Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Cilët janë boshnjakët e Malit të Zi?
E diele, 04.07.2021, 06:14 PM
Cilët janë boshnjakët e Malit të Zi?
Kemi
gjithe jeten qe na detyrojne te mos flasim gjuhen tone, por ne prape nuk e kemi
harruar . E kemi kaluar njeri pas tjetrit me breza deri sot tek çikat 5 vjeçare
te shtepise”-Sali Bajri 81 vjeç nga Uglla ( SANXHAK, Pazar i Ri)/
Shkruan:
Fahri Xharra
Një
vendim i Kongresit të Berlinit (1878) që e pranonte Malin e Zi si shtet si
lufta ballkanike e vitit 1912 , ia dhanë mundësinë që ky shtet i pa qenë kurrë
në rris territoret e vete mu në tokat e shqiptarëve .Ajo kohë shenohet dhe
mbahet në mend edhe për dhunën , vrasjet mbi popullatën e pa armatosur. Si
pasojë e dhunës së pa parë ishte edhe ikja dhe zhvendosja e populates vendase
shqiptare dhe ri popullimi me popullsi sllave .
Me
anën e këtij shkrimi deshta t`i kundërvihem “vajit boshnjak” për tokat dhe “popullsinë
boshnjake” që sot janë të okupuara nga malazezet . ( BOŠNJACI U CRNOJ GORI
Autori:Osman Destanovi? & Adnan Koljindar ) e që nuk është gjë tjetër vetëm
se një shtrembërim i historisë dhe të vërtetës së saj por edhe edhe përvetësim
i asaj pak popullate shqiptare me konfesion musliman që ende jetojnë në tokat e
tyre në Mal të Zi .
Ata
shkruajne se “boshnjakët” jetojnë në pjesën verilindore te Malit të Zi në
Plevle, Bijelo Pole, Rozhajë, Palve ,pra ne tokat që njohen si Sanxhaku
Jugordhe që janë popullsi shumicë ; por një numër i tyre , “boshnjakëve” pra
jetojnë n| Tivar dhe Podgpricë , që në kohën e perandorisë Osmane ( deri më
1912 fxh) e bënin shumicën , por më vonë me dune u larguan dhe ikën. Rasti më i
rëndë ishte Nikshiqi , në të cilë “boshnjakët” ishin shumicë ,por të cilët ikëm
pas 1912-tës (Bošnjaci sada ve?inom žive u sjeveroisti?nom dijelu Crne gore. U
Pljevljima, Bijelom Polju, Rozaju, Plavu, u regionu historiski poznatom kao
Juzni Sandzak ?ine ve?inu stanovništva. Zna?ajan broj ih živi u Baru i
Podgoricu, gdje su tokom trajanja Osmanske carevine u ?aršijama ?inili ve?inu,
ali su po osvajanju tih gradica od strane Crnogorske vojske ve?ina protjerani
ili izbjegli. To nije slu?aj sa Nikši?em gdje su ?inili ve?inu ali su po
osvajanju od strane Crne gore kompletno protjerani i izbjegli. )
Një
manipulim i madh nga këta autorë dhe shumë të tjerë bëhët kur këta këmbëngulin
në njësimin e populates sllavo-muslimane boshnjake me atë shqiptare-muslimane,
(Danas
sama rije? Bošnjak ozna?ava pripadnika bošnja?kog naroda, koji govori bosanski
jezik, slijedi bošnja?ku/ bosansku kulturu, te vodi porijeklo od stanovnika
srednjovjekovne Bosne koji su se nazivali Bošnjanima. )
.”Elajeti
i Bosnës ndahej në sanxhaqe , dhe një prej tyre ishta edhe ai i Novipazarit. Në
perriudhën 1455 deri më 1465 , sanzhaku i Novipazarit bënte pjesë në Vilajetin
boshnjak të perandorisë Osmane. Figura më njohur e kësaj ane ishte Gazi Isa
-beg Isakoviqi ishte themelusi i Novi Pazarit “ thonë autorët e shkrimit , por
jo kjo është vetëm një zhvendosja datash dhe manipulim me njerëzit. Novi Pazari
është një qytet me një trashëgimi të shtrenjtë kulturore,qytet i shumë
shtresave ,ku nga çdo shtresim i gjejmë gjurmët e së kaluarës së posaqme. Është
e njohur historikisht që banorët e parë të kësaj ane ishin Ilirët e pastaj
Shqipëtarët ,të cilët u valavuan gjatë historisë me pushtimet romake, sllave
dhe turke . “ Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që
manifestihej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të
pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të
përshtëshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të
gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “
(Jusuf Buxhovi : Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), …. që të bëhen
“boshnjakët”.Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar,humbja e
vetëdijes kombëtare,mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e
gjuhës shqipe.Është interesante se si sot Turqia po e përdorë muslimanizmin e
shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre
për të bër një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vehemi
pas. Për të treguar se këndej pari flitej shqip dhe besohej shqip ,po i shënoj
të ilustruara me fotografi .përshkrimet e disa kishave dhe manastireve “serbe”
( përshkrimet për këto janë të perkthyera nga shenimet serbe) ,të rrethinës së
Novi Pazarit )
( http://www.zemrashqiptare.net/news/id_26412/Fahri-Xharra:-Sanxhaku-shqiptar? )
Autoret
, iu sqarojnë lexuesve se Novi Pazari s`ka qenë kurrë pjesë e Shqipërisë së
Madhe” ( shikoje hartën)
“Në
të gjitha luftërat “ Boshnjakët” e Malit të Zi dhe të Sanxhakut paraqiteshin si
subjetivitet i posaçëm kombëtar duke e dhënë një kontribut të madh në luftën antifashiste
në “ tokat “ e Malit të Zi,” Në fund të luftës së Dytë , “Boshjakët ‘ (
thonjëzat fxh) ata e mendonin se nuk do të iu përsërtet e kaluara pas kongresit
të Berlinit “ ( nga studimi Boshnjakët në Malin e Zi ) . Por e jona është të
pyesim se me çfarë të drejta historike këta dhe të tjerët mundohen të krijojnë
një populate artifiacale nga shqiptarët vendas?
Fjala
e nxjerrë fjalën dhe kësi lloj shkrimesh janë me të madhe duke u shkruar e ne
në këtë rrëmujë kombëtare para të ardhmes sonë që po duket se po na troket në
derë më në fund : “Te mendojme pak” Diçka që mendjet e shëndosha s’e kapin
dot.Një mrekulli e llojit të vet, duan t’u tregojnë armenëve: ja ne jemi me
gjak dhe mentalitet të turkut, myslimanë të përbetuar,qëllim ky për një
provokim etjet banal, por edhe i rrezikshëm, një marifet i ngjashëm me atë të
Beogradit, nga shqiptarët “dolën të lagtë”. Shini ku të çon naiviteti dhe
primitivizmi i këtij shekulli, një kuku për shqiptarët edhe për përqasje shumë
të gabuar, si një çifte me tyta në ballë të shqiptarëve.Në kohë, shumë të
hershme, edhe pas shpalljes së Pavarësisë, thirrej mileti:”Kush është turk me
falë Bajramin”, edhe sot e njëjta gjë, në “kostum” më ndryshe. Shkuarja e
lojtarëve në xhami,apo kishë, vërtet është çështje private, përderisa ata nuk
shkojnë në kostume sportive,përkatësisht, të kombëtares,të cilitdo sport. Rasti
kombëtares së futbollit, që takohet me kombëtaren e Armenisë, në lindje të
Turqisë, ku nga kjo e fundit nuk pranohet gjenocidi i kryer ndaj popullsisë
armene,në fillimet e shek. të kaluar, lë për tu hamendur se nuk është fjala për
një kujdesi, por diçka të qëllimshme, që doemos kërkon një qasje mjaft
serioze,për të nxjerr në pah “bishtin e dardhës”. Kemi vërejtur me shumë
kujdes,se çka mund të fshihet nën “plaf”.Duhet mos të harrojmë e as të mohojmë
porositë e klerikëve në krye të BIK, që herë pas herë,u bëjnë sportistëve, për
të bërë “duva” para se të hynë në fushën, apo sallën ku zhvillohen ndeshjet.Ky
është një celebrim i panevojshëm, sidomos për shqiptarët, aq më parë, kur ende
nuk jemi në “në sy për të mirë” në rrethinë dhe më gjerë.Kemi punë më të
vlefshme dhe të rëndësishme, për të mposhtur bindjet negative ndaj nesh, e jo
pak popujve ( nga Dedë Mirdita )”
Pra
pa fije fytyre mohohet pëkatësia kombëtare e shqiptarëve muslimanë të Malit të
Zi dhe Sanxhakut?
Kadare kishte për të thënë “ Kurthi serb, turqizimi ynë dhe armiqësimi me Evropën”.