Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Serbët ende vajtojnë për 1913-tën
E diele, 01.08.2021, 01:25 PM
Serbët ende vajtojnë për 1913-tën
Shkruan
Fahri Xharra
Na
thonë që të harrojm? të kaluaren e cila
nuk harrohet, serbët nuk e harrojnë dhe vajtojnë që e humbën rastin që në 1913
- tën , falë Europes Shqipëria u mëvetësua.
Kur
Europa e mori në gryk` ( krahëror ) Shqiperinë, ajo shpëtoi. Ishte kjo një
ninullë e ndërperë pas 500 vjetësh, dhe zhurma që u krijua për rreth e pengonte
foshnjen e mjerë. Por ja, Europa i tha mos vër vesh dhe bëje si e bej unë ,
gjëja se nuk po e ndien . Tek e fundit Perëndimi kujdesej që të ishte një copëz
toke shqiptare e ruajtur, si fara e bukës, se ndoshta ky popull një ditë do të
mbushet mend dhe do ia bashkangjisnin copëzat tjera. Dhe mu ashtu doli, pas 100
vitesh lindi shteti i ri. Nuk jemi as të gëzuar e as felënderuas, jo se duam më
shumë por nuk dimë ta ruajmë edhe këte; kështu hë për hë shpresat për një
rritje pas disa dhjeta vitesh ia humbëm vetvetës.
Sjelljet tona të foshnjës që ka nevojë ende
për ninulla tjera me melodi tjetër, po ia ndiejnë erën i madh e i vogël nga ata
që ishin kundër 1912-tes dhe 1999-tes dhe po krijojnë situata të pa lakmuara
për këtë “bebe” , të cilën e menduan të rritur mjaft.
Serbët
këto ditë dolën me një shkrim :” ???? ????????? ??! ?? ??? ???? ???? ???? ?
???????? ?????, ??? ???????????, ???? ?????????? ?????????????? ??????????,
???????? ?? ?? „???????” ???????? ???? ?? ??????? ?????. ??????? – ??????! “
Eshtë
një thirrje : “ O serbë ejani në veti! kjo që e shkruajmë është për ata serbë
që e duan Bashkimin Europian, kurse ky ilustrim, i cili e paraqet propaganden
anglosaksone, tregon se kush e “lëkundi djepin e foshnjes shqiptare në tokën
serbe. Sigurisht, shkruajnë serbët- Europa !
E
shihni pra , që Serbia i fajson anglezët dhe gjermanët që po e rrisin një
popull të huaj në tokën serbe. E pra, edhe ne kemi “nisur të bindemi që jemi në
tokë të “huaj” dhe që të mos na përzënë , të bashkohemi dhe të bëjmë një union
me ta.”
Shkrimi
serb mëtej i shkruan falsifikimet historike për Shqipërinë si tokë serbe , që
nga shekulli i
12-të
( nuk desha t`i përkthej) (?? ?? „???????” ???????? ???? ?? ??????? ?????? ???????
– ??????! ,
https://facebookreporter.org/2018/12/04/evropa-ljulja-albansko-dete-na-srpskoj-zemlji/
Në
anën tonë ne shkojmë gjurmëve të fjalimeve të EH- “ shkruan Kastriot Dervishi :
“Më 27 nëntor 1946 u nënshkrua në Beograd “Marrëveshja e madhe ekonomike” midis
Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Marrëveshja u ratifikua nga Kuvendi Popullor në
mbledhjen e tij të 57, me vendimin nr.388, datë 27.12.1946. Gjergj Fishta dhe
Ahmet Zogu janë shovinistë,
Sipas
marrëveshjes u hoqën doganat me Jugosllavinë dhe leku u zhvlerësua 12 herë. Në
të dy vendet trajtohej në mënyrë të barabartë dinari dhe leku. Jugosllavët
morën çfarë iu deshi qejfi në Shqipëri, tërhoqën gjithë rezervën ushqimore,
mallrat industrialë, etj dhe në vitin 1948 e çuan vendin tonë në një katastrofë
të paparë. “Tregtarët” shqiptarë nuk mund të blinin gjë në Jugosllavi sepse
atje çdo gjë ishte e triskëtuar. Kjo është vjedhja më e paparë e historisë së
Shqipërisë.
Për
të mbrojtur këtë marrëveshje, Enver Hoxha mbajti një fjalim thellësisht
antikombëtar më 18 dhjetor 1946, në të cilën i quajti shqiptarët e Kosovës “miq
të mirë”, ndërsa deklaroi se nën regjimin e ri jugosllav ata kishin fituar të
gjitha liritë që u mungonin më parë. Në këtë fjalim Hoxha i ka cilësuar Patër
Gjergj Fishtën dhe Ahmet Zogun si “shovinistë” që kishin punuar kundër
marrëdhënieve të mira me jugosllavët.
Flej
bebe, flej ! Nuk të dihet e nesërmja .