Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Sa qesharak kryeministri i Shqipërisë!
E premte, 03.09.2021, 08:00 PM
Sa qesharak kryeministri i Shqipërisë?
Nga
Fahri Xharra, Gjakovë
Rama
me demagogjinë e tij, si gjithmonë në rolin e tij jo të sinçertë ndaj Kosovës,
ka deklaruar : "Patjetër duhet
kërkuar falje, çështja është si e bëjmë ne Serbinë të kërkojë falje dhe kur
Serbisa duhet ta kërkojë faljen. Qasja jonë është që ta çojë çështjen edhe
politike të kombit shqiptar drejt zgjidhjes, sepse është qasje diplomatike. Nuk
është një qasje që imiton luftën dhe luftë nuk është "
Me
diplomacinë e tij e bëri takimin e Bledit që të qeshin të gjithë me te, atërë
si do të mundet ta bindë Serbinë që të kerkojë falje Kosovës ?
Neve
nuk na duhet kërkim- falja e Serbisë, sepse ajo kurrë nuk e bën. Ne këte e
dimë, me vjen keq që Rama nuk po ditka.
Nuk
di, se sa e informojnë , se çka shkruhet në mediumet serbe, se çka flitet nga
politikanët serb për Kosovën.
Ata
memëzi presin që të ndërron gjeo-strategjia ndërkombëtare dhe të futen ne
Kosovë.
A
është Shqipëria në gjendje që të prishë marrëdhenjet diplomatike me Serbinë për
t' i dalë krah Kosovës?
Në
kohën kur Rama po e humbë simpatinë europiane, neve na mbetet vetëm Amerika.
Por edhe me Amerikën Shqipëria nuk është dashamirëse.
Kujt
t 'i mbështetëmi ?
Rama
po e ndjekë një poltikë të vjetër enveriste
të heqjes së kufirit me Serbinë .
Mirëpo
ky burri i dheut që flet shqip, a e ka kushtëzuar Serbinë me ndonjë kusht për
Kosovën?
Po
me Zaevin aka folur per te drejtën e
gjuhës shqipe ne MV ?
Pse
po "lufton " më Bullgarinë për hatrin e Maqedonisë?
Si
nuk po e sheh që askush nuk po e mbështe?ë në krimin e Ballkanit të hapur, nje
ide që ishte e Fatos Nanos ?
Fatos
Nano kishte dalur me këtë propozim mu në kohën kur përgatitej krijimi i Shteti
të Kosovës.
Sipas
asaj që shohim, Serbia po punon për zhbërjen e Kosovës, marrjen e Durresit dhe
sjelljen e rusëve në Ballkan.
More
je ti në veti me këto plane ogurzeza për kombin shqiptar ?