Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse e shkrova librin 'Roma fliste shqip'?
E merkure, 02.02.2022, 07:59 PM
Pse e shkrova librin 'Roma fliste shqip'?
Shkruan
Fahri Xharra
Lundrimi
nëpër historinë tonë të lashtë të begaton shpirtin, të rritë krenarinë dhe të
jep guxim t`i vërsulesh së ardhmes me një vetëbesim që je emër e jo numër. E
kaluara e jonë herë e mohuar, herë e vjedhur e herë e heshtur krijon një huti e
cila na kushton shtrenjtë.
Sikur
mos të ishte Zonja e madhe Nermin Vlora
Falaschi ne nuk do të kishim as më të voglen njohuri për etruskët, që sipas saj etruskishtja është gjuhë e
gjallë dhe flet shqip. Pas saj Zacharie Majyani, të cilit iu është dashur 10
vjet për ta mësuar gjuhën shqipe si duhet dhe të na kthjellojë mendjen që në
Gadishullin Apenin jetonin etruskët e
lashtë dhe të shkruarat e tyre mund të
lexohen me shqipen ( gegnishten ) e sotit.
Duke
lexuar për etruskët në literaturën italiane dhe në gjuhët tjera europiane e
kupton se aty jetonin edhe ilirët . dhe popujt tjerë pellazg autokton , pa
tjetër të futë në rrugë të suksesit dhe të guximit të merresh me rrumbullksimin
e një historie me vlerë që edhe Perandoria Romake fliste shqip. Hap i guximshëm
që kërkon punë të madhe dhe përqëndrim të madh në leximin e fakteve në shkrimet
e ndryshme; dhe ato të kompletohen
ne 500 faqe ku bindshëm mund të shkruash
diçka të madhe . e që deri më tani as që kemi guxuar të mendonim, Pra kështu
lindi historia disa qindravjeçare e
shkruar me titull “ Roma fliste shqip”
Etruskët
ishin një popull paqësor, të dashuruar me kënaqësitë e jetës dhe jo të prirur
për luftë. Ata kërcenin, shkonin për gjueti, peshkonin, adhuronin objekte të
bukura. Në afreske shohim etruskët që gostitin gjysmë të shtrirë në shtretër,
të mbështetur në jastëkë. Ata e vlerësonin muzikën, të cilën e dëgjonin në kohë
të ndryshme të ditës; instrumenti më i përdorur ishte flauti, i luajtur edhe
nga gratë. Ata e donin aktivitetin fizik: garat sportive ishin të shpeshta dhe
ndër sportet më të njohura ishin boksi, garat me kuaj dhe hedhja e shtizës.
Ata
adhuronin disa perëndi dhe për shërbimet fetare mblidheshin rreth priftërinjve
që nëpërmjet fluturimit të zogjve, ose duke shqyrtuar të brendshmet e bishave
të flijuara, përpiqeshin të identifikonin vullnetin e Qiellit. Ata demonstruan
një kult të thellë të të vdekurve: i varrosën në dhoma të mëdha dhe i vunë
pranë të vdekurit gjërat që kishin qenë më të dashura për të, armët, po të
ishte njeri, pasqyra dhe parfume, për një zonjë dhe ushqim për udhëtimin e
gjatë për në Jetën e Përtejme.
Por
etruskët, kishin lidhje gjenetike me Peucetët ( popull ilir )që kanë jetuar në kohën e etruskëve Nga Peucetët e kemi një trashëgimi të madhe
që quhet: “ Varri i vall?tar?ve (it. Tomba delle Danzatrici), pra një varr
peucetian në Ruvo di Puglia, i cili u zbulua se nekropol i madh në vitin 1833. Data e ndërtimit të kësaj
varreze nuk është e sigurt por që mendohet të jetë fundi i shek. 5 dhe fillimi
i shek.4. Në të vërtetë, afreskat e varrezave e paraqesin një shembull të
vjetër të pikturimit figurativ në Apulia. Të shkruajmë që Peucetët e “huazuan”
nga etruskët kulturën e këtij lloj arti.
Vetë emri rrjedhë nga afresku ku shihen gratë piceute duke vallëzuar. Paneli me
afreska është i ekspozuar në Muzeun kombëtar arkeologjik të Napolit, nr.i
inventarit 9553 ( shih foton , faqe 184 “ Roma fliste shqip”)
Nuk
do të bënim asgjë sikur mos të gjenim të njejtin argëtim grashë, vallet e
njejta që luhet e dhe sot ( shih foton, “Roma fliste shqip” f.184)
Edhe
një postim në drejtim të Romës që fliste Shqip:
VETEM
TEK ARBERIT U RUAJTEN GJUHA,VESHJET DHE VALLET ILIRE , PELLAZGE DHE GREKERVE TE
LASHTE . Ne foto 1 e 2 kemi një pikture mbi një varr japig (JAPIGET popull ilir
ashtu si mesapet peucetet, daunet, kalabret) te shek 6-5 para Krishtit një
Valle antike qe quhet Vallja e Teseo-s sepse vajzat athinase pasi shpëtuan nga
labirinti ku Minotauro do ti gëlltiste, festojnë me ketë valle çlirimin nga
Teseo. Por kjo skene nuk na vjen as nga ishulli i Kretes ku ishte labirinti e
as nga Athina , por nga një varr japig ( japet ilire) zbuluar ne Ruvo ( Bari itali).
Ne Ruvo janë gjetur edhe mbishkrime illire ku i kam shpjeguar nëpërmjet gjuhës
shqipe ne post -in e parafundit.
Ne
foto 3-4-5-6 janë foto te valleve arvanitase ne Greqi qe vazhdojnë te
vallëzojnë si para 3000 viteve.
Sipas
jush, kanë të drejt arvanitet që thonë
se janë pasardhësit e drejtperdrejt te grekërve antik dhe gjuhen arvanite si
gjuha e Perendive apo grekët e sotëm te cilë ve i bashkohen edhe historianët e
Shqipërisë se arvanitet e parë kanëe zbritur në mesjetë?
Para
qyteterimit klasik te 'qytet shteteve" , ne Gadishullin Ilirik perfshirë
Greqinë dhe jugun e gadishullit italik flitej e njejta gjuhe hidheshin te
njejtat vallle dhe veshje te ngjashme. Dhe arvanitët jane të vetmit
autokton në Greqia dhe pasardhes te drejtperdrejt te pellazgëve
antik .(nga Achille Teti ,
FORUMI.SHQIPTAR.ITA )
Pra,
Roma fliste shqip !
Fahri
Xharra,25.01.22