat e saj ane.

T`i flas për një përparim të madh në shkollim , t`ia rekomandoj shkollimin në anën shqiptare në mënyrë që të jetë i sigurt në ardhmërinë e tij . Por…..

E dua një Shqipëri që kur t`i them dikujt se vij nga Shkodra ;të kërcen nga lakmia për ata karanfilat e Shkodrës që kishin për t`u shitur nëpër botë sikur lulet e Hollandës.

Pse jo? Edhe Shkodra e ajo anë është e njohur për tokat më të ulëta se sa niveli i detit Mu si Hollanda apo Toka e Ulët . Ata në ato ultësira ia thyen hundët detit , e thyen zemrimin e natyrës dhe e bënë tokën për veti . Tulipanat e Hollandës !

Pse jo , një lule e kultivuar në tokat e ulëta buzë Adriatikut.?

Tirana , me çka të krenohet ? Made in Albania është vetëm skrapi. Po shkollat , universitetet, doktorat e shkencave , akademia e arteve dhe e shkencave ?

Po politika? Ku jemi ? Ta kemi një gjë të qartë që pa Kosovë nuk ka Shqipëri , por nga Shqipëria duhet të na vij frymëzimi , modelimi i shtetbërjes, atdhedashuria, nacionalizmi i moderuar, politikanët në zë që i pranon bota.

Po bregdeti . po Adriatiku pronë e kujt është ? Pse mos të jetë Adriatiku shqiptar ai që të lë pa frymë.?

Nëse ne mëndojmë që nga tokat tona do të ketë vetëm refugjatë . ikje për një jetë tjetër shëmti në mentalitetin tonë , jo stabilitet në politikën tonë , gërdi nga shkollat tona atëherë …. më mirë të bëjmë diçka tjetër. 09.03.15

E dua një Shqipëri që bota do ti ka lakmi!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora