E marte, 15.10.2024, 08:31 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Lexo shqip or i mallkuar!

E hene, 27.12.2021, 05:43 PM


Lexo shqip or i mallkuar!

Nga Fahri Xharra

“Ti që nuk lexon shqip je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon. Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat; Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz.”

Ti që nuk lexon shqip  dhe mbështetesh tek fjalët e hoxhës së katunit, nuk e di që : “Shekujt 16 dhe 17 ishin një agim i ri për Perëndimin; kishte arritur Rilindjen dhe Reformën, dhe me këtë vrull kishin hedhur themelet e Iluminizmit. Avancimet teknologjike dhanë përparësi të madhe Perëndimit në çdo fushë, duke përfshirë teknikën luftarake. Ndërsa Osmanët ende mbështetshin në forcën e papërvojë, Perëndimi shpiku armë të reja dhe metoda të reja të stërvitjes. Ushtritë Osmane, dikur të pamposhtura, filluan duke humbur shumicën e luftërave që ata angazhoheshin. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë një luftë thelbësore që Osmanët humbën ishte me rrethimin e dytë të Vjenës(1683). Ky shpartallim është parë nga Perëndimi si pikë pushim në magjinë Osmane.”

“Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra ,” sepse ke rënë në kurthin e llojit të Rexhep Qosjes , ti nuk lexon. Sikur  të lexoje do ta dije se   “Në vitin 1875 Perandoria Osmane falimentoi. Për shkak të korrupsionit, injorancës dhe harxhimeve të shkaktuara nga borxhe të mëdha në Angli, Francë dhe Itali. Ajo nuk kishte të nxirrte të ardhura nga prodhimi; prandaj, nuk kishte burime për të paguar këto para mbrapa.”

Ti nuk lexon shqip , dhe ta ka shpërlarë   mendjen Hoxhë Jakup Asipi , nuk e di që :“Shumica e 26 sulltanëve të fundit ishin të paaftë, të çmendur ose të çrregullt. Shumë prej tyre mbaheshin në kafaz për vite për t'i parandaluar ata duke pohuar kërkesën e fronit, mbaheshin me vajza të bukura të haremit, verë dhe opium, dhe nuk kishin absolutisht asnjë kontakt me botën e jashtme.”

Ti ç faqesh në Fejsbuk në foto me të ngrëna përpara. Është turpi më i madh. Ti e dëgjon, kërkon këshilla nga  Shefqet Krasniqi dhe ti kurrë  nuk sheh ndonjëherë në televizor njerëz që recitojnë Poezi, flasin për libra.   Habitesh, dhe thua me vete; Ç’u duhet këtyre fatkeqëve leximi ?

“Ndërkohë që fatkeqi, fatkatrani, fatpjerdhuri je ti që nuk lexon”, se sikur të lexoje e kishe ditur se

” Osmanët nuk prodhuan ose të prodhojnë ndonjë gjë. Të ardhurat e thesarit nuk kanë qenë nga puna dhe industria e popullit të saj, por nga haraçet këmbëngulëse ; por edhe ajo ishte konsumuar nga sulltanët për shpenzimet e Haremeve, si dhe zemërgjerësia bujare për majtas e djathtas, apo të ndërtimeve të xhamive për të mashtruar publikun. Qeveritarët të cilët ishin caktuar nga ana e sulltanëve për poste vartëse ishin të korruptuar. Ata administronin territoret e tyre si çifligjet e tyre. Ata kishin zbarkuar në këto poste duke paguar ryshfete sulltanit, në këtë mënyrë ata duhej të mblidhnin këto para me shpejtësi duke plaçkitur popullsinë.”

“Ti që nuk lexon je lënda e parë e të gjitha të këqijave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medies së keqe”, ti je pre e mashtruesve tanë , e “ konxhobashëve  “ tanë.

Ti që nuk lexon shqip je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve sepse ta prishen arsimin mu ata nga të cilët ti edhe unë pritnim “mrekullira” . Ti që nuk lexon , nuk e di që mu    ata ta ndërruan historinë.

“Ti që nuk lexon, je një lëvere dhe një këllirë që nuk i duhesh as dreqit” , por edhe ata që të mësojnë, mos me lexue edhe pse shkon në shkollë edhe ata janë një këllirë , janë një fëlliqësirë , janë  rreshkadiell  edhe ata janë  bajga e kombit  .

Lexo shqip ore fatzi   se  “Osmanët ishin jopopullore nëpër botë, ata nuk kishin miq. "Fuqitë e Mëdha" i abuzuan dhe përdorën ata. "Në funksion të këtyre fatkeqësive Osmane Sulltan Resat (1909-1918) në një shpresë të dëshpëruar bëri thirrje vendeve myslimane?; dhe më 11 nëntor 1914 shpall Xhihadin kundër Aleatëve. Ai u bëri thirrje muslimanëve në mbarë botën të ngriheshin dhe luftonin për kauzën Islame në anën e Osmanëve!”  Ti që nuk lexon , edhe sot i shkon pas xhihadit turk

“Ti që nuk lexon je nxitësi më i madh i grafomanëve, atyre budallenjve të pa kontrolluar  që presin të lëvdohen nga lexues  hije si ty.”

“Ti që nuk lexon, je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon”. Ti quk lexon , nuk e di se  “Dinastia Osmane ishte një racë e korruptuar e cila neveriti nënshtetasit e vetë, dhe i grabiti ata nga të drejtat e njeriut të qytetëruar të dhëna nga Perëndia, të drejtat e grave, të drejtat për arsim dhe të drejtat për një jetë të mire”.

Lexo or i mallkuar se sikur të lexoje do ta dije se  “Do të ishte një gabim monumental për të pastruar, rehabilitimin e të shenjtërosh këtë dinasti të shpërbërë.

Ti që nuk lexon shqip je edhe i mashtruar , je edhe shërbëtor i së keqes familjare , së keqes së vendi ku jeton , je shkatërrues i familjes  sate , je tru shpërlarës i fëmijëve tu , je katastrofa e këtij vendi  . Ti që nuk lexon duhesh ta dish se “Është një iluzion të pritet ndonjë e mirë nga Fantazmat Osmane. Sot Otomanizmi është thjesht një anakronizëm.”

Ti që nuk lexon shqip je argat pa dashas  i Serbisë ; ti që nuk lexon shqip pa dashas   ia trashë parashikimet e SANU-s , ti që nuk lexon shqip je   pa dashas argat i dreqit të mallkuar.

Ti që nuk lexon shqip   pa dashas   e fyen Luftën e UÇK-ës .

Ti që nuk lexon nuk e di që mashtrimin e kemi nga “konxhobashet “  tanë .

Lexo shqip or i uruar ose lexo or i mallkuar që mos të na mallkon historia ! (230716)

P. S.

(Para disa ditëve në Shkup është mbyllur libraria “Nobel” ku menagjues i kësaj libraria ishte një person publik me shum komplekse Latif Mustafa, po më e dhimbshme e gjithë kësaj ishte shkrimi i profesorit Blerim Latifi i cili me akuza dhe etiketime edhe një her i ofendoi shqiptarë e shkupit, ku mes tjerash ai tha: është duke ndodhur një gjamë e madhe kulturore tek shqiptarët e Maqedonisë: ata janë duke u zhvendosur në një univers tjetër kulturor, në të cilin nuk ekziston as interesimi më minimal as për kanonin e vlerave kulturore të Civilizimit perëndimor dhe as për kanonin e kulturës kombëtare shqiptare. Ata janë duke u zhvendosur në universin kulturor të botës arabe. Dhe gjatë kësaj zhvendosje ata janë duke u shndërruar nga një komunitet etnik në një komunitet religjioz. Ndërsa islamofobinë e Blerimit e aprovoi Latif Mustafa me komentim kështu: Latif Mustafa
I dashtun prof, të falënderoj nga zemra për këtë përshkrim kaq të përshpirtshëm e plot dhembje. Gjendja është e rëndë por Shkupi s’do mbetet pa librari. Unë e ti, do vazhdojmë ta promovojmë Hegelin në çarshi. Prishtina do vazhdojmë të frymojmë në Shkup.
https://kohaislame.com/mbyllet-libraria-nobel-ne-shkup-blerim-latifi-dhe-latif-mustafa-akuzojne-shkupjanet-se-jane-arab/

Referencat:

-http://infoalbania.al/ti-nuk-lexon/, nga Edison Ypi

- Fantazmat Otomane,Nga: Ayhan Özer  Shqipëruar: Aulona Bushi Capaj

-https://kohaislame.com/mbyllet-libraria-nobel-ne-shkup-blerim-latifi-dhe-latif-mustafa-akuzojne-shkupjanet-se-jane-arab/ )



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora