Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mumjet e të lashtëve të bardhë të gjetura në Kinë
E shtune, 08.05.2021, 05:06 PM
Mumjet e të lashtëve të bardhë të gjetura në Kinë
Shkruan:
Fahri XHARRA
Se
me të vërtetë historia e botës duhet pasur një rishikim, dhe atë shumë serioz e
tregon fakti i zbulimit të mumjeve të grave dhe burrave lekurë-bardhë në Kinë .
Zbulimi më i madh i shekullit 20 është gjetja e një fisi “ Veri Europian “ në
shkretëtirën kineze Taklimakan, në afërsi të shkretëtires së njohur të Gobit.
Ishte viti 1978 kur arkologu kinez Wang Binghus në hulumtimet etij në vendin e
quajtur Qizilchoqa, Bregu i kuq i gjeti disa mumje në gropë afër malit. Trupat
e mumifikuar u vendosen në muzeun e qytetit Urumki , gjithësejt 113 sish nga se
qeveria kineze nuk kishte mjete më të më dha financiare për të hulumtuar më
shumë. Fjala ishte për një fis “ të humbur” afër 4 mijë vjet.
Kur
e pata fjalën tek rishikimi i historisë më dha guxim kjo fjali : “ Në atë kohë,
kinezët me treditën e tyre deri atëherë mendonin që civilizimi kinez
historikisht është zhvilluar i pavarur nga bota tjetër. Mu për këtë qeveria
kineze nuk e lejonte publikimin në botë te këtij zbulimi .(Fiset e bardha në
Kinën e vjetër, nga Nell Rose )
“But
soon they realized that the proof was irrefutable” , pra më në fund e kuptuan
që faktet dhe provat nuk mund të fshehen dhe kështu lajmi për zbulimin e cekur
më lartë e mori botën
Të
spjegojmë më shumë, kufomat e bjetra rreth 4 mijë vjeçare ishin të shtrira në
tokë dhe jo të mumifikuar ashtu siç jemi mësuar të dimë nga mumjet tjera nëpër
botë, nuk ishin të balsamosura. Shkencëtarët spjegojnë se trupat, thjesht ishin
vedosur mbi tokë ( në gropa kuptohet ). Kushtet klimatike të atij regjioni , të
nxetit, thatësia dhe dimrat me acar, të gjitha të përziara me pluhur të
kryposur i kishin krijuar kushtet e një ruajtjeje perfekte. Dhe mbi të githa
edhe rrobat me të cilat ishin “varosur” , ato mund të shihen dhe të përcaktohet
se cilës kohë dhe cilit vend i takojnë.
Kur
jemi tek rrobat, nëse e shikoni foton e kësaj gruaje , veshjen e saj do të
vëreni një gjë të jashtëzakonshme për gjendjen e tyre. Bible, bile në një nga
mumjet shihen edhe “zgjatjet” artificiale të flokëve.
Interesant
dhe me vlerë të shkruhet që studjuesja Elizabeth Wayland Barber, eksperte e
tekstileve ( veshjeve ) në lashtësi, e gjenë që rrobat e mujeve kanë ngjashmëri
të pa kontestueshme me ato të gjetura në minierat e krypes të lidhura me
kulturen e hallstattit ( Austri ). Kurse sai përketë tatuazhit në duart e
mumjeve të gjetura ne mumjet e bardhe në Bazeni Tarim (Qäwrighul, Yanghai,
Shengjindian, Shanpula, Zaghunluq, and Qizilchoqa) kjo veç se është e njohur
nga lashtësia e jonë Pellazgjike.
Shkollarët
e thonë që ai fis leshbardhë “ i humbur “ në Kinë që 4 mijë duhet të ishte
shumë i përparuar për kohën e vet. (This tribe was obviously very advanced for
its day. On one of the mummies, there is a scar which shows they had
rudimentary operating skills. It had been sown up with horses hair.)
Bukuroshja
e Lulanit ( shih foton ) i ka shenjet e gruas nordike . Duhet të ishte Nordike
e vjetër rreth të 45- ve kur ka vdekur,e cila është varrosur me shporten me
ushqime për jetën tjetër si dhe krehërin dhe grur të shtëpisë.
Lexojen
i këtë marrëzi serbe, në librin e saj Dr. Olga Lukoviq- Pjanoviq ” Srbi…narod
najstariji “ në faqen 407 , rreth mumjeve të Kines shkruan: “U zbuluan mumjet e
bardha, bota filloi të flet se ato ishin të para-ardhësve të shqiptarve.
Kurrë!. Ata ishin serbët e dikurshëm” .
Pra
duke eu bazuar në falsifikimet serbe të historiografisë sonë, me këte kuptohet
thjesht që fjala është për shqiptarët e dikurrshëm, trashëgimtar të të cilëve
jemi ne sot .Serbët e njohin historinë tonë, lashtësinë tonë, ndoshta edhe më
mirë se ne dhe këtu qëndron “ aftësia “ e tyre për shtrembërim të historisë
shqiptare dhe përvetësimin e saj
Robert
D’ Angely në librin e tij “Enigma” shkruan “Lexuesi nuk duhet të çuditet kur e
lexon që Aleksandri i Madh ka imituar kapedanin e Ekspeditës së parë të ariasve
në fillim të mijëvjeçarit të tretë para Krishtit.Përkundrazi, ai duhet ta shohë
këtë gjë si normale dhe krejt të natyrshme, sepse historia na mëson, që
gjithnjë gjithë kapedanët e mëdhenj kanë kërkuar të kopjojnë të tjerët
udhëheqës të mëdhenj, paraardhës të tyre. Në fakt ne do të thoshim se
Aleksandri ka imituar komandantin e Ekspeditës së parë të ariasve: prova më e
mirë është se ushtarët, që arritën në brigjet e lumenjve të Indisë,
kundërshtuan të shkonin më tej në thellësi të territorit të Indisë, duke thënë
se nuk donin të shkonin të humbisnin atje, ashtu si Ekspedita e parë. Ndonëse
ka një ndërkohë prej rreth 2500 vjetësh që i ndan argët ose ariasit prej
maqedonasve, domethënë prej stërgjyshëve të pasardhësve të tyre të
drejtpërdrejtë, na del se këta të fundit e ruanin për bukuri kujtimin e
Ekspeditës së parë dhe ne mund të themi gjithashtu, se Aleksandri duhej ta
njihte më mirë në vija të trasha mënyrën se si ishte zhvilluar ajo ekspeditë.”
Pra
ishin pellazgët ata që i banuan këto toka dikur , dhe mumjet e bardha janë
pellazgjike.
Ku
qëndron gabimi i saktësisë historike? Dëshira për fshehjen e së vërtetës së
saj. Me qëllim shkruhet “ indo-europiane” , pra që mos të thuhet pellazgjike.
Fahri Xharra, 8.05.21
Gjakovë
Referencatper dashamirët
e ketij arti :
-Mair,
Victor H., “Mummies of the Tarim Basin,” Archaeology,
-“A
meeting of civilisations: The mystery of China’s celtic mummies”. The
Independent. 28 August 2006.
-“T
Christopher P. Thornton and Theodore G. Schurr, “Genes, language, and culture: an
example from the Tarim Basin”, in: Oxford Journal of Archaeology,he mystery of
China’s celtic mummies”.
-The
Independent. August 28, 2006.
-Barber,
Elizabeth Wayland (1999), The Mummies of Ürümchi, London
–
Light, Nathan (1999a), “Hidden Discourses of Race: Imagining Europeans in
China”, presented at the Association for Asian Studies conference, Boston,
-“
Enigma “ nga Robert D’Angely