E merkure, 09.10.2024, 08:50 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Sindromi antiamerikan, çdo ditë e më i fortë në Shqipëri

E marte, 03.08.2021, 08:00 PM


Sindromi antiamerikan, çdo ditë e më i fortë në Shqipëri

Shkruan Fahri Xharra

Sindromi " Princ Vidi " te udhëheqja shqiptare është frika nga Perëndimi dhe Amerika, sepse ato nuk duan anarki shoqërore shqiptare.Rusia ka plane tjera.

E ne nuk e deshëm pavarësinë në vitin 1912 , ishim mësuar të jemi robër. Ne, nuk dinim se ç`ka është pavarësia ; nëse ajo hahej  apo pihej , apo shkërdhehej. Nuk mund ta paramendonim se si do të dukej ajo ; e madhe  , e vogël , e ëmbël , e thartë ,e hidhur apo  me krypë ….

Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë.

(Sot kush janë kuçedrat antiamerikane ? )

Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke.

« Esad Pasha, i cili e minoi Mbretërinë e Princit Vid duke i shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë, shpalosi idenë e ardhjes së një prijësi mysliman në krye të fronit shqiptar. Ky, me truqe të ndryshme, mundohet të bindë fshatarët e zonës, të cilët ende nuk e kishin të qartë konceptin e Shqipërisë së pavarur, se Turqia ende nuk na ka harruar dhe se duhej të përpiqeshim për të. «

(Sot po minohet amerikanizmi, dhe e duam Rusinë mbrapa)

« Në këtë valë fanatizmi e prapashkuarje, me vendosmërinë e një psikopati u paraqit në skenë Haxhi Qamili. Si fëmijë kishte dhënë shenja të një sëmuri mendor duke ngrënë sapun e duke i kafshuar njerëzit në dhëmbë pa arsye. Ideja e tij se vetëm myslimani ka të drejtë, se pushka e kaurit (mendohet në Vidin) nuk merr nishan dhe se plumbi i tij shkon shtrembër, bëri bujë në atë kohë.«

(Edhe sot nuk na pelqen mbrojtja amerikane, e duam ate ruse.)

« Në kësi lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre, njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën e jo Papën!” (« Duam Shqipëri pa Europën « ) shprehte mërinë më të madhe ndaj atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj perëndimit.

( Sot duam Shqiperi pa Amerikë, e duam babën rus)

“… Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit,dëshmoj për mënxyrën që na ka ra mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota… kishte me thënë Gjon Nikollë  Kazazi i Gjakovës  dhe do të vazhdonte : » Pra ,sëmundja ishte sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të semurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen.Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin  e popullit tonë«

Murtajen anti civilizim po na e sjellin mu ata të letrës së Ramiz Alise ku thoshte :mos  e lëshoni pushtetin !

Por, si popull, për t`u bërë gaz i botës, sindromi «  Princ Vidi «  shfaqet  edhe në kohën e shtetit të pavarur shqiptar pikërisht tani kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.

Sindromi «  Princ Vidi «  shfaqet si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur

» mosdurim ndaj Europes dhe Amerikes« dhe shfaqet me përmasa jo aq vogla, me tendencë rritjeje në shoqërinë shqiptare edhe pas 100 e sa vjetësh

Pse udhëheqja është prosllave? Sepse garancat i kemi nga Rusia, që nëse largohet Amerika, këta do të jènë tê perhershëm në krye të shtetit ashtu si dëshirojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora