Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mësuesit e Gjakovës - Pishtarë të Kosovës
E enjte, 04.11.2021, 07:59 PM
Mësuesit e Gjakovës - Pishtarë të Kosovës
Shkruan
Fahri Xharra
Në ditët e dhimbshme të viteve 1912-1913 , At
Gjergj Fishta pat shkruar “Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…Vendet
ma t’ mirat ne na i mori shkjau, E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau!
Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !… Dhe ,pastaj “ Politika” ( e
Beogradit ) e datës 6 Prill 1913 me titullin: “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin
”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga
jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me
shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i
ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët
kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me
shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi.
Të ju them diçka me vlerë :” “Të mbrosh çështjen
kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cënojnë integritetin, territorin
e kombit, të mohojnë gjuhën apo
historinë dhe kulturën e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë nacionalizëm
e as lokalizëm”.
Mos të harrojmë ! Theodor Ippen ( para Konferencës së
Londres , 1913) i shruante qeverisë së tij ( Austro-Hungarisë së Franc Jozefit
) për Gjakovën,: “Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe
këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij, pasi te këto fise shoh bastionin
e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb” (telegram i dt.
1.2.1913).
Kurse Luigj Gurakuqi: “PO VEJË NË
GJAKOVË, TË TAKOJË TË VETMIT ATDHETARË
“Mua nuk më mbetej gjë tjetër për të bërë përveç që të vejë në Gjakovë e
të merresha vesh me atdhetarët e atjeshëm, të cilët qenë të vetmit që luftuan
burrërisht e që mbrojtën gjerë në fund të drejtat kombëtare e që janë edhe sot
gati të bëhen theror për atdheun tonë të dashur...”Trieste, 7 Shtator 1912
Luigj Gurakuqi “
I shkrova këto thënje të
njerëze me vlerë, jo fort largë nga e sotmeja, me një qëllim që të
sinçertë dhe të shprehi habinë, se si u
mashtruan shqiptarët nga propaganda qëllimkeqe që të krijojnë urrejtje ndaj
shqiptarëve të besimeve tjera, që nuk ishin në shijen e Serbisë.
Ju kujtohen thënjet e politikanëve tanë fill
pas luftës së 99-shes: “Boll ka kullotë Gjakova, tani ne jemi “
( Ish Ministri i arsimit nga LDK Rexhep Osmani , Fatmir Limaj, Enver
Hoxhaj Hashim Thaqi etj. ) Ku ishte qëllimi? Koha do të tregojë të vërtetën.
Pse mësuesit e Gjakovës ishin pishtarë të arsimit në
Kosovë nga viti 1945 ? Nuk ka këtu pse, sepse ata ishin të shkolluar. Ata e
kishin një dëshirë të zjarrtë atdhetare e donin Kosovën të arsimuar !
Ata edhe ia arrijtën qëllimit, në çdo
qytet të Kosoves derguan mësues,në çdo fshat mësohej shqip. A ishte kjo e pëlqyer nga serbët ? Jo, aspak .
Gjakoa qëndronte stoikisht në qëndrimet e veta, për kundër dhunës serbe.
Këto ditë doli libri i tretë i autorit
Ragip Ballata “ Mësuesit e Gjakovës- Pishtarë të Kosovës.” një libër me vlera
të mëdha për historinë e arsimit shqip në Kosovë. Libri është i punuar më
përkushtim profesional si në aspektin metodologjik, ate strukturor, ashtu edhe nga qasja tematike-kronologjike..
Autorit i jam mirënjohës edhe për librat tjera të botuara më herët me tematikë
për pishtarët e arsimit shqiptar:
“ Mësuesit e Gjakovës, misionarë në trevat shqiptare” ( 2017 )
“ Themelet e arsimit shqip në Gjakovë ( 1915-1918 dhe 1941-1945 )” 2018 “ Arsimi shqip në Gajkovë dhe rrethinë (1945-1968) . 2020
Prandaj ta duam njëri tjetrin dhe mos të bijmë në kurthën
serbe !
Fahri
Xharra 04.11.21
Gjakovë