Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Zoti ish Ambasador Kiçmari, Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh!
E merkure, 10.03.2021, 09:05 PM
Zoti ish Ambasador Kiçmari, Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh!
Reagon
Fahri Xharra
Në
“Zërin” e 10 Marsit 21 e lexova deklaratën e juaj ku potencuat :” Hapja e
Ambasadës Jerusalem akt politik, të
bisedohet me shtetet mike që janë kundër “. Shumë e pa vend !
Ju shtoni pastaj “ se qeveria e ardhshme do duhet të zhvillojë biseda me miqtë
tjerë të Kosovës si Turqia dhe disa vende arabe që janë kundër hapjes së
ambasadës në Jerusalem, siç thotë ju për t’i shpjeguar argumentet dhe elementet
që kanë quar në vendosjen e ambasadës në kryeqytetin e Izraelit.” Çfarë të shpjegojmë?
Dhe të vendosim sipas vullnetit të tyre?
Meqë
jemi një prej vendeve të para që kemi hapur
ambasadën në Jerusalem, natyrisht ka dhe konotacione jo të lehta për
statusin e Kosovës në marrëdhëniet me vendet e tjera, por pikëpamja ime është
që do të menaxhohet si situatë”, keni thënë.
Cila janë ato konotacione që ju ia keni frikën ? Jo ore jo, ne bisedojmë vetëm
me ata që e kanë ndihmuar luftën e vitit 1999.
“Ne habitemi që qeveritarët palestinezë
dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Po kur nuk dënuan
përpjekjen për të na shuar nga faqja e dheut, pse presim të na ndihmojnë për
këto “lukse” politike. Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e
më pak se shumëkujt, palestinezëve. ( r.a.) “ Ndoshta ju kujtohet Zoti Kiçmari
?
“Kosova vërtet nuk
u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.
Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që
duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të
pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.”
shkruante Ruben Avxhiu, editor i gazetës
amerikano-shqiptare “Illyria Press”
Pastaj tjetra : “Çfarë duhet të mendonin shqiptarët kur panë që Izraeli gjatë luftës strehoi një grup familjesh të
dëbuara nga Serbia , kurse Autoriteti Palestinez ftoi kryekriminelin që të
festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së
Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse Millosheviqi vinte vërtet për
Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe dërgonte në Hagë (r.a.). Çfarë
kontrasti!, k! . E shihni ndryshimin?
Kur Njeriu që ka
zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi
pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e
tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e
bën deklaratën nga Beogradi.”- dhe as kush nga ata miq që je mendoni që duhet
të sqarohemi nuk reaguan.
Sa i përket asja që thuani “ që tani debati ishte i natyrshëm meqë reagimet
ishin të ndryshme si brenda vendit ashtu edhe jashta saj, pra patëm deklarime
publike të Presidentit të Turqisë ka patur dhe reagime nga disa vende arabe dhe
në një kontekst të tillë është e natyrshme që të ketë debate në lidhje me një
vendim i cili natyrisht nuk është i lehtë dhe bën pjesë në mesin e vendeve të
para që kanë vendosur të hapin ambasadën e tyre në Jerusalem.”
Ne e dimë shumë se kush janë ata në Kosovë që janë kundër amasadës së Kosovës
në Jerusalem. Ne kemi shtet dhe sikur t`i dorëzoheshim atyre sot do të
ishim në Lindje.
Fahri
Xharra.10.03.21
Gjakovë
“Miqtë tanë, ShBA-të
e kanë poashtu ambasadën në Jerusalem dhe kjo e lehtëson këtë pozicionim të
Republikës së Kosovës, ndërsa me miqtë tjerë pra me Turqinë dhe vendet arabe kërkohet
nga ministri ose ministra e ardhshme që do ta marrë mandatin, që të komunikojnë
me diplomacinë turke dhe arabe për të shpjeguar elementet dhe argumentet që
kanë ndikuar që Republika e Kosovës ta hap ambasadën në Jerusalem, dhe jam
shumë i bindur që arguementet tona qëndrojnë dhe miqtë tanë do t’i kuptojnë
ato”, theksoi ai.
Tutje ish-Ambasadori
tha që krejt debati për hapjen e ambasadës atje ishte e natyrshme, dhe reagimet
janë mëse normale, dhe çështja është e përfunduar ambasada tashmë ka filluar punën.
“Po tani debati
ishte i natyrshëm meqë reagimet ishin të ndryshme si brenda vendit ashtu edhe
jashta saj, pra patëm deklarime publike të Presidentit të Turqisë ka patur dhe
reagime nga disa vende arabe dhe në një kontekst të tillë është e natyrshme që
të ketë debate në lidhje me një vendim i cili natyrisht nuk është i lehtë dhe
bën pjesë në mesin e vendeve të para që kanë vendosur të hapin ambasadën e tyre
në Jerusalem. Por mendoj që debati shkoj në
kuadrin e një analize lidhur me pasojat dhe përparësitë që ka akti i vendosjes
mardhënieve diplomatike me Izraelin dhe pastaj dhe hapjes së ambasadës në
Jerusalem. Mendoj që këto ditët e fundit situata tashmë është qetësuar. E
ngarkuara e Kosovës është në Jerusalem i ka zhvilluar takimet e para, pra
çështja është e përfunduar në kontekst të mardhënieve ndërshtetërore dhe në
kontekst të asaj se a duhet hapur ambasada në Jerusalem apo jo, tash ambasada
është hap atje dhe ka fillu punën”, tha tutje Kiçmari për Ekonomia Online.
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem
është rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington ku Izraeli njohu
pavarësinë e Kosovës. Edhe Bashkimi Evropian ka dalë kundër që Kosova të hap
ambasadën në Jerusalem.
“Kosova
vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt,
palestinezëve.
Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që
duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të
pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.
Ne habitemi që qeveritarët palestinezë dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë
në Kosovë. Po kur nuk dënuan përpjekjen për të na shuar nga faqja e dheut, pse
presim të na ndihmojnë për këto “lukse” politike. Kosova vërtet nuk u ka asnjë
borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.
, Çfarë duhet të mendonin
shqiptarët kur panë që Izraeli gjatë
luftës strehoi një grup familjesh të dëbuara nga Serbia , kurse Autoriteti
Palestinez ftoi kryekriminelin që të festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në
atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse
Millosheviqi vinte vërtet për Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe
dërgonte në Hagë. Çfarë kontrasti!, kurse. Çfarë kontrasti!
Njeriu që
ka zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi
pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e
tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e
bën deklaratën nga Beogradi.
Gati 20 vjet pas luftës,
“Palestina” tashmë anëtare e UNESCO-s dha votën kyçe që Kosova të mos bëhej
anëtare. Një vit më parë, as palestinezët nuk ishin në UNESCO. U votua dhe
hynë. Pasi hynë vota e parë me rëndësi që patën ishte që të mos linin Kosovën
që të hynte edhe ajo.