Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Beogradi e nokautoi Shqipërinë!
E marte, 26.10.2021, 07:00 PM
Beogradi e nokautoi Shqipërinë!
Shkruan
Fahri Xharra
Apo
humbi trimëria,
apo
s'doni mëmëdhenë?
A
u shua Shqipëria,
që
ka pjellë Skënderbenë?
(Çajupi)
Shqipëria
nga frika se po denohet për mos pjesëmarrje për dhjet vjet, e theu vëllazërinë
me Kosovën dhe shkoi në Beograd. Por ç` ndodhi atje : “Nelson Hysa. deklaroi se gjatë hapjes zyrtare të
Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin
shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme.
“
Ku
mbeti “Ballkani i hapur”? A nuk është ky
NOKAUT për Shqipërinë?
Zoti
Rama, nuk ka miqësi me Serbinë, atyre nuk iu ha fort se çka flasin me ty e ti me ne.
Bëhu
burrë e qëndro pranë dhe me Kosovën !
Mos e luaj lojën e para-ardhësve të tu.
“Kampionati
Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd.”
Kosova
përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të
autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole
shtetërore.
Të
shkon ndonjë herë mendja moj Shqipëri, se pa Kosovë edhe ti je e humbur?
Pse
Serbia po e ka këtë forcë që të pengojë Kosovën për pjesëmarrje edhe në gara
sportive ?
Po,
ti ku je ? Vet vetiu të lindë pyetja :A ju
humbi trimëria, apo s'doni
mëmëdhenë?
Me dëshprim që jam shqiptar
Fahri Xharra, 25.10 21
Gjakovë